Pershendetje nena! Une jetoj ne UK. Jam ne javen e 34 te shtatzanise dje kisha nje kontroll dhe me pyeti mjekja qe gjate lindjes se bebit deshiron qe te behet gjilpera ne kofshe per daljen e placentes per 5 minuta. Une nuk kam degjuar ndonjehere ne vendin tim ne Shqiperi qe mund te behet kjo gjilpere per daljen e placentes direkt, dhe ngela nuk e dija su tu pergjigjja e pyeta mos ka ndonje efekt anesor me tha jo. Por jam e shqetesuar ne merak a mund tme jap ndonje shqetesim mbrapa kjo gjilpere, doja te dija nga ju nena neqoftese ndonjera nga ju e ka bere a di rreth kesaj gjeje ka informacion. Ju falenderoj shume.
Nila.(14 vite më parë)
(14 vite më parë)
Une kur kam lind, placenta ka dal menjehere pas bebit. Mirepo paraprakisht me kane thene qe nese ka problem me daljen e placentes e provojme me akupunkture. Pasi qe te ka sugheruar mjekja, nuk besoj qe eshte e demshme
Pa hy ligji n\'fuqi per sigurim shendetesor kshtu kena me pas gjithe edhe kur tjau bojne rrogat atyne ka 2000 euro nashta ndryshon situata pak diqka . Veq mend per tjeter here se une ma ne Ks nuk lindi , kom me shku jashte dikun se nuk hi ne dore te tyne
e ndoshta kjo osht per te miren tonde , e na nuk e dijm mundemi met kshillu gabim kshtuqe ma mir spo flas hiq , ktu n kosov nese nuk ki te njofshem veq ta bojn mshele gojen , jepi zoor , qite beben ka raste kur t mshojn shuplaka , qka me bo , kjo osht jeta e hidhur nkosov , shyqyr je jasht sepse pacientit i kushtohet nje kujdes shum ma i madh
as un nuk kom ndegju kurgjo per shkak se kom lind n kosov dhe menjher si e kom lind beben , placenta u dal vet .. mirpo ka raste qe kan probleme .. nuk e di konslutohu me dikend qe jeton jasht dhe ka pervoj , sepse tek ne dihen kushtet , mjeket nuk kujdeset per pacienta ashtuu qysh kujdesen jasht ..
Nisa e vertete ajo qe thua qe shum nena ankohen dhe mjeket ne te shumten e rasteve thojne nuk ka efekte anesore,por fundja e fundit dhe nje aspirine qe pin ka efektet anesore :) Dhe ne kte website futem shpesh dhe lexoj dhe ka mendime te ndryshme dikush esht pro dhe dikush kundra. Ktu ndryshon cdo gje nga europa Nisa duke filluar qe nga vizitat gjinekogjike ekot e me radhe...
Nila , po te kishte ne Kosove aso gjilpera une per vete do ta merrja pa hezitim , ndoshta rasti qe me ka ndodhe me placentë më bën te mendoj keshtu , do pranoja me marr menjehere .Por kjo qenka punë qe do vendosesh ti ,e me siguri te ndihmon shume edhe mendimi i mjekes tende . Kerko info sa me shume lidhur me te . Tung zemer kalofsh sa me mire
Nila un te kisha reomandu qe te perdoresh web site babycenter uk dhe te pyesesh nenat te cilat jetojn ne vendin tende, sepse ne europ nuk eshte e njofshme kjo mentode.nese pyet doktoret per efekte anesore, jo ne pak raste ato pergjigjen jo, por ne dim shum raste qe nenat ankohen nga i njejti problem.
Nila.(14 vite më parë)
O Ammy te falenderoj nga zemra per pergjigjen tende me lehtesove shume, sepse nuk e di si te veproja, ngaqe eshte hera e pare qe behem nene. Te uroj dhe ty tet rroje goca u befte 100 vjece.
pershendetje nila...perderisa nuk ka efekte ansore pse mos ta marresh...une se kisha degjuar kte me pare...mua placenta me ka dale pa problem ose me sakte as qe e kam ndejr fare se e kisha mendjen tek vajza :) nuk do te keshilloja gjilperen kunder dhimbjeve qe merret ne shtyllen kurrizore...une e kam marre dhe kam dhimbje akoma ne shpine ...
Merita flm. Ketu eshte cdo gje ndryshe kjo gjilpere behet per te shpejtuar procesin e daljes se plote te placentes dhe un nuk ja kisha idene por shum nena ketu e bejne dhe max per 10 min. del placenta nuk eshte e detyrueshme te behet me domosdo vec kush ka deshire e ben,e dikush jo,un e kisha merak mos ndoshta jep ndonje efekt anesor por mjekja thot qe jo thjesht shpejton daljen e placentes. Ne nje forum anglez Merita kam lexuar qe shum nena e bejne kte injeksion e disa jo,ky injeksion eshte i mire ngaqe dhe nuk ke gjakderdhje te medha mbas lindjes.
Pershendetje sapo u regjistrova dhe pash pyetjen tende edhe un jetoj ne london dhe kam nje vajz 15 mujajshe dhe kur kam lindur e kam ber ate gjilpere dhe te siguroj qe esht shum e mir brenda pese minutash te del placenta komplet dhe nuk ka as nje lloj efekti ansor te uroj gjith te mirat
As une nuk paskam degju per kete lloj gjilpere qe merret per daljen e placentes,une pasi linda me ka zgjat pak deri sa ka dal placenta per shkak te mpirjes epidurale une skam mund me shty me dal e me kane ndihmu mjeket por gjilper nuk me kane dhene e as qe me kane permend.Mire te kane thene disa nena qe beji pyetje mjekes per te marr informata sa me te hollesishem
Po pasi që ta ka preferuar gjinekologja ndoshta eshte mire ta marresh , pasi qe ne mjekesi eshte i njohur termi mitra dembele ,dmth ka raste qe nuk del teresisht placenta . Mu me ka ndodh ashtu qe mka mbet gjysma e placentes mbrenda dhe mjeket nuk e kan bere pastrimin aty per aty por me kane leshuar te shkoj ne shtepi sepse kinse gjate kontrollit me ultraze nuk kane pare mbetje te placentes . Pas 5 diteve prap jam kthyer ne spital per tu pastruar se mu pat leshu gjakderdhje e madhe . Fol më detajisht me mjeken per rëndësine e kësaj gjilpere dhe a duhesh patjeter me marrë. Ndoshta ajo te ka thene me marr per te miren tende . Sa i perket spitalit ne Prishtine i tere reparti i konzervatives ka qene me gra qe jane kthyer perseri ne spital pas lindjes shkaku i placentes . Ketu kujdesi eshte minimal . Ke fat qe jeton jashte sa i perket ketyre gjerave ,me siguri atje kujdesen shumë më shumë . Te uroj lindje te lehte dhe kur te lindesh tregona si ka shkuar lindja .
Pershendetje Nila , nuk kam degju qe merret ndonje lloje gjilpere per te dal planceta , une kom pas nje lindje parakohe por lindja ka qen normale por planceta mka dal ne menyr natyrale , keshtu qe spo di pse atje e preferojne kete , te pershendes shume , benja nje pyetje mjekes pse a nuk del thuj planceta vet , pse duhet marr gjilperen , te pershendes dhe te uroje lindje te leht
Nila placenta del ne mnyr normale pse ki neoj me marr gjylpane,,,te naj nane vonon nashta pak ma shuje,,,psh une pak minuta pa me kalu koha normale qe asht e caktume per me dal placenta mka dal,,,ama ne shumicen e rasteve del pa problem. Spasna ndigju kurr qe ka ksi lloje te gjylpanave,,nashta nanat tjera kan informacion.
Pershendetje nena! Une jetoj ne UK. Jam ne javen e 34 te shtatzanise dje kisha nje kontroll dhe me pyeti mjekja qe gjate lindjes se bebit deshiron qe te behet gjilpera ne kofshe per daljen e placentes per 5 minuta. Une nuk kam degjuar ndonjehere ne vendin tim ne Shqiperi qe mund te behet kjo gjilpere per daljen e placentes direkt, dhe ngela nuk e dija su tu pergjigjja e pyeta mos ka ndonje efekt anesor me tha jo. Por jam e shqetesuar ne merak a mund tme jap ndonje shqetesim mbrapa kjo gjilpere, doja te dija nga ju nena neqoftese ndonjera nga ju e ka bere a di rreth kesaj gjeje ka informacion. Ju falenderoj shume.