Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Humbja e formes se gjinjve pas lindjeve

Pershendetje nena te nderuara, une pas lindjeve po e shoh qe disi gjinjte me jane prishur, me jane varur, dhe nuk duken ne forme, disi pa forme, jam shume e merzitur per kete, sepse asgje nuk me ri si duhet, edhe kur zhvishem me vjen keq po mi pa dikush keshtu! Sidomos bashkeshorti! Si mendoni ju, a ka ndonje menyre pervec asaj me operim per ti kthyer formen apo per ti rregulluar? :( Flm te nderuara.

Argjentina (14 vite më parë)
(14 vite më parë)
Argjentina une edhe nga natyra i kam te mira, kam than qe pas lindjes kan me mu prish, e kam mbajt vajzen e madhe ne gji afer 2 vjet, gjate gjithe kohes njeren e kisha me te vogel, u merzitsha edhe une, po pasi e ndava nga gjini, pas nje kohe mu kthyen ne formen e meparshme, jo 100% si perpara, po diku 70% po...tani prape e kam femiun tjeter ne gji, po kujdesem me ia dhan te dyte qe mos me me mbet njeri me i vogel, niher mire i kam, te shohim me vone...po gjithsesi se te rregullohen pas nje kohe kur nuk e ushqen femiun me gji!!
Argjentina (14 vite më parë)
Flm shume Bolina, je shume e mire... Nora une nuk po du jelek me mbushje, po du mi rregullu gjinjte... se kur po shkoj ne det, shume keq po doken, po edhe nshpi, gjeth me jelek me mbushje spo rrihet... :( najhere po me mushet menja me i bo operacion!
Hamdije ... (14 vite më parë)
nora edhe un do kisha dasht qe te qeja ketu ne ch bh te mbushura po ska jan te thjeshtz un i kam ble me te shtrenjta gjojase me re mira po jan njejt si neper dyqanet :-(..po mbas gjidhenjes shpresoj qe dom regullohen se mjekja mka then qe mbas gjidhenies mund te behen disa ushtrime per sforcimin e gjinjeve
Nora Ina (14 vite më parë)
Ashtu edhe mu bile te vogla ikom pas tash pas lindjes edhe me te vogla mkan mbet, une ikom ble ne kosov bh( jelek) jan te mbushne me singjer shum, dhe gjith kur dal i veshi ato shum ta japin formen e mir te gjoksit :-) saher se shkoj ne kosov i blej atje se ktu ne ch qasi skom gjet !
(14 vite më parë)
crema antigrietas quhet preparati qe kam perdor une.lyeji here pas here thithkat,edhe bebit nuk i ben dem kur tafuse ne goje.eshte e firmes avent.un kete kam perdor e ke perfekt dhe kështu një mike i kish thën një nënes tjeter me i ly me këtë....
(14 vite më parë)
lexo dhe këtë dhe shikoj këto foto, ushtrime për gjoksin pas lindjes, uroj që të ndihmojnë sado pak... http://www.telegrafi.com/lifestyle/ushtrime-per-gjoksin-pas-lindjes-75-35.html
Argjentina (14 vite më parë)
Shume flm bolina, paska disa menyra, e tezes tane a i ka ndihmu, cilen pe provon ajo? Flm edhe njehere bolina.
(14 vite më parë)
Për ushtirme spo di si të të tregoj, se ndoshta nuk më kupton....
(14 vite më parë)
Të gjitha do të dëshironim të kishim një gjoks të fortë dhe të rrumbullakët. Por pas lindjes jo të gjitha gratë arrijnë të kenë një gjoks të mirë, pasi shfaqja e ragadeve dhe zbutja e menjëherëshme si rezultat i qumështit e vështirëson vizionin e perfektësisë. Pikërisht për këtë arsye shikojmë një rritje të ndjeshme të operacioneve plastikë për rritjen e gjoksit (silikon). Megjithatë, sipas mjekëve parandalimi dhe përkujdesja e përditëshme përbëjnë terapinë më të mirë, (pa u nevojitur bisturia dhe narkoza). Më poshtë do tju sugjerojmë disa mënyra me qëllim shmangien e zbutjes së gjoksit. Maskë për gjoks të fortë: Brenda një ene me 1 litër ujë vendosni pak kamomil dhe lule hithëre. Pastaj merrni një pecetë lageni me përzierjen në fjalë dhe vendoseni mbi gjoks për rreth 10 minuta. Në vazhdim bëni masazh me vaj kamomili. Ushtrim fizik: Siç e dini, ushtrimi fizik ndihmon në forcimin e muskujve të gjoksit. Prandaj mundohuni të bëni ushtrime të ndryshme gjimastikore, kryqëzoni duart para gjoksit pastaj i hapni me lëvizje rrethore. Yoga ndihmon gjithëashtu në çlirimin nga streset dhe forcimin e muskujve të gjoksit. Ushqime: Mirë është që të konsumoni disa ushqime të caktuara, kryesisht (zarzavete) lakra, brokol, spinaq etj sepse luftojnë estrogenet që marrim nëpërmjet disa ushqimeve të cilat ndikojnë dhe në zbutjen e gjoksit. Ajo çka duhet të bëni është përkujdesja e përditëshme e gjoksit dhe trupit në përgjithësi. Sidomos në muajt e verës mos përdorni sytjen të ngushtë. Kur bëni dush mos nguroni të hidhni pak ujë të ftohtë në pjesën e gjoksit pasi bën mirë në fortësinë e tij.
Argjentina (14 vite më parë)
Bolina tregoma te lutem se jam ne hall, pse nuk di si?
(14 vite më parë)
Unë e di një metod për forcimin e gjinjëve se kam provu unë se di sa ka efekt ama tezakja e ka provuar dhe e provon ende.ama se di si të të tregoj....

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?