Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Kur fillon ushqimi dhe heqja e gjirit?

Prsh ju lutem mund te me jepni nje mendim se kur i fillohet ushqimi femijeve te vegjel, kam nje djale 5 muajsh dhe deri tani e ushqej vetem me gji. Nese i fillohet tani me cfare duhet tja nis? Shume flm,

Ida (13 vite më parë)
Ida Pepa (13 vite më parë)
Rrofsh Bruna, po po i gjeta, po ne fakt i fillova milupen dhe plasmonin... ca sikleti fillmi i ushqimit sepse ka aq shume dhe ti nuk di ke te zgjedhesh duke shpresuar te besh me te miren per femijen sepse gjitheandej lexon qe fillimi eshte shume i rendesishem...une ja kam fillu me miell orizi me leng perimesh si fillim te shohim me vone, vetem se me ha shume pak dhe jam pak ne merak...te pershendes...
Bruna (13 vite më parë)
Ida ushqimet Hipp mund ti gjesh tek Euromax ne QTU dhe tek MERKATOR ne CITY PARK...
Valdete (13 vite më parë)
Pershendetje Ida. Nuk ke perse me falimderon se kete e kemi obligim moral dhe njerezor ta ndihmojme njeri tjetri, shpresoj qe djali Juaj eshte mire dhe qdo gje shkon ne rregull, ju pershendesim duke ju deshiruar cdo te mire ne jeten tuaj. Pershendetje nga Vali.
Ida Pepa (13 vite më parë)
Prsh Valdete, te falenderoj nga zemra per ndihmesen, une ia kam nis me lengun e frutave dhe tani neser besoj do ti jap miell orizi me leng perimesh, te shpresoj qe do te mi haj... te pershendes nga Tirana, uroj ta kesh sa me mire djalin.
Valdete (13 vite më parë)
Pershendetje Ida, Nuk ke arsye per frike tash djali juaj veq se ka mare veten normal nuk i mjaftojne rezervat qe i ka pasur, po ju pershkruaj ne detale ashtu si ma ka dhene pediatri keshillat per ushqim: Te thithi 1x leng te pemeve (kuptohet racion mbrenda dites) 1x qulle te pemeve (fruta) 1x keksa (200gr) 3x ne jave pire pas dreke 3xne jave mish ne dreke (me perime eshte i gatshem) 3x ne jave te verdhet e vezes se zier (pergaditet me pak qumesht ose e qet ne pire) preferohet qe ne afat prej 3 javesh te perdoren te gjitha ushqimet, kjo eshte keshilla nga pediatri une kam pas fat se ka fonksionu kjo keshille dhe normal pediatri eshte mjek ma te miret eshte Prof universiteti , nuk ke perse frikohesh lirisht tash mundesh te fillosh, shpresoj qe te ndihmon sado pak kjo keshille nese ke diq te pa qarte na kontaktoni, pershendetje nga Prishtina.
Ida Pepa (13 vite më parë)
Prsh Valdete, te lutem mund te e shkruash ndonje diete ushqimore qe te ka dhene doktori per djalin. Jam shume ne merak per fillimin e ushqimit. Flm.
Valdete (13 vite më parë)
Pershendetje, flm per sygjerimin tuaj se me te vertet isha bere merak duke menduar se vetem djali im nuk po rahatohet po kete edhe me te veshtire  e ben kur tash me duhet te filloj punoj, pak veshtire po duhet te sfidohemi a, sa i perket ushqimit hiq merak mos e ke, bile eshte lehtesim i madh per ju se kur e ke vetem ne gji dite nate eshte ngarkese, po ja vlen,   ju pershendesim.
Ida Pepa (13 vite më parë)
Prsh Valdete edhe djali im zgjohet shume shpesh keshtu qe mos ki merak. Ka edhe dite qe fle nga 4 ore naten dhe mua ajo dite me duket fest. Une duhet ti filloj ushqimin keto dite dhe jam pak ne siklet sa tja marre doren. Te pershendes, do degjohemi ne vazhdim.
Valdete (13 vite më parë)
Pershendetje Ida, Ida desha te pyes diçka nese mund te me ndihmosh, djalin une me shendet e kam shume mire, bile mbi peshe pak, pas lindjes i ka pas gazrat-ngerçet mbas tre muajve mire eshte, prej muajit te 5 ka fillu naten te zgjohet shume shpesh, çdo ore vetem gjumin e pare e ben 2 deri 3 ore, naten i jap vetem çaj qetesues Hipp po nuk po ndikon edhe aq, mjeku thote se eshte normale te disa femije, desha te di a flen mire djali yt, sa i perket ushqimit Hipp mundesh me NESTLE, vetem se nuk duhet te nderrohet, ju pershendes duke ju deshiruar çdo te mire ne jete. Me respekt, Valdetja.
Ida Pepa (13 vite më parë)
Shume flm Valdete per informacionin dhe ta kesh me jete te gjate djalin sigurisht do flas edhe me mjekun se me sa shoh ka ardhur kohe ti filloj dicka edhe pse mjeku im kembengul qe duhet te pres deri ne 6 muaj para se ti filloj dicka sjam e sigurt nese ne Tirane mund te gjej fruta HIPP gjithsesi do kerkoj kalofsh sa me mire dhe uroj te degjohemi serisht.
Valdete (13 vite më parë)
Pershendetje Ida. Edhe une kam nje djale 7 muajsh. Normal e kam ne gji por me shtese kam filluar 5 muaj e dy jave dhe ngadale ja kam shtu shtesat, te kisha keshillu qe pas cdo ushqimi te ri qe i jep foshjes te presesh te pakten dy dite, se psh mund te mos e pranoj organizmi apo ndonje alergjie, une kam fillu se pari me fruta HIPP, tash i pergaditi vet, tri here ne jave me pire, molle e pjekur, tri here ne jave mish me perime HIPP, langje dhe keksa te bluar, po te kisha keshillu qe te konsultohesh me mjekun tuaj lidhur me ushqimin. Ju pershendes duke ju deshiruar rritje te shendetshme foshnjes suaj.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?