Si ju kam te dashura mike?
Pershendetje te dashura mike si ju kam? Si ja keni kaluar keto dite, une kam munguar disa dit pasi isha me pushime me njerzit e burrit ne nje fshat ne Vlore ishte shum bukur, sot ne mengjes u kthyem, o zot sa jemi kenaqur, sidomos vjerra dhe vjerri pasi nuk kane qen ndonjehere ne shqiperi, i pelqeu shum ky udhetim... Nuk ju kam shkkruar pasi ter diten kam qene duke shijuar plazhin dhe rrezet e diellit e duke mesuar peshkimin e ndersa darkave shetitje ,kamping, darka te shijshme. Kaluam per mrekulli. Shkova dhe nje dite tek njerzit e mi dhe u cmalla pak me to... Ju si jeni bebushat si i keni, pak a shum i kam lexuar disa teme se u futsha ndonjeher ne oret e nates dhe doja ti uroja Shkendijes dhe Behares urime per lindjen e bebeve, ti keni me shendet e jete. shijoni memesine tani.. Ah se harrova tju them se vajzes time i doli dhembi i pare, ueee sa jemi gezuar familjerisht, dhe e kemi festuar, falenderoj shum Lina M dhe Lorenen qe mu pergjigjen para ca ditesh kur i pyeta rreth dhembit te pare.. Ju pershendes te gjithave dhe qofshi mire.. Shum puthje nga une per ju dhe bebat tuaj
Eliza M
(14 vite më parë)

