Njohja me bashkeshortin tuaj. Emocionet qe keni perjetuar.
Cdo histori dashurie ka te vecanten e saj prandaj edhe une jam shume kurioze te di menyren e njohjes me bashkeshortin tuaj dhe emocionet e te papriturat qe ju kane ndodhur gjate njohjes.
Sa storje te kendshme qofshi per jete te lumtura... une storjen time e kam ndare vetem me njerezit e mi me te dashur... ohhhh sa bukur kur e kujtoj ne vete... do tju them vetem se e kam njohur ne kohen qe po e beja gati Diplomen universitare... Ehhh kohe... nga nje vajze e angazhuar vetem me "gjerat e fakultetit" filloj mendja te fluturoj edhe andej kendj nga pak :P... Faleminderit ZOtit qe jemi me ata qe ndihemi mire prane tyre... shendettt...
Me burrin jemi njohur qe ne shkolle te mesme kur isha ne vite te pare, ai ishte per muzike dhe une per pikture, Ishim thjesht shoke asgje me shume, madje te vellane e tij e kisha ne klase, por kur perfunduam ne fakultet, qendruam serish me te njejten shoqeri. dhe kur ai ishte ne vite te 3 , u lidhem se bashku. se di por te dy kishim pershtypjen se na lidhte dicka, madje aq sa viheshim ne siklet kur kishim njeri tjetrin prane, Asnjehere se patem guximin, duhej te prisnim deri ne fakultet shprehur ate qe ndjenim, hehehe.
I paske ra drejperdrejt Dona...mu kur mka puth per her tpare i preksha buzt ka shkojsha se u tutsha mos diktohet nese dikush tka puth e pom diktojn nshpi hahaha.
Olisa une u frikojsha ne fillim edhe ai me m\'siguru qe m\'don (hihi sa kohe e mire),per shen valentin i pat ble 2 unaza te argjedit edhe i patem nderru,jemi pas vet shpalle te fejuar hahaha.tani mbas disa muajve u fejuam e na heqen ato unaza e i qitem te arit :(
Hahahaha jo mos i fshi se bash mire,burri im e ka pas 1 jakne kuku sa t\'keqe ja urrejsha ani kishe me firme..para disa neteve ja pava ne 1 foto thash kuku po t\'keqe e ke pas tha e pse nuk tregojshe hahaha
Oooo perlamjet jane ma t\'mirat ne 1 lidhje,perlahesh per gjera palidhje,mbane inat pak,pastaj pajtohesh,e shpreh dashurine..tek ne cdo here une mbaj inat ndersa burri menjehere kthehet,e une gjithmone ja kendoj kengen \"ti pa mu nuk mundesh hiq,e din ti zemer\" hahaha
A nana i lexova kret historit e juja,,,mkeni disponu si erdha npune,,,valla une kur jom dal per here tpare me burrin tem ...ky veq sa ish kon qu prej gjumi se te ri shume jemi kan...une ne vit te tret te shkolles se mesme...e sme pelqej hiq se thash ky spo e lajka as gojen e vet hahaha,,,kur i kallzoj dikujt knaqet tu kesh,,,e po me thot a dot takohem neser,,une po po sasht problem,,,e te nesermen kom ik skom dal hiq amam mka gjet pisi hhahahah. E qe sa vjet na jemi bashk,,jemi rrit bashk thuja...14 vjet jan ba. Fmij jom kan atehere. Po sa e perlamja,..po sa dashnija haj medet haj...tash kur i kujtoj sa faza kemi kalu pom doket qe 100 vjet i kam.
I lexova gjitha historit e dashuris te nenave por e jemja nuk eshte si e juaja qe ka insistu e ju ka lut disa muaj,jaaaaaaa,une menjeeeher kam pranuu te dal me te,hihihihih,me ka pelqyer 4 muaj saqe ne kafen ku rishim ne shoqeria jone kur hyke aj aaaaaaaaaa nuk di si ta spjegoj,kam thene nese vretet une e kam fate kete djale qe kaq shume me pelqen ateher vertet jam me fat,aj e ka vrejt se nuk po ja heqi syyt e me eshte afru e me tha \"mos njihemi gje ne \" une mbeta si HUT e shoqja me pickoj e me tha folii folii \" thash jo nuk njihemi po nese deshiron mund te njihemi une jame Fjolla \" me dha doren aaaaaaaaaaa era e tij kishte mbetur ne doren time qe nuk e kam lare me ditee te tera,pastaj ne nje ditelindje te nje shoqe ishte i ftuar edhe ky kreejt rastesisht sepse ishte koleg i nje shokut te kesaj shoqes,aaaaa kur e kam pare u bera si nje pjese e filmit vizatimor tomi dhe xheri ku fluturon xheri nga dashuria,hahahahaha,ashtu me eshte dukur se kam fluturuar edhe une,pastaj u lidhem bashke,kishim shuuume probleme se vajzat nuk e lejshin rehat,une xhelozojaaa teeeper saqe humba shume ne kg,kaluam 7 vite u martuam tani kemi vajzen pooor tani eshte bere edhe me i bukur e perseri me pengojne grrat kur e shikojne :(
Eh moj ti mikesh qe mke kthy para 8 viteve. Isha studente ne vit te 3, por burrin tim e kisha pas koleg ne fakultet ai nje gjenerat me i madh se une por asnjeher se kisha pa, apo e kam pa por asnjeher se kisha verejt.hehehe. ai mka verejt dhe ja kishte mar numrin nje kolegut tjeter... me theret ne telefon dhe me prezentohet, a une e shkreta nuk e kuptojsha se pse me theret dhe kerkova qe ta fshin numrin. Me kerkoj falje dhe e mbylli, e une ju ktheva motres e i thash ishalla thir prap se shum zanin e lezetshem e ka. Pas telefonates ja shkrujta nje sms dhe e luta qe ta fshin numrin tim sepse une nuk jam vajz per tu tall. Pas 3 diteve me thiri prap dhe me luti qe te ndaj vetem pak koh qe te bisedojm sepse ju kom dok shum trimreshe. Une insistojsha qe tme tregon ku e ka mar numrin tim. Dhe ne cdo bisede telefonike ja permendsha dhe pasi qe nuk me tregonte nje dit u merzita dhe i thash qe mos te me kerkoje. Dhe ashtu beri, gati se nje jave nuk me kerkoi sa qe filloi te me mungoje. Nje dit pasdite me thiri dhe une ja bera me dije se me ka munguar dhe prej ate dit filluam te bisedojm intenzivisht e sidomos me sms, takoheshim ne fakultet por pasi qe ai ishte prej tjeter qyteti nuk takoheshim cdo dite. Pas 2 vjet e gjysem me kerkoi per grua, pastaj edhe gati 4 vite te fejuar, tash dy vjet e gjysem te martuar kam nje jete te mrekullueshme me burin dhe nje dashuri e cila cdo dit eshte edhe me e fort. Fal dashuris qe kemi zoti na plotsoj edhe deshiren te kemi nje vajze e cila i ka 6 muaj .
E si jemi njoftu isha ne pune dhe kusheriri i burrit qe kam tashme merrte injeksione dhe cdo dite me thoshte thoja jo nje dite nguli kembe ma jep nr tja jap dhe kishte kallabllak pacienta ja dhash ne mbremje me thirri pritoja te flisja thash jam e nxan flasim neser te nesermen me thirri dhe erdhi te puna te takohemi, insistoj te me dergoj me kerr po i thash jo smundem te hypi nese don te me shoqerosh eja ne kembe nja 10 me ec qe hala vazhdon te ma permend qysh me ke detyru me hec tani eshte dasht mu kthy me marr kerrin para vendit te punes ku kam punu une.
Po e tregoj ehde historin time:në atë koh kisha pas ardh nga it X dhe tekzaku i tij është nga komorani dhe i kish thën që të shkojm tek shkolla se ka vajza aty, ajo boll me prites kishte ardhur....disa dit më kish përcjell dhe një ditë po sa e mbarova mësimin dolëm jasht dhe një djal që kurr nuk më ka folur erdhi ju foli disa shoqeve të mija, unë dehsa të përshëndetem me të dhe me tha, prit se do të të them diqka:thash fol, tha ai djal është bërë merak në ty dhe po don me fol, thash jo nuk jam e interesuar njëher, ec shkova në shtëp.të nesermen në një embëltor ku hiy e pahs përseri unë por nuk mund ti largoj syt nga ai sepse më pëlqej shumë...ai shikom mua unë at.i.Pas disa dit përseri de kisha për të shkuar në dr në praktik dhe thash në rregull takohun në një restaurat. Filloi të mi shpreh ndjnjat e tij, sipatin që e kishte për mua,por unë ehde shumë nuk i besojsha hehehe....tha a po më beson fjalët që po i them, thash në takim të par nuk mund ti besojj askujt, filluam të takohum po disa dit me radh dhe të ma shpreh dashurin përseri dhe më kërkoj një të puthur, por unë jam shumë e vendosur në kësi gjëra dhe thahs jo nuk mundem një her....me kalimin e kohes do kuptoj gjithqka. Një her i thash më prit një koh,ashtu e lam, por më kërkoj një foto timen tha dua ta kem, edhe nëse nuk bëhet asgjë dhe nuk lidhemi bashk të lutem vetëm një foto ma jep...ja marova një fot dhe ja thash...por gjithmonë në mendje me rrike pastaj..takimet kan ndodhur në fillim të vitit 2009 dhe pastaj erhdi në qershor dhe aty e vazhduam lidhjen,familja e tij veqse e dike që në fillim, pastaj edhe unë ju tregova familjes time....vazhduam dy vite vetëm në lidhje familjar pastaj erdhi puna deri te fejesa në gushtin e vtit që shkoj e bëmë. Jam më të vërtet e lumtur me të. Ashut siq kam pas deshir të takohem me dikën jam takuar, që më kupton,jemi dakord në qdo gjë. me një fjal kemi mirëkuptim dhe dashuria jonë është shumë e paster...
Une e kam njohur permes nje shoqeje, ajo e ka pas ne shoqeri.e kam njohur kohe me pare dhe me ka pelqy perhere por femrat jan me te ngurta te shprehin dashurine dhe fati deshti qe dhe ai me kishte dashur sikurse une.ka nis qe ne gjimnaz eprej atehere sjemi ndare.i ka then shoqes sime, pas nje kohe nisem te takohemi me shpesh, derisa nej dite me ka thirr ne telefon dhe keshtu, prej asaj dite nisem qe te afrohemi me shume dhe sot jemi te martuar.
po ju tregoj historine time: Isha ne fakultet ne vitin e fundit dhe ishim nje grup shoqeror,njeri prej shokeve na prezantoj me kete djalin.Ishte goxha djale per tu pare,pothuajse cdo mbremje dilnim ne kafe te gjithe grup,kishim krijuar shume respekt per X sepse ishte shume i sjellshem,por asgje me shume nuk ndjeja per te. Nje mengjes shoqja ime zgjohet nga gjumi dhe me thote :te kam pare ne enderr sikur ishe e lidhur me X,dhe une ja kthje: me cfare me pranga ishim te lidhur? ajo me kthehet,moj budallaqe te lidhur si cift. Pas 2 ditesh X me shkroi nje sms te cuditshem qe nuk e prisja kurre qe ai te me shihte me nje sy tjeter. Me erdhi inat sepse vertete e doja por thjesht si shok, Reagova ashper me sms,ndersa ai me thoshte hajde ne kafe dhe mi thuaj ne sy. Nuk pranoja,ai kembengulte,me thoshte nuk ke zemer.Vendosa te dal ne kafe me te dhe ta mbyll perfundimisht kete muhabet,u vesha kot fare,floket nuk i rregullova fare nga inati qe kisha. U ulem ne tavoline dhe ai filloj te me shprehte ndjenjat,une e mbaja koken e ulur se me kishin perfshire emocionet dhe ndiqja cdo levizje te tij me ane te xhamit te tavolines deri ne momentin qe syte tane u bashkuan tek xhami. E vetmja gje qe arrita te them ishte: nqs do qe te vazhdojme te jemi shoke te mire OK,ne te kundert te uroj cdo te mire ne jete. Vazhdoj te me ndryshonte mendjen por ishte e pamundur,me pas tha:do jemi shoke te mire vetem kaq. Ne mbremje bie per te fjetur dhe me vjen nje sms:Sot ishte ditelindja ime,dhe shpresoja qe do te ishte dita ime me e bukur,por ishte vetem nje iluzion. Keshtu vazhdoj edhe per ca dite shoqeria jone,X e hapi serish muhabetin. filluam te takoheshim, isha e bindur qe nuk do bija ne dashuri me te,me dukej vetja e forte,dhe vazhdoja te isha mendjemadhe. Nje dite pasi pime kafe me duhej te vija ne qytetin tim,(fluturat me kishin filluar ne stomak) u ngjita ne tren dhe vazhdoja te ecja neper kabina,gjeta nje kabine dhe u ula ne sedile.kalonin faturinat dhe policet e trenit dhe me shikonin me habi,une cuditesha pse. Vone shume une kuptova se isha futur ne kabinen e policise se trenit,prandaj ata me kishin pare ne ate menyre.Ne ate moment e kuptova qe X ma kishte marre mendjen fare, Filluam te takoheshim,por per ditelindjen e ti te ardhshme une pranova te lidhesha me te. Cdo dite e me shume e dashuroja. Ishin dite te mrekullueshme,plot surpriza.Pas 5 vitesh finalizuam dashurine tone,sot jemi te martuar dhe me te dashuruar se kurre me pare gjithashtu po presim me padurim beben tone.
Une burrin time e kam nohur per mes dajes time nuk ka qen me nje menyr mesit por isha te dajt dhe daja im e thirr me njet ..un isha aty dhe sherbejaa..pastaajjjj ai me peqlu shum sidomos zanii keshtu i thot dajes tim mas nje muji.. daja i kish than jo se eshte shum e re eshte vetum 16 vjet...ee aii e kish marr dikun tjer add timee nga nje shoqe e imja te dajt edhe u qudita kur um erdh me pranu folumm e fol e fol nje kohe si moter evlla ..mas nje kohe fillum edhe te rrokemi a po te perlahemi ....hahha..dhe ne fund kerkoshim fajle hehe..mas nje vite me kujtohet shummire ka qen 5 shtator kur burri me thot qe me donte e nga emocionte nuk dija as qfar ti tham vetum qe ja kthvea edhe un tyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy...me nje -y- te madhe hehe...kerkoj me dal nje dit vetum un e ai nuk pranovaa .. e pash qe u illnu shum e me tha ti po kij qef veq me lujt me muua si shokk .aa heehe.une jobre nuk du si shok normla te du ama sun dal hee..e tha per dashuri bohet qka mos..keshtu kem fol kati 6 muj ,mas 6 mujve mu mush menjda me dal..e dulum ksiha qaq shum emocione saqq nuk enjeja as veten qdo pergjigje e thosha tu mu drith zani haha/e keshtu me shpalii martes uuff qysh mi than familjes un e re 16 vjet isha ne shkoll...por i tregova mamit jooooooo me tha u bera nervozz qaq shummmm...edhe me burr fillova te rrokem i thas pritum 4 vjet tha jooo nuk te pres..hehe e ka pas qellimin me marr sa ma shpjet ..e keshtu e keshtu e keshtu ka hale gshumm qeraa po sunpo eshonojj..... dhe ne fundd erhd koha kur un u martova edhe tashpo pres femj.dhe jem te knaqt
eee un si jam njohur ahah mthoshte nje shoqe per te (te fejuarin) e njihte ajo ..e un njeher pranova vetem me fol n msn..si folem nja dy tri her u kapum me to haha edhe ja bona block gjith ardhke aj npushim por un sdojsha me dal as me pa as hiq..se me kishte nervozu ahah pas ni viti ai ka qen npushim prap dhe ajo sme tregoj hiq e kish lan ajo takimin..per me na taku ne dyve..e mu me thirri vetem per kafe kishe nqytet e ajo kishte qen me te..un se njofta u ula me ta pitum kafe kah gjysa e ndejes me tregoj se kush ishte ai haha edhe pas pak kohe ja filluam lidhjes..dhe jam shum e lumtur pastaj i rash pishman qe skam dal me heret :D
E E mua ma pat propozuar tezja sepse ky me kishte pa mua ndersa une kete e kam pa po nuk e mbaja mend,pas 4 muaj insistim vendosa te dal po t\'i them menjehere jo,dola une ishte duke ra shi,familja e dinte,une e quaja Shpat Kasap,ja jepa doren por nuk guxova ta shoh ne fytyre pas pak kur e ngrita qadren woow sa i mire qe ishteee,dolem pijme kafe,biseda ishtre sikur te ishim njohur 10 vite me pare,si u largova nga ai ja dergova sms vallaut me tekstin :Nuk ishte si Shpat Kasapi\" hahaha..she keshtu filluam te dalim shpesh deri sa i thashe po,pastaj u fejuam,shkonim cdo kund,benim gjithecka bashk,tani u martuam,nga dashuria jone lindi edhe djali,dhe mund te them qe limiti i lumturise nuk mund te jete me ndryshe se tani :),,
Cdo histori dashurie ka te vecanten e saj prandaj edhe une jam shume kurioze te di menyren e njohjes me bashkeshortin tuaj dhe emocionet e te papriturat qe ju kane ndodhur gjate njohjes.