Kam 4 vajza te shendosha, te bukura, po sipas deshires njeriu deshiron te kete te dyte gjinite dhe jetoj ne Ch nuk kam qene askund tash mu ka bo kompleks kjo ide, te kam nje djale, dini dikush ndonje gje rreth kesaj pyetje?
Minesa(14 vite më parë)
hhhhhhhh(14 vite më parë)
Edhe une kam ndegju per 1 recete si te lindi djale apo vajze... por duhet viti i lindjes.
Merita 12 (14 vite më parë)
Spari Minesa une komentova 2 here ketu ,sdi a i ke lexu komentet ,komenti i pare ishte ne lidhje me qfare kam ndegjuar prej nje gruaje qe ka lind djale ,spaku ajo thot ashtu .Ti kerkove me dit si ta bej nje djale dhe une ta tregova edhe pse e ceka qe nuk ju besoj ketyre gjerave . E komenti i dyte ishte lidhur me ovulacionin ,thash une as skom kqyr ovulacion as kurgjo hiq , une e pata per marredheniet me burrin tim , une thash si e kam krye ciklin kam bere marredhenie nonstop e per ate arsye qesha qe u shpreha per diqka intime , e po me vjen keq qe e paske keqkuptuar pergjigjen time ,se ne shqiptarët e kemi zakon me i qu hunt menjehere me arsye e paarsye . kurgjo per te keq nuk e pata unë ,as me te ofendu as kurgjo hiiiq , se nuk jom e ati nivelit me bo hajgare me dikend per gjera serioze . tung
Minesa(14 vite më parë)
Merita une kisha thjeshte nje pyetje e sa per me qesh nuk hi ketu, kam ku me qesh e ju tjeret flm per pergjigje, ketu ishte e para here qe e shpreha deshiren as me burrin tim se kam shpreh se vajzat dhe po ti lindi 7 djem smund te mi nderrojne dashnine ndaj tyre por deshira nuk ka mas mu mat dhe ja u shpreha ketu dhe ja si pranoj pergj prej teje Merite po ne rregull me falni per pengese, nuk do tju merzis me kot ketu, kaloni mire sidoqofte... me respekt Minesa.
Loreta mu me paten thone nese ki qef djale duhet me bo ne ditet e para te ovulacionit marredhenie. Me te thone te drejten kur e kemi vendos me bo ni bebe, si e kom kry ciklin menstrual cdo nate kemi kry marredhenie, hahahahhahhahaaa edhe djale kom lind, skom kqyr as ovulacion as kurgjo hahahahahahhaa tash dikush thote ditet e para te ovulimit, dikush thote ditet e fundit te ovulimit, etj, etj .Po prap edhe mjekesia e ka pranu qe nuk ka kurrfare dite as date qe e cakton gjinine e femiut pervec te madhit zot. Kerkoj falje qe u shpreha ashtu po nganjehere kemi nevoje edhe me qesh. Ju pershendes te gjithave.
Jo breh kosovare 1 mos ta nin aiii un veq deshta mi tregu mireses qe qishtuh kom ni edhe ti e ke shpreh mendimin tond . Nuk marr gjasa un per kurrfar komenti. Ktu jemi me dhan ndim edhe me ju tregu disave rruget e drejta.
minesa se pari blej qdo muja ni test ovulacioni ne barnatore dhe pastaj beje kete test dhe meso kur e ke sakt diten e ovuluimit dhe ne baz te kalkulatorit ku e sqarova une me heret ne pytjen shtatezani me paln e ke te sqaruar se ne baz te ati kalukulatori nes e din sigurt diten e ovuluimit ti duhesh te kesh mardhanje ditet e fundit te ovuluimit per te lind mashkull si dhe e kunderta per vajza dmth ne fiillim te ovuluimit. do ta qoj edhe lindun me von mundohu ta meshosh me perdor ate kalkulator dhe pastaj vepro te uroj shum fat
Vallah kosovare 1 edhe un u pata habit kur e kom ndegju . Kjo shoqeja e vjehrres tem shum me bindje po tregon se kishe kunata e sajt i ka 2 qika e tonaj ka shku u fri te hoxha edhe ka djal nuk e di un per vetenuk besoj nkto gjera veq zoti atij i kofshum fal e din qka i jep njerzve djal apo qik. Un vallah pa do sen as pa shku te hoxha e kom djalin si molla tash po bona me nji qik elham prej zotit qe mi jep shnosh e mir e gjinija nuk ko rendesi per mu. Ama ka njerz qe besojn nhoxha e npopa me nji shprehje. Veq shqiptarhanja e kshyrin per gjini se vallah gjermani nji qik e bon edhe nuk mendon per tjeter fmi me pas kajher ku marr lakmi do fqinj qe i kom
Po leje moj Moza se eshte e pamundur nje gje e tille qe hoxha te ndihmoj te lindesh djale.Ndoshta dikujt i ka ndodhur rastesisht dhe tani ka fituar nje bindje te tille.Sedi,kam degjuar se ato qe besojne ne kto gjera mund edhe te ken suksese por suksesi vjen nga rastesija e jo nga hoxha.Zoti e din me se miri se kur vendos te fali nje djale...
Po lidhur me meriten qe eka shkruar komentin deshta edhe un te shtoj diqka. Un jetoj ne gjermani me prejardhje prej maqedonije. Mirpo nji shoqe qe eka vjerra jem e kosoves na ka tregu per nji hoxh qenka i qakoves mirpo po shkojka 2 dit njavt nmitrovic mdoket aj po frika per me lind djal. Kshtuh e ka provu nji kunat e ksajt shoqes vjerres tem edhe ka lind djal nuk e di sa eshte e vertet mirpo un per vete nuk besoj nkto gjera. Un kam femijen e par djal dhe tani se shpejti do te lindi nje vajz. Ishalla zoti te jep nji djal te bukur dhe te shendosh miresa e sa per at hoxhen nese je e kosoves pyt dikun se ndoshta eshte e vertet.
Minesa se pari une nuk u besoj ketyre gjerave drejt me te thone, mirepo po du me te tregu diqka si kam ndegjuar. Nje e njofshme i kishte 3 vajza, ajo jeton ne Gjermani. Kunata e saj qe jeton ne ks i ka thone me ardhe ne prill me shku ne Mitrovice se qenka nje plakë qe jau jep grave do uje me pi. Ata uje duhet me pi ne maj naten e shen gjergjit a qysh thirret ajo festa qe eshte ne maj, edhe qate nate me bo marredhenje me burrin. Ajo ka vepru ashtu edhe ka lind djal te betohem. Ajo vet e pranon para krejtve qe e ka pi ujin, ka vepru qysh i ka thon plaka e Mitrovices. Spo di a ka njohuri edhe ndokush tjeter prej nenave lidhur me kete plaken e Mitrovicës. Ajo ka tregu qe shume gra po shkojshin e jau bon me termine kah fundi i prillit edhe fillimi i majit per me jau dhon ujin. Ishalla nuk hi ne gjynah veq po te tregoj ashtu si na ka treguar ajo gruaja qe jeton ne Gjermani dhe sot e ka djalin fale zotit dhe plakes siq shprehet ajo. Une adresen nuk ja di, veq ka tregu qe ne Mitrovice eshte shume e njohur ajo plake, pasi e ke bo pyetjen mu duk e arsyshme me te tregu veq qka kom ndegju. Gjithe te mirat ty e ishalla te gezon zoti edhe me nje djale.
Minesa i paq me jete e shendet vajzat...perveq Krijuesit askush nuk e ka kete \'\'recet\'\' per lindjen e djalit,vajzes...Ai i jep kujt te doj vajza e kujt te doj djem ,Ai e di se cka eshte me mire per neve dhe jeten ton.minesa mos u lodh me shku neper fallxhor se vetem e largon edhe me shume kete mundsi ,krejt genjeshtra jon ato.halla jem i ka 5 vajza,,lindi djal mas vajzes se 3 por i vdiq pas 2 muajsh...pastaj prap vajz e pas kesaj ska lon vend pa shku te kta \'\'shajtant fallxhoret\'\' ,e me provu kalendara qe i kan thon kinse per me \'\'gjet djale\'\'krejt genjeshtr veq i kan marre pare,lodhje psiqike per te,shpresa te rrejshme.Tash u lodh edhe u pendu qe ka shku se e ka kuptu qe kto mundet vetem Zoti mi jep.Pershendetje
Minesa tani kane me fillu me kritika hahaha..E dashur se pari jete te gjate dhe te lumtur per vajzat,vjehrra ime nuk ka vella,djalin e saj ja ka jap nenes,dmth burrin tim,ne jetojme me gjyshen e burrit,e konsideroj si vjehrren time,kujdesmi per shtepine dhe te gjiha,prandaj vetem te jete femije i hallallit nuk ka rendesi gjinija.Por tek ne kerkohet edhe 1 trashigimtar,me sa kam degjuar 1 mjek ne Peje jep recete,por edhe 1 psikologe ne Peje e kishte 1 recete,qe me tregoj shoqja ime,por ende nuk ka qene aty.Te uroj shuume fat dhe Zoti te gezofte
Kam 4 vajza te shendosha, te bukura, po sipas deshires njeriu deshiron te kete te dyte gjinite dhe jetoj ne Ch nuk kam qene askund tash mu ka bo kompleks kjo ide, te kam nje djale, dini dikush ndonje gje rreth kesaj pyetje?