Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Perde ne miter

Dje kisha takimin me mjekun dhe me tha qe paskam nje perde ne miter qe pengoka shume ne mbetjen shtatzane. E pyeta pserse nuk me kishte thene qe ne fillim por ai tha se pa 1 vit tentim per shtatzani nuk mund te benim asnje lloj nderhyrje, tashme eshte koha e pershtatshme per ta bere ate. Ka pasur ndonjera prej jush kete problem. Une kam shume frike, ne fund te javes kam takimin e fundit qe do me lere dhe diten e nderhyrjes.

(14 vite më parë)
julkajulka (12 vite më parë)
Pershendetje!Edhe une kam te njejtin probleme,kam ngele tre here shtatezane dhe i kam abortuar dhe te gjitha analizat i kisha mire mu desh te shkoja ne Rome dhe atje pasi me bene histeroskopine me thane qe kam septum dhe se ishte goxha e madhe 2/3 e kavitetit dhe gjinekologia ime nuk e kishte kapur fare ne eko.me thane qe 80 % te rasteve eshte kjo shkaktare e aborteve dhe une tani jam e lumtur qe u gjete pergjigja.Edhe une ne fund te Nentorit in sha allah do ta beje nderhyrjen dhe nuk kam frike fare.Gjithsesi ti e dashur Zoti ta lehtesofte he pas kesaj te gjitha ti harosh e me nje djale.gjithsesi pas oreracionit jane i thuaj pershtypjet e tua.
S Erika (14 vite më parë)
Ja po e pyes tani s erika, faleminderit
(14 vite më parë)
S Erika une kete problem ma kishin thene larg e lart por nuk me shqetesuan, me pare, operacionin e bejne disa klinika varet nga lloji i perdes dhe madhesia e saj, te pkatne keshtu me thane, shkon te 1 miljon leke me gjithe mjekimet nga parpa po flas per privat se ne shtet nese njeh ndonje mund ta besh lire, ne Itali eshte akoma me shrenjte se ketu. 5% e femrave e kane kete problem sipas mjekeve, por nje pjese ngelen shtatezane, por ti me mire pyet mjeket ketu, te pershendes
S Erika (14 vite më parë)
Eris te lutem me thuaj sa kushton ky operacion pasi kete problem e ka dhe nusja e vellait tim, ajo e ka kapur qe ne fejese dhe e di qe e ka kete problem, por ajo nuk ka tentuar asnjehere per shtatezani? Me thuaj kur te mundesh, suksese ty dhe flm
(14 vite më parë)
Rreth perdes ne miter nuk kam ndexhuar ??? Te deshiroj suksese dhe nje shtatzani sa me shpejt.
(14 vite më parë)
Uroj qe kjo ka qene arsyeja, qe telesh mderhyrje te sukseseshme, dhe te te plotesohet deshira me femije te shendoshe
Drita Rita (14 vite më parë)
Eris mos u frigo tash nje shoqe e ka bere kete nderhyrje dhe ka kaluar shume lehte ti mendo vetem pozitiv dhe cdo gje do te jete ne regull , pas kesaj inshalla me lajme te mira
(14 vite më parë)
Shume faleminderit Loreta, mjeku me tha qe jane te vogla mundesite per shattezani nese nuk e heq, qa me tep[er qe une kam 2 vite qe tetnoj, keshtu tha skemi ca presim me
Loreta Lori (14 vite më parë)
erisa mos u bo merak se edhe une kam perde ne miter dmth ajo po e ndan mitren ne dy pjes mirpo une se kam dit se e kam dhe kam mbet shtatzen dhe kam lind tani djali i ka 2 vjet. te dikush po dufke me intervenu dikujt spo i pengojke mu mjeku me tha a po e shef se nganjeher zoti ta jep vullnet dhe e shkel edhe problemin. une tash kur kom ba kontroll u konstatu se ende e kam perden mirpo a do ngeli shtatzen prap pa nderhyrje varet. te uroj sukses ty mos u brengos se nuk ish problem rend
(14 vite më parë)
Ju faleminderit te gjitave
(14 vite më parë)
Rea nderhyrjen do ta bej jashte, ne itali te henen nisem, preva dhe bilatat, me kane rekomanduar nje mjek shume te mire ne rome, mario antonio congiu quhet mjeku, kam motren aty dhe ajo mi ka rregulluar te gjitha. Por sesi me duket. Do bej te gjitha analizat dhe pastaj do em vendosin diten kur duhet te bej nderhyrjen
Marsida Ashiku (14 vite më parë)
pas kesaj shpresoj shume te na japesh ndonje lajm te gezuar, dhe jam e sigurt qe shume shpejt do ta marim ate lajm qe ti do behesh me bebush, vetem per ate mendo...
Marsida Ashiku (14 vite më parë)
Eris, se pari mos u merzit, te shkuara dhe qofshin pa zarar. Mos ki merak fare cdo gje ka per te shkuar me se miri, do ta shohesh vete ti. \"zoti\" i ka duart plot, mos u merzit fare. Te uroj sherim sa me te shpejte....
Adre Tirane (14 vite më parë)
Eris se pari mos lexo shume ne google se aty cmendesh. Sa kam lexuar per probleme te vogla te vajzes dhe mua me ikte truri por vajza i ka kaluar lehte. per problemin tend nuk kam degjuar por kam degjuar raste kur kane bere nderhyrje dhe me pas kane ngelur shtarzene. Nuk e di ku ndiqesh me ke mjek. Nese ke besim ne profesionalizmin e mjekut ok por une vete si natyre jam gjithmone per nje opinion te dyte. Nese ke besim te mjeku se eshte profesional ok vazhdoje nese jo bej nje kontroll pikerisht per kete problem te nje mjek tjeter. Une di te them per nje shoqen time qe donte te mbeste shtatzene vajti te materniteti i vjeter u kontrollua te nje mjek ai i tha ke nje infeksion shume te rende dhe ke pak mundesi per femije. Kjo goca ishte nga Berati konviktore ne TR. Mamaja e vet e coi te nje mjek ne Berat ai i tha ke nje kist. Ajo mjekoi kistin dhe me pas mbeste shtatzene shume kollaj. Tani ka dy femije. Nga ana tjeter opinioni i dyte ka dhe anen negative se dy rezultate te ndryshme te bejne akoma me konfuze. Gjothcka varet sa i zoti eshte mjeku dhe sa besim ke tek ai.
Ajshe Gashi (14 vite më parë)
Mos u frikso e dashur ndoshta pas kesaj do ngelesh shtatzen te uroj nga zemra te kalosh sa me leht dhe se shpejti me nje lajm te gezuar
Anisa Durres (14 vite më parë)
Eris inshAllah pas kesaj nderhyrje do na njoftosh per ngeljen 7zen. Do te keshilloja te mos ta ngarkosh trurin shum duke lexuar ne internet per kshtu gjanash sepse vetem sa behesh edhe me merak. Un para se te lindja kisha nje infeksion per cka bera gjith are kurim dhe po lexosha lloj lloj gjanash kur ne fund me tha mjekja ime qe nuk ka naj problem siq mendon ti vetem mund te japi temp. kaq. Keshtu qe mos u shqeteso fare se perderisa mjeku ta ka rekomanduar besoj qe ai e din me mire. InshAllah kalon sa me mire gjat operimit.
Sara :d (14 vite më parë)
e dashur te uroj shume sukses qe pas kesaj te ngelesh shtatezan....mos ki frike une para 1 muaji e bere nje kesi lloj operimi( por per kanale te mitres), e sa per sukses drejtohu te Zoti
(14 vite më parë)
Kam shume frike vertete me ka hipir frika ne maximum, me thane qe eshte nderhyrje e veshtire,po lexoja dhe ne interenet dhe ka raste qe rrezikohet dhe jeta nese nderhyrja nuk behet ashtu sic duhet, kam frikeeeeee
Mimi 2014 (14 vite më parë)
Suksese eris e ishalla na jep lajmin e mire pas ketij intervenimi .
Delisia Delis (14 vite më parë)
Histeroskopia Është metoda më efektive përcaktuese për shikimin e gjendjes së brendshme të mitrës. Nuk përdoret vetëm në përcaktim , por nëse nevojitet të jep mundësinë e kryerjes së disa ndërhyrjeve të vogla kirurgjike në të njëjtën seancë.Veprimi kryhet kryesisht nën anestezi të përgjithshme.Është një veprim i thjeshtë por efektiv sidomos për kurimet që bëhen për perdet brenda mitrës (septum) , polipet ose miomat.
(14 vite më parë)
skam ndegjuar per kete lloj probemii me pare , por sidoqoft uroj qe te kesh sukses dhe te lindesh nje bebe te bukur.te pershendes.
Ne La X (14 vite më parë)
nuk di per kete.por nese te ka thene per nderhyrje mos ki frike..kam lexuar nga ty qe deshiron nje femije..dhe cdo gje ja vlen per ta pasur vetem mos u streso dhe mos u frikso per asgje por shpreso per plotesimin e endrres tende pas kesaj nderhyrje.uroj qe cdo gje te shkoje mbare e dashur.
ija h (14 vite më parë)
Pershendetje Eris Maris , shpresoje qe mjeku e ka gjetur shkakun edhe besoj qe pas kesaj do mbetesh shtatzen , une kete rast skam pasur as skam degjuar por mike e nderuar mos ke frik se do behet mire , te deshiroje shume sukses

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?