Nenaa pershendetje, ja bera nje pyetje gjinekologes por deri t`me kthej pergjigje thash tju pyes edhe juve, jam bere merak per arsye se qe nga mbreme pasi qe po shkoj ne banjo e po urinoj qe 2 here po kam gjakrrjedhje nga organi vaginal... njehere mendova se gjaku po vinte nga zorra e trashe (homorroide apo dic) por jo ishte nga organi vaginal sic e ceka me larte... nuk e di se cfare mund te jete kjo, keni ndonje ide ju ka ndodhur juve ndonjehere dhe cfare eshte? Shtatzene e di qe nuk jam 100% se po te isha kisha menduar me te keqen, por kjo keshtu nuk di cfare eshte... ju pershendes shume, kaloni nje dite te bukur.
Dorentina mos u shqetso e dashur,nuk mendoj te jete shum serioze.Shenjat e sëmundje të cilat i përshkruani ju janë shenja të pezmatimit akut të fshikëzës urinare e që në Urologji njihet me emrin Cistit akut. Kjo sëmundje shfaqet me urinim të shpeshtë që përcillet me dhembje e ndonjëherë edhe me gjakderdhje sidomos tek femrat.
Tek femrat Cistitet acute janë më të shpeshta për arsye të rrugëve anatomike (uretra e shkurtë).
Trajtimi medikamentoz më i rregullti është ai i cili përcaktohet me antibiogram, Urina jepet 3 ditë me radhë dhe përcaktohet shkaktari që e ka shkaktuar infeksionin.
Varësisht nga testimi me antibiotik, përcaktohet antibiotiku që vepron më së miri kundër agjentit infektiv...
Louise um tranovee Krejt hahaha... shtatzan e di se nuk jamm se mardhenie se fundi her kam pas ne muajin prill e prej ateher 3 her kam pasur menstreuacionet ...e se fundi her me 20 prill i kam pas ...tash po shikoj te gjej ne portal kalkulatorin e ovulimit :)
(14 vite më parë)
Po shkruan se mundet me qene crregullim hormonesh. Ne kohen e ovulimit. Nga gezimi, shokimi ose pikellimi i madh. Mirepo nese ke gjakderdhje pa asnje lloj ritmi mund te jete edhe shenje per ndonje semundje sst, ose kancer i organeve gjenitale, si dhe ne 8 javet e para te shatezanise. Mirepo te kisha keshillu me i tregu mjekes edhe kur ke pas ciklin e fundit, se ti tash e ke kohen e ovulimit.
Nese je ne kohen e ovulimit mund te jete edhe per shkak te kesaj, por edhe une te preferoj te presesh pergjigjen e gjinekologes, fundi fundit heke merakun shko te ndonje gjinekolog ose te nje mjeke familjare, eshte shume shume e mire Ekrema Vokshi. Nese jeton ne Prishtine ta jap adresen e saj ku punon ajo.
bere urino-kulturen...une e kam pas kete problem dy here e para ka rezultu me E.coli pas analizes se urino kultures, kurse heren e dyte ishte shkak ovulimi....inshAllah sdo kesh problem
Meritaa , eshte gjakk tamam, qe tash isha prap ne banjo perseri ndodhi
(14 vite më parë)
Ok doruntina, nese ke pasur vetem dy dite nga pak, e ske tjeter ankese, vjen nga ovulimi. Nese nuk ndihesh mire, shko kontrollou, ose prit pergjegjen e gjinekologes. Mua sme ka ndodhur kurre, deri dy ciklat e fundit, ne kohen e ovulimit. E thirra mjeken time per kontrolle, tha eshte normale. Une i tregova se jam shume e shqetesuar, tha nese vazhdon keshtu 4 cikla, atehre nese don mundesh me ardh ne kontroll. Mirepo vertet ishte vetem nga nje pike gjak pas urininit dhe me pas sekrecion
Merita 1 2(14 vite më parë)
Dorentina a eshte si ne te kafte gjaku apo eshte tamam gjak?
JOjo me urinim nuk po vjenn po pasi qe po kryj nevojen atehere po rrjedh gjak ,jo nga kanali i urines , Por nga ... se pom vjen marre te shprehem hehehe ... menstruacionet i kam pasur me daten 20maj
(14 vite më parë)
Nese eshte vetem nga nje pike me sekrecion, dhe e ke kohen e ovulimit, mund te jete nga ovulimi. Mirepo nese vjen me urine, atehere eshte infeksion ne kanalet e urines.
Merita 1 2(14 vite më parë)
Dorentina eshte mire me bo nje analize te urines, mos ke ndonje infeksion. Gjithe te mirat ty.
Nisaa(14 vite më parë)
Pershendetje Dorentina mos ka te beje kjo me ndonje infeksion urinar, mos je duke urinuar gjak ose nese ki djegesime gjate urnimit kjo eshte shenje e infeksionit te veshkave ose kanaleve tjera urinare, pi qaj te brusnicave dhe nese nuk te nderprehet kontrollohu urgjent te naj urolog apo per cdo rast konsultohu me gjinekolog, uroj qe te kaloj kjo sa me shpejte.
Anaaa(14 vite më parë)
E dashur nuk di c`te te them por duhet te konsultohesh sa me pare te mjeku ngase mund te jete ndonje crregullim menstruacionesh. Uroj nga ana ime qe te kaloje sa me shpejte. Pershendetje nga Anaaa.
Nenaa pershendetje, ja bera nje pyetje gjinekologes por deri t`me kthej pergjigje thash tju pyes edhe juve, jam bere merak per arsye se qe nga mbreme pasi qe po shkoj ne banjo e po urinoj qe 2 here po kam gjakrrjedhje nga organi vaginal... njehere mendova se gjaku po vinte nga zorra e trashe (homorroide apo dic) por jo ishte nga organi vaginal sic e ceka me larte... nuk e di se cfare mund te jete kjo, keni ndonje ide ju ka ndodhur juve ndonjehere dhe cfare eshte? Shtatzene e di qe nuk jam 100% se po te isha kisha menduar me te keqen, por kjo keshtu nuk di cfare eshte... ju pershendes shume, kaloni nje dite te bukur.