Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Bebi me peshe te vogel

Ndihme nena te dashura, jam shtatzane ne javen e 39 dhe mjeku me tha se beba peshon me pak se sa duhet 2.900, por tha se beba eshte mire, ska rendesi se shton peshe masi ta lindesh, nena jam shume e brengosur mos po me ndodh dicka me beben, a ju ka ndodh edhe juve qe te lindni femije me peshe kaq te vogel? Ju pershendes pres pergjigjet e juaja.

Lejla Lejla (14 vite më parë)
Lejla Lejla (14 vite më parë)
flm nena se po jav kthej von pergjigjet,mem fal,po e kam punen ashtu qe smuj rri net shum veq shpejt e shpejt,ju pershendes nga zemra,
(14 vite më parë)
Oj lejla po mos u bo marak se nuk e din mjekt sigurt un kur jam kan ne javen e 38 um pat than thmin e ki shum te vogel e ska pesh taman edhe hiq su pata merzit se e disha qe se din mjekt tsigurt,, kur lindi djali lindi 3520 gr edhe gjatsin e kapas taman po mos i ngo mjekt moj se smujn me dit .. Turoj ni lindje te mbar e te let ishalla ni bebush te shendosh e me jet te gjat.
Evisa Evisa (14 vite më parë)
Lejla, nqs lexon sadopak ne internet 2900 gr nuk eshte peshe e vogel, nga 2500-3500 bebi quhet me peshe normale. Une vajzen time aq e kam lind, 2900 gr. Pastaj sa e do bebin ti, 4kg e gjysme qe ta kesh dhe lindjen e veshtire, mos u frikeso per gjera kot. Te pershendes
(14 vite më parë)
oj lejla mos shko me kqyr ma per pesh ebbin em dhan pare palidhje s emir boll e ki po tahs shko em kqyr a po et shkon qdo gje mir ..ne fund te shtatzanis duhen te behen shpehs kontrollla.......per pesh mos jep pare maaa
Renata Rena (14 vite më parë)
Ne cilin vend jeton lejlaaa?
Lejla Lejla (14 vite më parë)
flm nena te dashura,une po thom tash se per pesh opet ska rensi vetem ishalla don zoti e me ndihmon me qit ne drit shnosh e mir,edhe une jetoj jasht dhe kur me tha mjeku per pesh u friksova mendova se spo dojka mu zhvillu beba ma shum,por me tha se beba mir eshte e ma boni terminin mbas nji jave me shku prap per me e kqyr se a ka shtu naj gram,por ndoshta e ka edhe per pare se i boj kontrollat te privati sa here qe shkoj me duhet me pagu ka 100 euro.
(14 vite më parë)
Lejla nese bebi lind ne termin qenka normale pesha 2500g-4500g
Nora Ina (14 vite më parë)
Vajza ka lind 1840 g djali 2130 g dhe pas lindjes kan shtu shum shpejt ne pesh tash ikan gati 20 muaj dhe jan femie te dhendetshem gati kurr nuk me smuhen, sa maj mend niher grip kan pas....ma as kurrfare problemi skan pas !Te uroj gjdo te mir
Lanika Lanika (14 vite më parë)
lejla pesha e bebit nuk dihet e sigurt asniher deri sa te lind bebi ateher e din sakt sa peshon edhe 2.900 nuk oo pesh e vogel dikush e lind fmin me pesh 2.500 motra ime e ka lind vajzen 2.500 edhe super oo qika ma e madh se motra ime esht ber
Renata Rena (14 vite më parë)
Sikur te kisha edhe un fatin si tendin ta lindja bebin 2.900 gr.Un para dy jave isha ne kontroll ne javen e 35 gjinekologja me tha qe bebi im eshte shum i vogel 1.800 gr,sepse edhe un peshoj pak.Tani jam ne javen e 37 te henen e kam kontrollen perseri dhe jam ne ankth se qfar do te me thot rreth peshes se bebit,nese do te lindja bebin mbi 2.500 do te isha shume shum e knaqur,keshtu qe mos u shqetso se bebi yt nuk ka pesh te vogel sipas mendimit tim .
(14 vite më parë)
Lejla pesha e bebes tende eshte shum mire eshte mbi vleren e peshes e cila ne mjeksi konsiderohet normale.dhe pastaj mendoje tjetren do e lindesh shum me leht besom.djali i peshonte 3.600 dhe kur i tregova kunates tha uff laura inshaAllah te ndihmon Zoti se sa me i madh ma veshtir. edhe me mjeksi femijet qe lindin ne peshe me te madhe shtojne me pak,kurse ata me peshe me te vogel shtojn shummmm me shpejt.
Nila. (14 vite më parë)
Lejla pesha e bebit nuk dihet asnjehehere sakte, dhe une jam shtatzane dhe jetoj jashte dhe ketu ku jetoj une nuk ta thone kurre peshen e bebes sa qe nje dite shkrujta ketu ne portal se u bera merak pse mos ta dije dhe une peshen e bebit tim, por sdo thote gje ti marshallah e paska tamam nuk e ke as te vogel as te madh, pastaj te vjetrit thojne nje fjali, "Me mire me u rrit ne fushe sesa ne gune" ;) Te uroj nje lindje te lehte dhe me nje beb te shendetshem.
Luis Luis (14 vite më parë)
lejla per pesh kurr nuk thojn njejt 1 muj para se me lind djali mjekja me ka then esht 4 kg pastaj ne spital me than 3 kg veq e kur lindi 3600 nuk munden me dit te sigurt edhe nese peshon 2900 e dashur esht pesh normale edhe per ty ma mir s elind ma leht
(14 vite më parë)
Lejla ti vec inshalla lind me lehtesi e nje bebush te shendetshem,e per peshen mos u lidh shume se asnjiher mu ne shtatzeni nuk me ka thene njejte.Here me pak e here me shume gram,kryesorja ti e paske cu deri ne fund shtatezanine e shume shpejte do ta kesh ne krahe tua beben
Ida Arvensi (14 vite më parë)
djali im ka lind 2.600 dhe sot qe eshte 4 muash peshon 7.dicka........mos u bej merak eshte gjithcka brenda noormales
(14 vite më parë)
Lejla shtatezanija e pare, edhe javet e para te bebit, per nena ishin shume te frikeshme, eshe sikur te te thot mjeku cdo gje eshte perfekt, prap frikesohesh. Po tash them, as 3% e gjerave per te cilat jam merakosur, nuk kane qene merakosje te arsyeshme
Rita . A (14 vite më parë)
valla lejla mi 2.5 osht pesh normale e sdi qka paska filozofu aj mjeku nuk domethon me bo 3.5 ose 4 kg , bile sa ma e vogel bebja ti e ke ma leht me lind nese lind normal , un e kom bo 3.100 nuk kom hek n lindje edhe shum shpejt ka shtu tani beba , hiq nuk ka gajle mos u bo marak me rendsi me qen i shnosh e tani shton kg duke u rrit ..
Lejla Lejla (14 vite më parë)
flm nena shum,ju pershendes
Aleksia Hajdini (14 vite më parë)
mendimi im eshte se nuk duhet te shqetesohesh fare per kete gje. kur linda mbaj mend nje fjale qe me eshte ngulitur ne mendje \"nuk ka rendesi shume pesha e femijes , por pjekuria e tij\" qe do te thote se femija i merr kilet dhe shendetin edhe mbas lindjes, rendesi ka dale ne jete ne momentin dhe kohen e duhur. te uroj nje lindje te lehte e te bekuar
Ne La X (14 vite më parë)
kur lexova komentin tend.mu rrengjeth mishi kur the eshte shtatezania ime pas 7 viteve.urime dhe bebin do ta kesh si kokrra e molles dhe do kenaqesh me te kur ta kesh ne krah.gjithe te mirat e dashur.
(14 vite më parë)
...lejla e nderuar ski nevoj mu brengos ,shembull mu mkan thon 3 dit para se me lind qe beba i ka 3 e300kg e mas 3 dite e kom lind beben 4 kg .Nuk munden me ja qellu mjekt gjithmon.
(14 vite më parë)
lejlaaa pesha e bebeit ton nuk esht e vogel se di qafr mejku esht aji q e te ka than e vogel normal esht......pej 2 500 esht normal e ka q elindin edhe me te vogel...uroj nje lindje te lehet e bebi te shendosh...edhe pa lind s edin sakt kurr peshen
Lejla Lejla (14 vite më parë)
oj nena shum shum flm per pergjigjet e juaja me qetsuat se me ka tranu mjeku me fjal ma bojke beba e vogel,eshte shtatzanija ime e par mbas 7 viteve,e hastret po e pres qe ta shoh bebin ne duar shendosh e mir.Edhe njihere ju falenderoj per ndihmen e ju pershendes te gjithave me zemer.
Merita 1 2 (14 vite më parë)
Lejla mos u shqeteso se nuk qenka puna per me u shqetesu, ka raste qe i lindin edhe me te vegjel, ti kur te lindesh, beba dita dites rritet, bile per ty ma mire eshte se lind ma lehte. Une 4 kg e kom lind djalin tash them o zot si kam guxu me lind se gjinekologu me pat thene kanalet nuk i ke edhe shume te gjera, sdi a do mundesh ti perballosh me kete peshe te bebes, po fale zotit ja arrita. Te pershendes dhe mos u shqeteso. Harrova me cek ultrazeri asnjehere nuk mundet me qene shume i sakte ne peshen e bebes, ndoshta beba jote peshon edhe me shume se 2.900.
Ne La X (14 vite më parë)
moj lejla..moj na trembe..kur pash ate titulll mos u shqeteso nuk eshte asgje.nje qe njiohura ime..e lindi vajzen 1 e 600 .une jam binjake..dhe kam lindur 2 e 4oo kurse motra ime binjake. 2 e 3oo e prandaj su beme ne qe te dyja.femijet qe lindin me te paket ne peshe shtojne me shpejt e dashur .mos u shqeteso.nje lindje te lehte.
(14 vite më parë)
Lejla kunata ime e ka lindur 2500g, sot eshte ne klase te trete, eshte me i gjati ne klase, edhe jo pak, por dukshdm me i madhi. Plus mjeket nuk e dijne kurr sakte.
Meri H. (14 vite më parë)
Lejla as mos ta ndin bile,,,me ransi me kan bebe e shnosh se shton masanej sa te dush,,,une e kam lind 2 990,,per marak e ki beben,,,sdi pse tka than e vogel bile. Sa ka shtu djali jem masanej ,,u ba lluc.
(14 vite më parë)
tung e nderuar mos u shqetso sepse ndonjeher edhe mjeket bejne alarme pèr kot.un kur isha me bar me thas se bebin se ke te zhvilluar sa duhet dhe se eshtew pèr 2 jav me e dobet por asgje kur lindi vajza ishte shum mir veq shqetsime kot,,sepse pesha sa me e vogel aq me leht e ke pèr te lindur te kuptoj shum mir se je e shqetsuar..vajza imi lindi me peshen 3.200gr jo aq e madhe por e shendosh e masandej shtonte normal..mos u shqetso do te shtoj ende bebi jot gjer sa te lindish mos u ben merak....te uroj lindje te leht te gjitha te mirat...
Kosovare 1 (14 vite më parë)
Djali i vellaut tim ka lindur me me kohe dhe ka peshuar vetem 1.950 kg ,sot ka moshen 11 vjeqe dhe eshte i shendetshem shume.Un kam lindur parakohe (java e 33-te)vajza ka peshuar 1.500 kg,tani ka 16 muaj,ka arrit peshe normale(10 kg),po ecen,eshte shum e shendetshme vetem nje here e kam pasur te semure nga gripi.Pesha mbi 2.500 kg konsiderohet peshe normale.Mos ki merak,por nganjeher edhe nuk jane te sakte ne matje.Eeee kur beri beba ime 2.800 kg mu duk se u bo grua haaa...
Hamdije ... (14 vite më parë)
pershndetje lejla hic mos u brengos e dashur se nese ai te ka then 2900g te jesh e sigurt qe do dal me shum se bebin ne bark asnjeher nuk mund ta peshojn drejt e peshojn perafersisht..po edhe nese eshte 2900 nuk ka rendsi pesha me rendsi eshte te jete shendosh e mir..motra ime ka lind vetem 800g po ce ku eshte me dy fmi e e shendosh si molla:-)..te uroj lindje te leht dhe bebush/e te shendosh
(14 vite më parë)
prsh lejlaa une djalin e kam lind ne javen e 42 me peshe 2880 gram tash mi ka 3 muaj peshon 6 kg dmth mos u ben merak per kete se esht i vogel se edhe une u pata tranu gati mirpo edhe gjate lindjes e kam pas ma leht se nuk jam mundu shum perveq dhimbjeve normal qe kam pas

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?