Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Recete me japrak

Me ndihmoni me recetat e juaja qe te bej nje japrak te mire sepse burri im vdes per te. Do zgjedh receten me te mire qe do me shkruani!

Kloa 1 (12 vite më parë)
Kloa 1 (12 vite më parë)
faleminderit per recetat
Jeta . (12 vite më parë)
kete qe un do ta shkruaj eshte recete turke por ne e gatuajm shum.po ta shkruaj shkurt: qep, karrot, hudher, mish i bluar i hedh dhe oriz ne nje tigan dhe i fergon per disa minuta .i merr gjethet e rrushit dhe i mbush me masen e pregaditur me mish te bluar.sekreti ketu eshte qe kur ti mbeshtjellesh i mbeshtjell mir e mir dhe i shtrydh tju del lengu.pasi perfundon krejta i rendit ne nje tenxhere te thelle dhe ju hedh uji me kryp persipra ose vegeta uji derisa ti mbuloj.dhe persipra ju vendon dicka te rend qe tju rendoj prej persipra une zakonisht ju vendoj 3 pijata te renda.e leshon ne temperatur shum te ulet zjarrin dhe i lene te ziejn derisa ta pinj ujin.
(12 vite më parë)
Për 4-5 persona duhen : gjethe rrushi 40-50 copë, oriz një filxhan e gjysmë çaji, qepë të njoma 4-5 copë, vaj 2 filxhanë kafeje, kripë, piper, kopër. Pergatitja: Zakonisht kjo lloj gjelle përgatitet në pranverë, kur gjethet janë ende të njoma. Gjethet lahen dhe hidhen në ujë të vluar për 1-2 minuta, që të zbuten. Kullohen e hapen në tavolinë një nga një (pjesa e shkëlqyer nga poshtë). Vendoset mbushja dhe mbështillen në formë roleje duke futur anët nga brenda. Mbushja përgatitet në këtë mënyrë : orizi qërohet, shpëlahet dhe zihet për 4-5 minuta ; i kullohet uji, shtohet qepë e njomë e grirë hollë, kripë, piper dhe kopër. Të gjitha këto përzihen mirë dhe përdoren për mbushje. Gjatë mbështjelljes, sipas dëshirës, në çdo japrak mund të vendoset një copë e vogël mish qingji (tul). Në rast se përdoret mish tjetër, atëherë duhet të kalohet në makinë. Japrakët mund të përgatiten edhe pa mish. Për këtë, në një tigan kaurdisen qepë të grira hollë, shtohet oriz, vazhdon kaurdisja edhe pak, hidhet ujë në mënyrë që orizi të jetë gjysmë i zier, shtohen erëza, kripë, piper dhe përzihen mirë. Japrakët e mbështjellë vendosen në tenxhere me fund të gjerë në 2-3 shtresa. Në fund vihen disa gjethe, pastaj shtohet ujë ose lëng mishi dhe kripë. Sipër vihet një pjatë, mbulohen me kapak dhe zihen në zjarr të javashëm për 25-30 minuta. Japrakët mund të shoqërohen me kos,ose me lëngun e vet të prerë me vezë e limon.
Bona Shehu (12 vite më parë)
Mama kjo receta do te qulli edhe nenexhik eshte erez, ose mender
Hamdije ... (12 vite më parë)
flm bona interesant do ta provoj te premten te shoh si do dali haha
Bona Shehu (12 vite më parë)
prej qepet e njoma imet edhe i shtypim me duar e masandej i fusim ne 3 ose 4 grushta miell misri, hedhim vaj ulliri te masa edhe ujin ku kemi zier pak gjethet e rrushit e bejm qull.pastaj gjethet i mushim me kete qullin edhe i myllim, pasi i rreshtojme ne tenxhere i vendosim siper nje pjate u hudhim uje te nxehte edhe i lem me zi, une i ve ne tenxhere me presion per 20 minuta edhe shume te mira dalin me u ngrene me kos, mos harro kripen qullit, eshte rrecete gjirokastrite,
(12 vite më parë)
Pajtona me hamdijen edhe ne ashtu i bajm ..
Hamdije ... (12 vite më parë)
bona si me mjell misri se na i bejm me oris dhe mish te bluar qep krip erza e pak uj ne fund ne tenxhere
Hamdije ... (12 vite më parë)
popo bona e kuptova kur tha e e qe mbushen me oris e kuptova qe e pat fjalen per sarm se ne ne mkd i themi sarm
Bona Shehu (12 vite më parë)
Hamdije japrak eshte pothujse fjala sarme nese ke degju ose gjethja e rrushit e mbushur quhet japrak ketej nga ne.
Bona Shehu (12 vite më parë)
Une i gatuaj shume japraket me miell misri dhe me qepe te njoma, dalin shume te mira. Thjesht duhen gjethe rrushi, miell misri, qepe te njoma, vaj ulliri dhe kripe.
Kloa 1 (12 vite më parë)
behet me gjethe rruthi dhe me oriz
Hamdije ... (12 vite më parë)
pershndetje e e cka eshte japrak se un jam e maqedonis e spo e kam degju kure kete fjal

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?