Pershendetje nena desha tju pyes e kam vajzen 2 muajshe e gjysem dhe gjate kesaj vape qe don me na pervlu disi po me duket se koka po i rrin shume nxehte a eshte normale kjo pasi qe jam nene per here te pare nuk po e di desha tju pyes ju se pari mbasi qe jeni me pervoje a i ndodh kjo secilit femi apo seshte dicka ne rregull dhe dicka tjeter koha per ju qe jeni ne ks po e shihni edhe vet se cfare vape eshte por vajzen nuk po e di se si ta veshi dikush me thote se nuk ben me vesh holle se kjo eshte e vogel ju lutem me tregoni une po e veshi vetem me nje pigjame te holle (benkice) si i themi ne dhe nje pale trenerka tpambukut asgje tjeter qka me preferoni ju se e zgjata shume? me falni ju pershendes.
Per siguri,mati njehere temperaturen se une e kam vene re tek femijet e mi qe nuk i digjet balli por koka nga temperatura.Per sa i perket keshillave per veshjen,te kane tregu shume mire nenat e tjera.Vetem duhet te kesh kujdes edhe ne zgjedhjen e shtresave,rrobave ku fle femija.Çarçafet duhet te jene pambuke,te fresket se ka ca lloj qe sikletosesh nga vapa.Dhe kur te djersit femija gjithmone mbaj napa pambuku te bardha.Mundohu ti fshish djerset ne koke dhe ne trup mund ti vesh napat pa qene nevoja ta nderrosh kur ka djersit.Vetem i nderron napat.E kuptoj shqetesimin tend si nene,qe nga hollesite dhe menyra si tregon por mos mbaj merak,ka gjithemone nje here te pare.Dhe ti si nene e re,me ndihmen e Zotit ke per tia dale,per tu kujdes per ate vogelushen tende te vogel.
O Mashallah qfare vajza te bukura paske moj Edlira ishalla i ruan Zoti prej syrit te keq, si po mundesh me ju dal ball te dyjave hahaha, une e kam nje vajze 8 muajshe eshte shume e veshtire sa ma i pas 2 me del boll, sidoqofte shyqyr qe i kemi e dijm per qka jetojm.
Pershendetje lena. Vajzen vishe si vedin se edhe ajo ka nxehte si ne. Per vajzat e mija kam zbuluar nje sekret, ato kur kane te ftohte iu freskohet shume hunda, e di eshte pak per te qeshur hahahaha. Kjo ka qene menyra e vetme per tiu zgjedhur veshjet dhe e kam pasur krejt te rehatshme me i vesh edhe gjate dimrit se ato nuk me kane duruar shume veshje te trasha. Te uroj gjithe te mirat ty dhe bebit
pershndetje lena nese nuk ka temperatur nuk eshte per tu merzitur qe e ka koken e nxeht eshte vap e madhe dhe eshte normale..e sa per veshjen mendoj qe e vesh mire biles ne keto vapa te mdhaja mundesh me len vec me benkice..un nuk jetoj ne ks jetoj ne ch ketu ben me pak vap se ne ks dhe ne banes djalin gati 3 muajsh e mbaj vetem me benkice me meng te shkurtra ose pa meng..cdo te mire
pershendetje lena mua mjeku qdo here me ka thene ashtu si veshesh vet veshe edhe bebin do me thene me maic ose benkic me krah te shkurter diten se gjynah ttash shume nxeht dhe pantolla te holla sa me lehte qe te jet rehat mos e mbulo shume kapel mos i vno kur je mbrenda jasht kur del normal qe po