Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Shenjat e para te shtatzanise

Pershendetje nena. A keni mujt me i verejte shenjat e shtatzanise 6 dite para dites se pritjes se menstruacioneve, edhe cilat jon kane ato? Ju lutem me tregoni ?

Dona Ahmeti (14 vite më parë)
Dona Ahmeti (14 vite më parë)
Delisia,faleminderit shume gjithashtu faleminderit te gjithave per pergjigjigjet e juaja, u jam shume mirenjohese.
Mimi 2014 (14 vite më parë)
Dona mu mka mar gjumi shume , parfumin e burrit kur e kom ndi mka ardh me vjell edhe kom urinu shpesh .tungi klm
(14 vite më parë)
Edhe te une, deri ne javen e 7 skam pas asnje shenje, ne te dy shtatzanijat kur i kom bo 7 jave kan fillu jo shenjat po kijamet, haha, vjellje, mundim, lodhje, te gjitha keto kane zgjatur deri ne javen e 12, mandej krejt ok :-))
(14 vite më parë)
Une kur kam mbet shtatezene ne kohen e ciklit kisha dhimbje barku si gjthmon para ciklit,prita 6 dite pas voneses se ciklit se po vijne por jo,6 dite pas vonese kam be testin shtepiak dhe me doli pozitiv dhe menjiher ato dite fillova te vjelli.Keshtu para kohes se ciklit nuk kam verejte asgje se jam shtatezene.Uroj te kesh mbetur kete muaj
(14 vite më parë)
Po te mos kishte dal testi pozitiv, pas voneses se ciklit, kurr nuk do besoja qe jam shtatezene. Shenjat kane filluar tek kur kam qene ne te 7. jave
Delisia Delis (14 vite më parë)
1.Gjinj te enjtura, ndjeshem Njera nga shenjat e para te hershme te shtatzanise jane gjinjte sensitive, dhimbshem (ne prekje) qe shkaktohet nga rritja e niveleve te hormoneve. Dhimbja eshte si nje version i ekzagjeruar i asaj se si ndihen gjinjte tuaj pak para menstruacioneve. Kjo dhimbje do te venitet pas tre mujorit te pare me pershtatjen e trupit tuaj ndaj ndryshimit hormonal. 2.Lodhje A ndiheni befas e lodhur? Jo, me mire te themi e sterlodhur. Askush nuk e di me siguri se cka shkakton lodhjen ne shtatzanine e hershme por eshte e mundur qe rritja e shpejte e niveleve te hormoneve progesterone eshte kontribues ne pergjumujen tuaj. Ju duhet te filloni te ndiheni me energjike pasi te keni hyre ne tre mujorin e dyte edhe pse lodhja prape zakonisht kthehet nga fundi i shtatzanise atehere kur ju bartni me shume peshe dhe disa prej sikleteve (parehative) te shtatzanise e bejne me te veshtire per ju qe te beni gjume te mire gjate nates. 3.gjakderdhje nga ngjizja Disa gra kane nje sasi te vogel te gjakderdhjes vaginale perafersisht 11 apo 12 dite pas ngjizjes (afer kohes kur ju mund te vereni se nuk po ju vijne menstruacionet). Gjakderdhja ndoshta shkaktohet kur veja e ngjizur ben strofullin ne shtresen brendshme te pasur me gjak te mitres – nje proces qe fillon vetem gjashte dite pas ngjizjes – por askush nuk e di me siguri. Gjakderdhja eshte e lehte (shfaqet si pike e kuqe apo njolla te kuqe ne kafe) dhe zgjat vetem nje apo dy dite. Tregojini mjekut tuaj nese vereni nje gjakderdhje apo pikim te atille, e vecanarisht nese keni edhe dhembje, pasi kjo mund te jete shenje e shtatzanise ektopike (kur veja e ngjizur ben strofullen jashte mitres). 4 Perzierje apo vjellje Nese jeni si shumica e femrave, semundja e mengjesit nuk vjen gati nje muaj pas mbarsjes. (Disave me fat i ikin pa e pasur.) Por disa gra fillojne te ndihen jo rehat pak me heret. Dhe jo vetem ne mengjes sepse perzierja dhe vjellja te shkaktuara nga shtatzania mund te jene problem ne mengjes, pasdite dhe mbremje. Rreth gjysma e grave me kesi problemesh ndihen te cliruara nga fillimi i tre mujorit te dyte. E per disa tjera me me pak fat ju duhet edhe nje muaj tjeter per tu ndier me mire. 5.Rritje e sensitivitetit ndaj aromave Nese jeni shtatzane per here te pare nuk eshte e pazakonte nese ndiheni e neveritshme nga aroma e ndonje sanduici apo kafeje dhe nese nga disa aroma tjera ju vjen per te vjelle. Edhe pse askush nuk e di me siguri, ky mund te jete si efekt anesor i rritjes se shpejte te estrogenit ne sistemin tuaj. Ju ndoshta zbuloni se edhe disa prej ushqimeve qe ju kane pelqyer me pare tashme befas jane te neveritshme. 6.Fryrje Barkut Ndryshimet hormonale ne shtatzanine e hershme mund te bejne te ndihesh e fryer, eshte e ngjashme me ndjenjen qe disa gra kane pak para se t’iu vijne menstruacionet. Kjo eshte arsye pse veshjet e tua mund te ndihen me te shtrenguara ne bel, edhe ate qysh ne fillim atehere kur mitra juaj eshte ende shume e vogel. 7.Urinim i shpeshte Pak pasi te ngeleni shtatzene ju ndoshta e vini re se gjate gjithe kohes shpejtoni per ne banje (tualet). Pse? Kryesisht ngaqe gjate shtatzanise sasia e gjakut dhe lengjeve tjera ne trupin tuaj rritet, e kjo shpie ne procesimin e lengjeve shtese nga veshket e tua qe me pas perfundon ne fshikezen e urines. Simptoma mund te filloj gjashte jave te tre mujorit te pare dhe te vazhdoje apo ndoshta edhe perkeqesohet me progresin e shtatzanise tuaj dhe me rritjen e foshnjes qe dhuron me shume presion ne fshikezen tuaj. 8.Nuk ju kane ardhur menstruacionet Ju ndoshta do te beni testin e shtatzanise qysh me pare nese vereni se menstruacionet nuk po vijne ne kohen qe rregullisht kane ardhur me pare. Por nese nuk jeni e rregullt (dmth nuk ju vijne menstruacionet rregullisht ne te njejten kohe) apo edhe nese nuk mbani shenime per ciklin menstrual tuaj, perzierjet, ndjenja per te vjelle dhe gjinj te tendosur plus shkuarjet e shpeshta ne tualet mund te sinjalizojne shtatzanine para se te vereni se nuk ju kane ardhur menstruacionet. 9.Temperatura baze e trupit tuaj qendron e larte Nese e keni matur temperaturen e trupit dhe vini re se ajo ka qendruar e ngritur per 18 dite me radhe, ju ndoshta jeni shtatzene. Dhe se fundi…. 10.Deshmia: nje test pozitive shtepiak per shtatzani Perkunder asaj se cfare mund te lexoni ne kutine e ketyre testeve, shumica e tyre nuk jane mjaftueshem te ndjeshem (sensitive) per te zbuluar shumicen e shtatzanive gati rreth nje jave pasi te keni verejtur se nuk ju kane ardhur menstruacionet. Dhe keshtu nese keni vendosur te beni testin heret dhe keni pasur rezultate negative (dmth nuk jeni shtatzene) eshte mire te provoni prape pas disa diteve. Caktoni nje takim me mjekun pasi te keni rezultate pozitive.
(14 vite më parë)
un deri pas 1 muaji nuk i kam verejtur. shenjat e para kan qene : nuk me ka pelqy me bo makeup,e kom urrejt eren e shamponit edhe t parfimave n pergjithesi,kom pas vjellje edhe kom pas qef veq me flejt.. T uroj cdo te mire

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?