Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pozicioni i gjumit te bebes

Pershendetje nena, si po ja kaloni me veren? Doja te dija nese bebet tuaja flejne me barkun poshte (permbys), sepse djali im 5 muajsh qe kur ka mesuar te rrotullohet flen permbys, sado e kthej ,ai vazhdon me te tijen. A ka ndonje problem ky pozicion gjumi?

Noel Hado (14 vite më parë)
(14 vite më parë)
Nuk ka asgje te keqe kur femiu fle ne bark gjate dites, bile e ben gjumin me te qete. Gjate nates nuk preferohet betem shkak se mundet me iu zene fryma, sepse nuk mumdet me u rrotullu shpejt nese vjelle ose nese kollitet nga jarget. E vetmja arsye eshte kjo, dmth SIDS, e sa i perket shpines nuk me ka hasur te lexoj as ne libra as ne internet, pse nuk duhet lene femiu te fle ne bark.
(14 vite më parë)
Ashtu në net e lexova tek disa këshilla dhe e postova këtu pastaj.....ju kam shqetësuar por.....
Noel Hado (14 vite më parë)
faleminderit te gjitha ju nena,me keni ndihmuar vertet.Une dhe vete mundohem tja kufizoj kete sjellje djalit ,por po e marr me ngadale ,duke menduar qe ndihmoka dhe ne dicka.
Agnesaa (14 vite më parë)
Pershendetje, une e kam djalin tash 1 vit prej kur ka qene 6 javesh ka flejt permbys ka shume deshire edhe tash me shume flen permbys. Nuk ka asnje problem edhe pediatri me ka thene qe ashtu si rehatohet me mire ashtu leje, kur flen permbys flen deri ne 3 ose 4 ore nuk livrit hiq. Keshtu qe mos u be merak .
(14 vite më parë)
valllai ishalla nuk u gje shuuum e keqe se nita mi shtini ethet edhe soki..kam lexu qe esht keq po jo qishtu si keni then ju...djali im vetem ne bark flen me kthy fill apet kthehet ski qa i bon as ne krah as ne shpin se nuk flen rrall ndonjehre
Nur L (14 vite më parë)
ilva jo ska kurfar problemi,ktu ne gjermani neve na propozojn mjekt sa ma shum mi majt ne bark,se fmia duhet me pruvu mu ngre tenelt edhe trupin e ushtron kur rin ne bark ngase bon shum levizje,bile ka then me mbajt ton diten vetem me qen dikush me te..
(14 vite më parë)
Nuk është asgjë kjo e dashur....Gjithë të mirat për ju.
Noel Hado (14 vite më parë)
faleminderit,edhe une i nderroj pozicionin por kthehet vete serisht.Tani do ta mar me seriozisht,sepse deri tani e kam len ndonjehere edhe permbys sepse i pelqen.Faleminderit dhe nje here te gjitha nenave,Jeni shume te mira.
Anoda , (14 vite më parë)
Ilva edhe djali im ashtu ka fjet ne muajin e peste,une gjate dites e leja ashtu ndersa naten kohe pas kohe kur me dilte gjumi e rregulloja.tani eshte 1 vjeq dhe fle si te doje ai nuk ja prish qefin,,nuk preferohet ne bark sepse mund te kete vdekje te papritur por une nuk kam degjuar personalisht qe dikujt i ka ndodh.cdo te mire
Noel Hado (14 vite më parë)
faleminderit shume per argumentin qe solle Bolina..vertet nuk dija kete rrezik...
Linea (14 vite më parë)
Edhe djali im qysh bebe ne muajin 3 ka fillu me fjet barkas deri sa i ndihmoja te rrotullohet se nuk munde vet tash ka bere 11 muaj dhe gjumin me te mire e ben ne bark po seshte i preferuar po djali im ashtu flen.
(14 vite më parë)
E kam postuar një artikull,për pozicionin e gjumit që është i dëmshëm, por ja edhe këtu po aj postoj....Fjetja në stomak mundet të shkaktojë degjenerimin e shpinës, porositin ekspertët nga universiteti Seint Luis i Shteteve të Bashkuara. Mjeku Adam Tanase, nga ky universitet, thekson: “Kurrë mos flini në stomak. Është befasuese se si shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se sa e dëmshme është kjo për shëndetin. Pos se e shkatërron shpinën, një mënyrë e tillë e fjetjes e ul edhe shtypjen e gjakut”. Nëse nuk besoni, provoni të ecni me kokën kthyer në njërën anë. Shumë shpejt do të ndjeni dhimbje në kraharor dhe qafë. Trupi nuk e dëshiron një pozitë të tillë, e po ashtu nuk e dëshiron edhe kur jemi të kthyer me fytyrën teposhtë. Kthimi i kokës dhe qafës në pozitë të tillë, madje edhe për vetëm disa minuta, tendos ligamentet dhe muskujt rreth shpinës. Nëse në pozitë të tillë flini çdo natë, presioni në nyja dhe nerva do të rritet përderisa degjener! imi i shpinës zhvillohet me të madhe. Mjeku Tanase porosit të gjithë atë që e kanë shprehi pozitën e tillë të të fjeturit që ta ndryshojnë sa më shpejt para se të jetë vonë
Rinesa (14 vite më parë)
Ky pozicion nuk eshte i mire as per te rriturit e mo sidomos per femijet e kane shume qejf po ti duhet ta mesosh ne krahe ose ne shpine qe e ke edhe ne portal per kete pozicion, te pershendes.
Noel Hado (14 vite më parë)
faleminderit shume,une mundohem por gjithnje e gjej me barkun poshte.Koken e mban anash vete,dhe gishtin ne goje hhahah.
Hamdije ... (14 vite më parë)
ilva sic te ka then edhe soki nuk eshte e preferuar qe bebi te flej ne barke..nje shoqe e imja ka pasur kete problem me bebin e saj 6muajsh dhe pediatrja i ka rekomandu te blej jastek special per beba qe eshte si gjysem rethi dhe aty nuk mund te rotullohet dhe e vendon ne pozicionin shpin ose anash un e kam kete jastek nuk e le bebin te flej ne te se ende e kam i vogel nuk rotullohet..por para se ta ze gjumi e perkund ne te nja 7-8 min..mundesh ta blesh ne duqanet per femi
(14 vite më parë)
Deri ne moshen 1 vjece, gjate nates nuk preferohet te i lesh femijet te flene ne bark, per shkak te sids (vdekja e papritur e femiut), keshtu qe eshte e preferueshme ta rrotullosh cdo here qe e shef ne shpine. Vajza ime filloj te kthehej ne bark, une e krheja ne shpine, tash flen vetem ne shpine ose ne krah, rralle ne bark, mirepo sapo e shof e kthej ne shpine

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?