Pershendetje nena te dashura shpresoj te jeni mir ju dhe bebushat tuaj..un jam ne javen e 39 dhe para nja 3 ditve kam qen ne spital per shkak te tensionit te lart,po gjat gjith ketyre muajve nuk kam pas asnjeher problem me tensionin..tash ket javen e fundit me shkon lart...nese ndonjera nga ju ka pas ket problem me tregoni si keni vepru..se pasi me lshuan prej spitali mjeku nuk me dha asnje terapi per ne shpi me tha je mir..po edhe sonte e kam pas pak te lart tensionin.prsh
Mirjeta edhe une kam pas tension te larte ne javen e 34 kam lind para kohe sepse gjate shtatzanise nuk kam pas por ate jave me ka shku 200 me 120 e me tarapi me bike deri 140 me 90 po kane qene rrezikune prej veshkeve e keshtu qe ti venja menen shume edhe normal u dasht me perdor barna diqka se nuk eshte mire me tension sa te mundesh vetem kos edhe huder edhe buke thekri une qeto i kum hanger, mos e le per asgje bjeri mas nese te hyp prap shko konsultohu me mjekun, te pershendes te uroj qdo te mire
flm shum nena te dashura per pergjigjet e juaja,po mundohem mos konsumoj krypra edhe brume edhe pse kohen e fundit as qe kam apetit..kam frig shum deri sa te lindi po quditem pse mjeku nuk me dha asnje terapi per shpi....
Mirjeta edhe une e kam pas tensionin e larte ne javen e 39 jam rujt shume por badihava kam shku ne kontroll cdo dite edhe vendosa me lind me operacion edhe Pse me kundershtim te mjekut se me tha lind pa problem normal une kisha frike shume nga tensioni i larte. Keshtu qe nuk e pyeta fare mjekun shkova ne spital linda me prerje cezariane dhe nuk pata kurrfare problemi me vone shyqyr prej zotit jemi mir edhe une edhe bebushi teta sygjeroj te kesh shume kujdes sepse tensioni per bebin edhe per ty eshte shume i demshem te uroj nje lindje sa me te lehte dhe nje bebush te shendoshe
Mirjeta edhe une gjate tere shtatzanise nuk e kam pas tensionin e larte, mu paraqit ne fund, ne javen e 36 me hypi 140 me 95, tani nuk mu ulke hiq edhe me linden me 36 jave e 3 dite, mjeku me tha nuk po presim me shume shkaku qe tensioni nuk po me zbret... Te kisha preferu me shku edhe me ju thon po du me lind mos prit shume... Ishalla me te mira na sheno dhe na trego qysh ke kalu...
mirjeta nuk bene te hash brumera sepse ato ndikjon shum,un ne muajin e gjashte e kam pas njehere 170 me 70,ha sallata me shum kjo ka qen kshilla e mjekes po me perdor sme ka dhene asgje.te pershendes
edhe une javen e fundit para se te lindi kam pas tension te larte... une i pisha disa barna per shtypje te cilat ishin te vetmet te lejuara te miren ne shtatzani, por sme kujtohet emri. gjithashtu konsumojsha vitamin c (limon) dhe ju largova rreptesisht krypes dhe ushqimeve te renda... uroj qe gjithqka te jet ne rregull dhe te lindish leht dhe nje bebush te shendoshe. gjith te mirat
Ti e ke kohen per me lind edhe tash, une isha me tension te larte gjate gjithe shtatezanise, lajmerohu te mjeku se tensioni eshte shume i keq,,, ke kujdes e dashur duhet te jesh nen kontroll te mjekut,,,
po at nat ne spital qe kam shku e kam pas mbi 150...e sonte e kisha 140 me 90 po problemi eshte se mjeku me tha nuk guxon ta kesh lart te pakten kto ditet e fundit qe jam afer lindje..prsh e dashur
Pershendetje nena te dashura shpresoj te jeni mir ju dhe bebushat tuaj..un jam ne javen e 39 dhe para nja 3 ditve kam qen ne spital per shkak te tensionit te lart,po gjat gjith ketyre muajve nuk kam pas asnjeher problem me tensionin..tash ket javen e fundit me shkon lart...nese ndonjera nga ju ka pas ket problem me tregoni si keni vepru..se pasi me lshuan prej spitali mjeku nuk me dha asnje terapi per ne shpi me tha je mir..po edhe sonte e kam pas pak te lart tensionin.prsh