Dje isha ne kontroll tek mjeku dhe me tha se cdo gje eshte ne rregull, mirepo gjate eho-s me pyeti se mos kam pas grip apo temperature ne 3 muajt e pare se qenka rrezik per trurin e bebit, i thash jo, edhe pse me tha se qdo gje eshte ne rregull nuk po verej diqka mirepo mua me ka shqetesuar shume ajo pyetje e tij. Si nena qe jemi, tere diten dhe naten skam fjetur nga stresi pse ma beri ate pyetje, a mos ka shiquar diqka te bebi, jam ne javen e 34, ju lutem me tregoni diqka nga pervoja e juaj?
Eranda Leka(14 vite më parë)
Merita 1 2(14 vite më parë)
Une vet kam pas grip ne muajin e trete te shtatzanise dhe vetem qaj kam pire. Djalin shendoshe si molla e kam lindur. Mos u shqeteso se edhe mjekesia biznes u bo, veq me shku ti ma shpesh tek gjinekologu, ketu e kane cakun ata.
jo jo.ai thjesht pyeti nqs do kishte ndonje dyshim do te ta kish thene menjher pa u menduar.edhe nese do kesh pas grip apo temperatur ne 3 muajt e pare seshte asgje.edhe une kur isha shtatzan 3 muajt e pare u semura 3 here dhe me teperatur dhe doktori me tha ska asgje shqetesuese.mos u shqeteso
aj vetem te ka pyt per arsye sigurie mos u bej merak , nese ke ndonje problem , mjeku e ka per detyr me ta tregu , mirpo ty te paska then se esht ne rregull ..
Gjate ekos vihet re nese femija ka mungese zhvillimi apo po ecen zhvillimi i tij ne rregull.Kur ka mungese zhvillimi kemi 2 raste,1 nuk zhvillohen organet e brendshme dhe 2 kur nuk zhvillohet truri tamam.Atehere nese te ka thene gjithecka ne rregull atehere zhvillimi i bie normal dhe nuk mund te paramendohet se ka probleme me zhvillimin e trurit.Keshtu qe mos u streso se stresi ndikon keq tek femija.Te uroj nje shtatezeni te shendetshme deri ne fund.
Eranda, mos u shqetso. Edhe mua mjeku ne javen e 34 me tha se bebi ne anen e majt nuk mer ushqim te mjaftueshem per dallim se m6e anen e djatht. Me shtyri te bej analiza plotesues dhe kontroll te specialisti. Pastaj specialisti me zbuloi diqka krejtesisht tjeter dhe me dhan te bej analiza plotesuese dhe ne fund nuk arrita ti bej te gjitha pasi qe vajza me lindi ne javen e 36. Me lindji pak para kohe, por jo per shkak ato gjerave qe me paten then mjeket, por per shkak shtypjes se lart dhe peshen e lart qe kisha edhe para se te mbetem shtatzene. Por lindja nje vajz si drita, e fort e shendosh dhe azgje nuk i mungonte. Tash vajza ime ka 6 muaj e gjysem dhe ende ne mjek peqg ndonje semundje nuk e kam cu. Shyqyr zotit as kollitje as temperatur as azgje nuk ka. Keshtu qe qetesohu, ske nevoj te brengosesh. Ndonjeher mjeket nuk e parashohin se si ndjehen nenat apo shtatzenet per cdo reagim te mjekut. Dhe se fundi bej nje kontroll privat te ndonje specialist apo gjinekolog per mendim dhe ashtu me se miri do te qetesohesh. Te uroj gjithqka te jet ne regull dhe te lindish femij te shendosh dhe besoj se ashtu do te jet.
eranda mendoj qe ske nevoj per shqetsim se mendoj qe as mjeku nuk mundet ta shoh se a ka bebi dicka me truri se me ehon mundet vetem te shoh zhvillimin fizik po jo edhe ate psiqik
Dje isha ne kontroll tek mjeku dhe me tha se cdo gje eshte ne rregull, mirepo gjate eho-s me pyeti se mos kam pas grip apo temperature ne 3 muajt e pare se qenka rrezik per trurin e bebit, i thash jo, edhe pse me tha se qdo gje eshte ne rregull nuk po verej diqka mirepo mua me ka shqetesuar shume ajo pyetje e tij. Si nena qe jemi, tere diten dhe naten skam fjetur nga stresi pse ma beri ate pyetje, a mos ka shiquar diqka te bebi, jam ne javen e 34, ju lutem me tregoni diqka nga pervoja e juaj?