Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Depresioni post partum

Pershendetje nena. Kam 11 muaj qe kam lindur edhe vuaj depresionin post partum. Eshte nje gjendje shume e veshtire per mua. Ndihem sikur po cmendem. Sikur e me beben time sjam shume e afruar. Ndihem vertet shume keq. A mund te me thoni a e keni kaluar kete gjendje edhe sa kohe ju ka zgjatur? Une jam duke marre ilace po sme bejne shume efekt. Po ju cfare ilacesh keni marre? Me ndihmoni shume me shkrimet tuaja. Faleminderit e gjithe te mirat.

Adia (14 vite më parë)
Sara 908 (14 vite më parë)
Une marre citalon ne mengjes dhe xanax 3 here, po ti Adia cfare ilaqesh mer?
Sara 908 (14 vite më parë)
Aida te njejten gjendje jam une, eshte dashur tja nderprej gjirin bebes dhe te pi antidepresive me rekomandim te psikiatrit. Djali im ka 10 muaj, une kam frike, ankthe, panike sidomos ne mengjes, mezi vi ne pune. Une jam duke perdore qe 2 jave antidepresive. Nuk e di nga me vjen kjo panike, kur e di qe jam shendoshe e mire. Kam bere analiza krejt mire me kane dale, por ne shkurt dhe mars kam qene shume keq, me therrte koka shume e me pat hy panike, tash nuk po muj ta largoj kete gjendje, mund te them qe mjeket tane me kane fut ne kete gjendje, me kane shashtrisur me lloj lloj mendime palidhje, ne fund nje mjeke shume e mire me ka thene qe keto therrje jane normale pas lindjes. Tash nuk kam dhimbje. Mirepo paniken, friken, ankthin nuk po me largohen, me duket qe pom nxihet fryma, tani mendoj thom mos po i boj dem zemres, lloj lloj mendime me sillen ne koke, ishalla zoti na ndihmon.
(14 vite më parë)
Lexova ket artikull nuk e di nese do mund te ndihmoje: Në nivelin emocional: ? e mërzitur shumicën e kohës ? e frikësuar dhe ankthioze pa ndonjë arsye të veçantë. ? pamundësi për të parë gjërat pozitive të jetës ? fajësim të vetes kur gjërat shkojnë keq ? mendime për të dëmtuar veten Në nivelin sjellor: • paaftësi për të marrë vendime të thjeshta • vështirësi për tu përqëndruar dhe për të kujtuar • shmangia e e shoqërisë Simptomat fizike: • pamundësi për të fjetur apo për të ngrënë ose e kundërta • dhimbje fizike si: dhimbje koke, shpine dhe vulnerabël ndaj infeksioneve të ndryshme.Mund të shfaqet brënda muajit të pare pas lindjes, pas 3 ose 6 muajsh, ose edhe pas një viti. Fokusohu tek vetja: ushqehu shëndetshëm, pusho sa më shumë të mundesh, bëj shoqëri me gra të tjera që kanë fëmijë, gjej dikë për t’i thënë si ndjehesh,inkurajoje partnerin të të ndihmojë në kujdesin e bebit. • ose: kërko ndihmën e specialistit, psikolog.Të kesh depresion post partum nuk do të thotë që ju nuk e doni bebin tuaj dhe as nuk duhet të fajësoni veten për mënyrën si ndjeheni.
Drita Rita (14 vite më parë)
Dhe une e vuaj dhe ate shume dhe me e keqja eshte se nuk e pranoj ,burri me teper me thot si te te ndihmoj se jetojme vete dhe jemi larg e un nuk e pranoj se jam ne depresion, si thoni ju me duket disa here se nuk jam shume e lidhur me vajzen nga njera ane sdu ti mungoje asgje gjitha ja bej dhe sdu as nje minut ti kaloje prej orarit ,jam shume e ngarkume dhe lodhem shpejt se di tash kohet e kundit pakme mire dhe e kom liru veten po perseri jo krejt
Jeta . (14 vite më parë)
Aida, rreth 25% e grave ne gjith planetin preken nga depresioni i quajtur postpartum.Postpartum fillon 2 jave pas lindjes dhe zgjat disa muaj por ka raste qe zgjat deri ne 1 vjet.Tretmanet te cilat parashihen si efikase per kete lloj depresioni jane: si fillestar dhe i efkshem eshte trajtimi i komunikimit tende me persona, dhe i dyti jane medikamentet.Shume nena e kalojn kete gjendje vetem me ane te ndihmes se familjes shoqerise, njohjes se nenave te reja sic eshte shembull beba ime, dhe shum shum e rendesishme eshte vetebesimi jot ne vetevete.Aida keshilla ime eshte qe problemin qe ke ta bisedosh me dikend qe e ndjen te afert, duhet patjeter te gjesh dikend me te cilin ti te paraqesish te gjith shqetesimin qe ke, kij besim tek vetevetja,mos i jep mund vetevetes me mendime qe ti nuk je nene e mir apo te ngjajshme,ndaj shqetesimin tend me dikend, kujdesu me shum per pamjen tende te jashtme sepse te ben ndonjehere te ndjehesh mire,mundohu te pushosh,merre beben dhe dil ne shetitje me shpesh duke takuar miq shoqe per tu ndje mire.eshte kalimtare por te duhet ketu patjeter dhe mbeshtetja e familjes e parnerit dhe shoqerise.te uroj ta kalosh sa me shpejt gjendjen dhe besoj qe ajo do ndodh shpejt.
Kosovare 1 (14 vite më parë)
Aida,kupto ne mendjen tende se ke shum gra qe perjetojne kete depresion,pikerisht une kam hequr te zijte e ullijve nga kjo gjendje.Vetem qaja,mendoja vetem gjera te tmerrshme...spo e kujtoj ate situate me mire por sherimi i vetem eshte mjekimi i vetvetes...mendo pozitivisht,thuaj vetes gezohu se vetem nje jete kemi.kalo kohe duke puthur e perkdhelur bebin,duke ia hekurosur rrobat e bebit,duke ia rregulluar dhomen e saj,shetit me burrin duke e marr edhe bebin e nganjeher dil vetem me burrin,kujdesu per pamjen tende(grim,garderobe),bene shpesh dush,shiqo ndonje komedi,thjesht lufto qdo moment me stresin dhe do ta hiqesh qafe.Mendoj se do te ben mire me shum se barnat te cilat gradualisht fillo ti menjanosh...Edhe perkrahja e familjes te ben shuuum mire,por edhe nese nuk e ke qa sa duhet ,mundohu qe ti vet ta luftosh stresin,behu e zonja e vetes,do tja dalish...me ngulm dispono veten dhe me ngulm hiqe stresin.Doktori me mi mire eshte vetvetja...
Meri H. (14 vite më parë)
Adia edhe une kam kalu shume faza,,,ne fillim jam merzit shume jo shkaku i bebes kurrsesi,,as vet se kom kuptu pse po kom qajt shume,,,jom ni shume e vetmume,,,shume keq,,,nji kohe mu ka dok qe sjam tu e dasht beben temem sa duhet me dasht,,,kisha qef me dasht edhe ma shume po sikur me pengojke diqka,,,sikur sjemi te lidhun sa duhet une me beben teme....edhe tash i jap vetes shume stres ,,,menoj a jam tu e ushqy fmin ne mnyren qe duhet,,a jam te eduku mire,,,a mos asht ne shpi shume i vetmun fmija ....oooo sa menimet me sillen naper kry...kur dal jo mos fryni shume e i ban dam...shkurt e trup e ngarkoj shume veten,,po e shoh qe hiq sban ashtu edhe shume njerz me thon fmija rritet ti e shkatron veten me ket stres qe e ki....tash e kom vrejt mas lindjes qe diqka keq me ni ose me pa me plas kryt menihere prej dhimbjes se madhe. As une smuj me largu ket gjendje.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?