Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Di dikush ndonje recete per kifle?

Di dikush recete per kifle qe me te vertete i ka ba shume here dhe i kane dale te shijshme. Do te me pelqente te merrja nga ju kete recete, ju pershendes.

Gentushe (14 vite më parë)
Gentushee (14 vite më parë)
Faliminderit shum te gjithave ju puth fort juve dhe femijeve tuaj. Flm bonita. Sa me shpejt do ti provoj. Pastaj do tregoi si jan ber ju dua naten e mir
(14 vite më parë)
Apo kvasac, se lloj lloj te ndryshme i thojn nga shumë anë....
(14 vite më parë)
Maja është brum buke Luana....
Luana . (14 vite më parë)
oj bonita qka esht maja dhe pluhur paste
(14 vite më parë)
Unë këtë recet e kam për kifle...Uroj që të kem ndihmuar sado pak...Gjithë te mira.
(14 vite më parë)
Përbërësit: • Një qeskë e gjysmë maja (10 gr), • 1/2 lit. qumësht, • 2 lugë sheqer, • pak kripë, • 2 vezë, • 1 filxhan kafeje vaj, • 1 sheqer vaniljeje, • 800 gr miell, • 1 pluhur paste, • 1 vezë për lyerje, • susam, • 50 gr gjalpë. Maja ulet në pak qumësht të vakët me 1 lugë të vogël sheqer dhe 1 lugë miell. Në qumështin e vakët shtohen tharmi i ardhur, vezët, vaji, kripa, sheqeri, sheqeri vanilje dhe mielli i situr me pluhur paste. Brumi përzihet me lugë druri e pastaj derdhet në tavolinë të përmiellur dhe ngjeshët mirë e mirë gjersa të gatuhet një brumë i butë dhe i lëmuar. Brumi i butë vendoset në enë ku është zënë,lyhet me vaj për të mos krijuar kore, mbulohet për të ardhë dhe dyfishuar volumin për afro 2 orë. Brumi i ardhur ngjeshët pak, ndahet në afro 20 toptha. Hapen kuleçtë në madhësi pjate dhe, me ose pa djathë ose xhem brenda, mbështillen kiflet në forma të ndryshme. Kiflet vijnë 20 minuta,kyçet furra në 190 gradë C, pastaj lyhen me vezë të tundur, u hidhet mbi susam,nga një copëz gjalpë dhe futen në furrë për t’u pjekur gjersa të fryhen e të marrin ngjyrë të kuqërremtë. Mbulohen me pecetë për 10 min. që të zbuten,pastaj shërbehen.
ija h (14 vite më parë)
o gentushe miremengjesi me gjith qef ka me te tregu plot receta per kifle veq nese ben mbase dite kur shkoj nshpi ok se skam kohe tash i kam recetat nshpi mpuq

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?