Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Si t’i ndalojmë të rinjtë nga ky fenomen shkatërrues !
E zgjodha kete teme diskutimi pasiqe shum njerez reth nesh mund te jen te prekur me kete fenomen,drogen.Droga është një dukuri jashtëzakonisht e rrezikshme, e cila e shkatërron shëndetin e njeriut pa mëshirë, prandaj prej nesh kërkohet që kësaj dukurie të shëmtuar t’i themi stop dhe njëherë e përgjithmonë ta mbajmë shoqërinë të larguar dhe të distancuar nga të gjitha rrugët që shpijnë deri te porti i saj pa kthim. Shumë vende të botës i japin rëndësi të madhe informimit të duhur e me kohë të popullatës së tyre duke raportuar për veprimin e rrezikshëm të konsumuesve të drogës. Gjithashtu rëndësi të veçantë i kushtojnë edhe gjetjes së ilaçeve shëruese apo metodave për shërimin dhe mjekimin e narkomanëve, në mënyrë që ata t’i shmangen drogës dhe të mos bëhen të varur nga llojet e ndryshme të saj.
Është me rëndësi të flasim per kete, se droga apo dëmet që sjell ajo në shumicën e rasteve janë dukuri të vështira për t’u kuptuar dhe si të tilla, nëse nuk marrim masa në fillim të infektimit të pacientit, vështirë është të zgjidhet ky problem dhe njëherazi është e rrezikshme dhe me karakter epidemiologjik, pasi e shkatërron shumë shëndetin e të rinjve tanë kosovarë në kohën më të mirë të jetës së tyre.Keni menduar ndonjëherë se si do të reagonit nëse një gjë e tillë do të lulëzonte në rrethin ku jeton? Keni menduar ndonjëherë se si do të reagonit nëse një i afërm i juaji- djalë, vëlla, motër apo shok - të ishte konsumues i drogës? Keni menduar ndonjëherë se si do të reagonit nëse ju personalisht do t’ju vinte dëshira për ta provuar një gjë të tillë? Për të gjitha këto dhe pyetje të tjera të cilat tashmë sillen në mendjet e njerëzve, ata duhet ta dinë se nëse sot nuk është prekur dikush nga të afërmit e tyre, atëherë le të presin, se nesër do t’i vijë radha edhe atyre. Po, kështu do të ndodhë nëse të gjithë ne heshtim dhe nuk marrim ndonjë masë parandaluese ndaj këtij fenomeni vdekjeprurës. Nuk ka dyshim se konsumuesit e drogës në fillim ndiejnë një kënaqësi shpirtërore. Në fakt, duke mos gjetur shprehje tjetër për ta përkufizuar, të rinjtë këtë ndjenjë e quajnë si një lloj kënaqësie. Por e vërteta qëndron krejt ndryshe, për arsye se rrugët e këqija nuk posedojnë norma, ato janë të këqija dhe çfarëdo norme që të përdorësh prapëseprapë janë norma për aplikimin e rrugës së keqe. Në vazhdim do të cekim disa simptoma të cilat shfaqen te fëmija apo i riu në rast konsumimi të drogës.

1. Konsumuesi ndryshon sjelljet e tij

Nëse vërejmë se:
-fëmija ka filluar të përdorë fjalor të ndyrë apo në shtëpi kthehet në orët e vona të natës;
-morali i tij dita-ditës vjen duke u prishur;
-nata për të bëhet ditë e dita natë;
-shoqërohet me njerëz të shkujdesur;
-nuk interesohet për pamjen e tij dhe më tutje kërkon para të shumta, atëherë kjo dëshmon se ai tashmë është infektuar nga virusi i drogës.

2. Konsumuesi i drogës nuk respekton prindërit

Studime të shumta kanë vërtetuar se si shkak i mosrespektimit të prindërve është edhe konsumimi i drogës. Fëmija nuk ka mundësi që gjatë kësaj periudhe t’i vërejë dallimet në veten e tij, por familjarët këtë ndryshim mund ta hetojnë që në ditët e para dhe prej tyre kërkohet që menjëherë të ndërhyjnë në spital dhe më pas të punojnë me fëmijën.

3. Guximi i tepruar i konsumuesit të drogës

Konsumuesi i drogës si synim të parë dhe të fundit ka kënaqësinë e tij shpirtërore, respektivisht blerjen e dozës, e cila e dëmton rëndë shëndetin e tij dhe e çon atë buzë greminës. Kjo pikë është nga më të rrezikshmet dhe po qe se nuk jemi të vetëdijshëm, atëherë përdoruesit do të vdesin për arsye se shumica marrin doza të tepërta dhe si rrjedhojë i gjen vdekja.


Dëmet e drogës

Nuk duhet harruar se mëkatet sjellin shumë të këqija si për individin edhe për shoqërinë. Kur them mëkate kam për qëllim mëkatet e mëdha, ngase përdorimi dhe konsumimi i drogës bën pjesë në grupin e mëkateve të mëdha. Pa dyshim se droga është nga fenomenet më të rrezikshme, prandaj gjendja e këtyre të rinjve mund të ndryshojë nga rrënjët vetëm atëherë kur të jemi të qartë dhe të bindur për detyrat tona ndaj fëmijëve dhe duke zbatuar metodat vijuese, të cilat pa mëdyshje i ndihmojnë të rinjtë të largohen nga kjo rrugë e shtrembëruar:

1. T’i vëzhgojmë fëmijët dhe të rinjtë se me kë po shoqërohen, me një fjalë t’i ndalojmë nga shoqëria e keqe.

Të punojmë me të rinjtë vazhdimisht derisa të arrijnë moshën e pjekurisë, pasi kjo konsiderohet faza dhe periudha më e nxehtë, kur i riu mund të mashtrohet shumë lehtë.

Edukata familjare: Familja e zgjeruar do të ndihmonte në ruajtjen e rinisë në binarë të drejtë. Shkolla si një vatër e dijes duhet të shfrytëzohet me të gjitha mundësitë për mbrojtjen e rinisë nga dukuritë negative. Pra, të gjithë duhet të jemi kontribuues të ruajtjes së rinisë, pasi ata janë drejtues të së nesërmes.
(12 vite më parë)
(12 vite më parë)
Amin Dita.Arsyeja pse e hapa kete tem ishte se pash sot ne ktv ku tregonte se si jan mashtruar vet perdoruesit e droges tregonin rastet e tyre dhe em erdh shum keq se si tregonin qe jan mashtruar.Andaj ndojher per te parandalu diqka duhet te flitet per te e ne momentin kur shohim qe dikush shperndan ket gja te pist ta lajmrojm sado qe te duket pak i dishymt. sepse kshtu mendoj do te mund te ndikojm ne largimin e ksaj dukurie e femijet tan ti keshillojm qdo her e te mundohemi me i rujt por lusim ALlahun e madherum qe ti ruj kta te rinj.Amin.
Dita Rrustemi (12 vite më parë)
Shume te rinj mashtrohen ta provojne drogen nga shoket, qofte nga kurreshtja, qofte nga frika. - Prinderit duhet te kene medoemos njohuri , te pakten fillestare , per drogat , efektet e tyre dhe menyrat e perdorimit . Prindi duhet ta ndjek femijen ne procesin e rritjes sikrse mjeku i kujdesshem qe e ndjek grafikun e ecurise se pacientit te tij . Eshte e domosdoshme qe prindi te njohe fazat e rritjes dhe vecurite moshore , sidomos tiparet e adoleshences , per te dalluar nje sjellje adoleshenti nga nje sjellje nen efektin e droges . Nese ne grafikun e rritjes se femijes verehet pika keputje , pra ndryshime te shpejta , te menjehershme e te thella , duhet kerkuar shkakun . Pergjithsisht perdorimi i droges ben qe te ndryshojne raportet e perdoruesit me familjen , shkollen e shoqerine .-Ne shumicen e rasteve nuk eshte veshtire qe prindi te kuptoje nese femija i tij merr droge . Ai mund te kuptoje qe femiju i tij merr marihuane per shembull : nese ne shtepi gjene letra cigaresh , letra alumini , kartone te vegjel te prere ,filtra , vrima te djegurash ne divan apo ne qarshaf , cakmak me flake ne maksimum etj. Nese djali apo vajza duket shpesh i perhumbur , me sy te zbehur etj. Duhet ditur se eshte koha te dyshohet seriozisht .- Marre ne teresi , perdorimi i droges ben qe te ndryshoje , drejt perkeqesimit , qendrimi i perdorimit te saj ndaj mesimit , punes , shoqerise , familjes etj. Te gjitha keto nuk mund te mos reflektohen . Nuk mund te mos bie ne sy , sidomos te prinderve , sado te painformuar te jen ata . Droga me angazhimin , peripecite dhe presionin qe ushton ndaj perdoruesit , e detyron femijun apo te riun qe te genjeje siq e shtyn ate edhe te gjeje rruge per sigurimin e parave , madje edhe te vjedh . Nje vajze krenare qe e ka mbajte veten , veshtire te mbetet e till edhe pasi ka filluar te perdore droge . Ky deformim i personalitetit , leshimi i vetvetes , mungesa e sinqeritetit , vjedhja e te tjera vese qe mbjell droga , gjithashtu duhet verehen nga prinderit . Nje nder tiparet e sjelljes se nje te riu qe ka shkuar ne rrugen e droges , eshte largimi gradual nga familja dhe dedikimi gjithnje e me i madh ndaj grupeve qe formojne perdoruesit e droges...lutem gjitheher qe mos te sprovohemi nga keta vese shkaterimtare...te parandalojm edukojm...Zoti na ruajt drejtoft...shpresoj te behet mire te vetedisohemi...
(12 vite më parë)
ishalla sna provon zoti me femijet tan...edhe ishalla vedisohen gjith ata qe e perdorin q eta len pergjithmoon ket shkatrrues
(12 vite më parë)
Amin Hana.Mendoj qe rol te madh luan edhe ndërtimi i programeve arsimore për këtë qëllim dhe prindërit duhet të informohen thellësisht, ta kuptojnë problemin dhe t’ua komunikojnë fëmijëve. Në vendin tonë ende nuk është thyer akulli që raportet prind-fëmijë të jenë ashtu siç porosit Allahu dhe i Dërguari i Tij, Muhamedi alejhi selam, me një fjalë fëmijët nuk ndihen të lirë që problemet e tyre t’i ndajnë me prindërit si rezultat i frikës dhe i mentalitetit naiv dominues të kosovarëve.
Miri E (12 vite më parë)
Allahu te shperblefte per kete teme kaq te qelluar .Une mendoj se edukimi i femijeve ne ditet e sodit eshte shum i veshtir duke e pare se kjo dukuri eshte duke u perhapur dita dites me teper ,po inshallah se pari Allahu na ruan neve dhe femijeve tane nga droga dhe nga qdo e keqe,e na mundeson qe te jemi edukues te mire per femijet tane.Besoj qe ne si prinder duhet ti angazhojme femijet tane qysh ne femijeri ne gjera edukative dhe ti percjlellim ne qdo faze te jetes e mos ti lemi qe femijet tane ti edukon rruga.Ne si prinder duhet te jemi afer femijes tone ne qdo veshtiresi duke e keshilluar qe veshtiresit tejkalohen me durim dhe gjakftoftesi ,e jo me shthurje duke ju mbeshtetur substancave si cigarja ,droga apo ndonje menyre tjeter,sepse shum njerez kane pershtypjen se cigarja psh vepron tek ta si qetesues.ne fund e lus Allahun e Madheruar qe te na mbron nga qdo e keqe neve dhe femijet tane
(12 vite më parë)
Po melita pak gjat hehe qka me ab tema ishte e till.Amin sarah amin.
sarah (12 vite më parë)
Ne fakt Besa e dashur me duket nje teme me rendesi mu diskutu, sepse pikerisht ne femrat jemi edukuese te shoqerise e me se shumti ne duhet te dim se si t'i mesojme femijet tane te largohen nga keto dukuri shkaterruese, ja nje hulumtim ne lidhje me perdorimin e substancave narkotike ne Kosove: “Nga mostra e të anketuarve, 3.8 për qind e të rinjve kanë raportuar se kanë provuar kanabisin, marihuanën apo hashashin; 0.4 për qind kanë raportuar se kanë përdorur heroinën. Sa i përket substancave psiko-aktive në përgjithësi, del se 43.5 për qind e të rinjve të moshës 15-24 vjeç, janë përdorues të duhanit në Kosovë. Po ashtu, edhe rreth 38 për qind janë përdorues të alkoolit” ndersa besa te ceku se ky rezultat ka qene ne vitin 2009 ndersa sipas eksperteve kjo % fatkeqesisht eshte rritur ne vitet e fundit dhe ka tendenca per rritje... e lus Zotin e madh qe t'a largoj te keqen prej popullit dhe rinise sone e te na permiresoj ne Miresi... Shendet
Melita (12 vite më parë)
Euu Besa shume e paske zgat hehehe hallall!

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?