Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth peshes se vajzes sime

Prsh nena te dashura, kam nje shqetesim te madh, sot po deshta te me ndihmoni... dje e pata vajzen te pediatri edhe 10 ditesh edhe e pash qe nuk kish shtuar hiq ne peshe... une mbasi kam dale nga spitali gati 4 dite skam pas qumesht si duhet... me ndihmoni ju nena qe keni pas nje rast te tille se aty me ri mendja pse mos shtoje as nje gram hiq? Flm shume.

Mira Shabani (14 vite më parë)
(14 vite më parë)
Mirjeta njerezit perreth folin si shtoj si nuk shtoj,une vajzen kur e kam pas pas 5 dite ne kontrolle kish pas hup shume peshe e ka pas edhe carillakun e mjekja me ka than qysh tmunesh mi dhan me pi ose shtrydhe gjinin ose jepi qumsht foRmule,une e shtrydhsha gjinin ia jepsha me shishe edhe per 1 jave ka shtu peshe,jepi sa ma shesh gji edhe qetesohu ti mas pari se gjini munet me tu nal nese stresohesh,gjitha te mirat
Noel Hado (14 vite më parë)
te kuptoj e dahsur por njerezit sido te jene gjerat do gjejne dicka per te komentuar,mos u merakos per fjlaet e njerezve.Mundohu te qetesohesh ti ,sepse je akoma sensibel nga lindja,dhe kujdesu per beben ashtu si di ti.Nena vetem me dashurine qe i jep bebes e rrit.
Vina D (14 vite më parë)
Ske nevoj ti ndegjosh njerzt per rreth kur te pysin thuju 1 kile e ka shtu edhe ka fillu me fol ashtu ju thosha un haha un djalin e kam peshu pas 3 jave pastaj gjo muaj. te pershendes
Mira Shabani (14 vite më parë)
po vina edhe un ashtu e kam ditur se pas 3jave do matet ama un dje e pata ne kontroll edhe tha ska shtuar hiq ne pesh..po cka m shqetson me se shumti njerzit per reth ja nuk shton pse nuk shton kuku bre sa strese te shtin ne kok kta njerez..me shum se un qe dua te shtoje vajza ime nuk don askush nga kta njerez po tet stresojn edhe me shum ne vend qe tem perkrahin me shqetsojn edhe me shum....kur flas me juve gje perkrahje te madhe
Vina D (14 vite më parë)
pesha e bebit matet pas 3 jave, se javen e par eshte normale qe te humb bebi pesh deri 300 gr, gjitha te mirat
Mira Shabani (14 vite më parë)
patjeter e dashur se do ju shkruja ishallah do jet mir gjithcka se shum jam e shqetsuar..flm dhe njeher jeni shum te mira
Noel Hado (14 vite më parë)
asgje e dashur,te gjithe nenat e kuptojne shqetesimin tend.Mundohu qe qetesohesh disi.Por se si pin bebi kuptohet,nga panolinat,se si flen gjume,sa ngushellohet kur qan etj.
Edlira Tirane (14 vite më parë)
Mirjeta , mos harro te na shkruash te premten pasi te jesh kthyer nga pediatri, kalofsh mire e dashur!
Mira Shabani (14 vite më parë)
flm shum e dashur do duroj deri te premten po valla shqetsimi i madh eshte..flm shum per perkrahjen tuaj
Noel Hado (14 vite më parë)
e dashur ndoshta bebi nuk pin,nuk thith qumeshtin dua te them.Je akoma ne kohe per te ndihmuar bebin te shtoje peshe,Une ne muajin e pare kam pas marre peshore me qera dhe e peshoja para dhe pas pirjes ditet e para.Ndonjehere bebet e perdorin si kape gjirin nuk thithin gje.Uroj gjith te mirat per ty dhe vajzen.
Edlira Tirane (14 vite më parë)
po Mirjeta te gjitha nenat keshtu behen per femijet e tyre por kur je nene e re nuk di perse te shqetesohesh me perpara, te gjitha i kemi kaluar keto, por ti prit me durim deri te premten kur ke viziten tek pediatri edhe inshallah te ka shtuar peshe ( ne pergjithesi shtojne 20-30 gram ne dite)
Mira Shabani (14 vite më parë)
mir thua ti edlira po tash kush ma largon mendja nga aty mua..edhe buri keshtu me thot mos u bej merak se fmi eshte edhe shum nxeht eshte ndoshta i pengon pak temperatura ai mundohet tem qetsoj po ne nenat jemi me te ndjeshmee
Mira Shabani (14 vite më parë)
flm shum per pergjigjet e juaja nena te dashura..po shqetsohem se tash te premtem perseri kam termin te pediatri tha ta peshojm prap te shohem si do jet...ishalla eshte problemi te qumshti e nuk eshte te vajza se shum jam e shqetsuar...
Edlira Tirane (14 vite më parë)
Edhe dicka tjeter, une do te rekomandoja ta peshoje vajzen cdo 4 jave ose 3 jave po pate merak, kjo per faktin qe mos te behesh shume e fiksuar me ka shtuar a sme ka shtuar ne peshe :)
Luis Luis (14 vite më parë)
mirjeta esht shum normale me humb pesh djali im ka lind 3600 pas lindjes ra ne 3200 e ni dit para se me dal prej spitalit ja nisi me shtu e tash shum mire sht ne spital esht normale se humbin pesh bebet prandaj ski nevoj mu shqetesu..
Mira Shabani (14 vite më parë)
flm shum e dashur po vajza ime i pat humb disa gram ne spital pas lindjes dmth i humbi nja 150gram po tash me shqetson ajo se pse nuk ka shtuar per ket jav qe kemi qen ne shpi...edhe vajza ime e ka verdhzen po e shoh se ngadal po i largohet...vertet jam shqetsuar shum
Meri H. (14 vite më parë)
Mirjeta ti pasdke lind qysh e pash me 9 qershor,,,,parashihet ditet e para bebet me humb ne pesh edhe ashtu ndodh...javen e pare ose 10 dite e para bebet humbin ne pesh..kshtuqe mos u shqetso shume...kur e ke pesu qiken te nesermen ne spital me siguri ka peshu ma pka se diten qe e ke lind,,,une djalin e kom lind 2990 te nesrit ka peshu 2800...mas nji jave qe e kom mat vetem 200 gr i ka fitu. edhe qumshti nuk te vjen menihere si te lidsh fmin...shtine sa ma shoesh ne gji beben per me stimulu ardhjen e gjiut,,,pi qaj kamomil edhe prit edhe nji jav spaku e qoje mate beben a ka shtu.
Serina Sh (14 vite më parë)
prsh mirjeta un kam lind para 5 jave qeshtu edhe mu nuk mka shtu qika po tuj e pa mjekt qe nuk po shton mthan me i jep shtese pre hipp e tash meniher ka shtu e ndoshta e ki qumshtin e holle edhe ti se mu po me thojn qeshtu munesh kur ta qon ne kontroll ( nese e ki terminin qeto dite frik ) nese esheh qe nuk ka shtu fol me pediatrin cilin ta propozon ai edhe shtoja inshalla me te mira
Edlira Tirane (14 vite më parë)
E dashur Mirjeta, pike se pari ti mos u brengos dhe mos e mbaj shume mendjen tek pesha e ketyre 10 diteve, por ushqehu mire edhe pij lengje sa me shume, kryesisht uje edhe qumesht. Bebi humb gati 10% te peshes se lindjes ne ditet e para por qe i zevendeson brenda 2 javeve nga lindja, keshtu e rendesishme eshte qe bebi nuk ka humbur peshe. Cfare te tha pediatri si ishte bebi?
Mimi 2014 (14 vite më parë)
Mirjeta femijet menjehere pas lindjes humbin pak peshë . Djali im kur pat lind ka qene 4 kg , per 5 ditë ka humb 1 kg e 700 gr sepse ai e ka pas edhe verdhzën e per kete arsye ka humb shumë.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?