Nena te dashur sot bera eho dhe jam shume e merzitur, jam ne javen e 33 te shtatzanise dhe beba ime peshon vetem 1.570 g dhe dr me tha beba e vogel dhe ka ngelur 10 dite mbrapa, cka mendoni a do te shtoje peshe beba ime ju lutem nga nje mendim nga ju jam e merzitur?
Oj Naze pse shqetesohesh kot, po edhe nese lind e dobet me rendesi eshte te jete e shendoshe. Vajza me ka lindur ne javen e 36 me 2343g por femij me te shendosh me e gjall nuk besoj se ka. Vajza ime ka tash 7 muaj e gjysem dhe kemi kalu gjith dimrin pa asnje kollitje dhe dmshte shume e gjalle dhe plot me energji. Te uroj deri ne fund te jesh mir, te kesh lindje te leht dhe te sjellish ne jet nje bebe te shendosh. Gjith te mirat
Pershendetje Naze mos u be merak se qfare thon mjekte sepse nuk munden ta din 100%peshen ende pa linde por per afersisht e smund ti kuptoj ata mjeke qysh munden me stresu nje nane kshtu ne kete menyre une te uroje shtatzani te mbare edhe me tutje dhe te lindesh nje bebe te shendosh kjo eshte me rendesi e me pas pesha mire mbetsh
kontollat i kom bo te afrim veliu (medica) edhe em ka thon qe ki me lind met 27 edhe beba ko me peshu rreth 3.500 -3.600 edhe qashtu em dul. met 27.09 kom lind edhe fiona ka peshu 3.650:D
cfar bre lina pa fam na jena te famshme sa e shkrun beba ne google po dalim na ku mat famshme sa na spo ka na jena modern te famshem e pa na ndjek paparacit
Louise mu mthojke qeshtu se ja nisa me bo teste e i konvenojke e kom knaq pare djali si molla mlindi une lloj lloj teste sdi shume jom tut ne kete shtatzani
kismet zotit kur do bej nje cik ka me e bo 7 kg edhe ne ginis me hy per pesh edhe un kam zanat me i bo bebat me flok e rap trap dy her ne ginis pesh e gjatsi te flokve hahaha
hahaha shum ish kon interesante Lina me ja kalu edhe meksikaneve , po e dhe shiptaret shumicen e rasteve bejne femije te medhenj mos te vjen qudi haahahaha po ti e paske lind beben me pesh normale
haha po soki haha e ti naze hic mos u merzit se mu me than ka me lind nje fmi si mi te vogel po un e linda 3450g e i cova dy her me mat se zbesojsha po edhe kta mjeket po dojn mu bo eksperta e vec po paramendojn ta gjejn peshen po shohin fall haha
ska dert Naze,hamdije thojsha te behena nana e pare shqiptare me hy ne ginis,haha e tja kaloj edhe atyne meksikaneve qe kane lind bebe me peshe 6 kg ama ncuk,spata sukses
Une kam rast te ngjajshem.kam bere 3 here kontrolla te specializuara,pasi ne 3 kontrollat e fundit me ka thene gjinekologja ime qe bebi eshte me pesh shum tevogel.ne kontrollat e kryera privat me detajisht me konfirmonin te kumderten.ne fund linda 3240 gram.ne mos gaboj ne javen 34 bebi im ka peshu 1800gram.
Interesant mjekja jeme kurr sme ka shqetesu shume
per peshe, thojke afersisht kaq, kurr nuk mundet me
u mat 100% sakt, 36 jave kur i bana tha edhe me
Lind ema zhvillimin aq sa duhet per lindje, 38+3 beni ndore te mamit, 3310g
Louise vertete ma benen shum te madh beben,une kisha nje bark normal,u ulsha e kcyrsha barkun thojsha me vetvetn ku eshte ai femije shume i madh,as une sjam e madhe,hahahah po mjekt e kane merak me te shastris kshtu me keto permasash
ajo kryesorja te jet shendosh bebi me kan thon edhe mu qe nuk e din mjeket peshen e sakt me eho por un thojsha ata jan mjek e din ma mir .TI qe e paske afer lindje sa me te leht deh bebe te shendetshem
me duket ti ke lindur si vjet Lina para nja dy muje nese nuk jam gabim .Gjithsesi ne femrat behemi merak shpejt sidomos kur esht ne pytje femiu yt ,tani jam me e qewt me than edhe tew familjes te mos shqetsohem por un jam pak frikacake
naze vetem le te jet i shendosh se per pesh nuk dihet deri qat dit qe te lind bebi un jam jne javen e 37+2 mjekja me thot gjith qe bebi nuk osht prej bebeve te mdhaja po as te vogal amo me thot qe smundem me mat ee pesha dihet sigurt vetem kur te lind edhe pse me ka than qe bebi me pesh o 1 jav deri 2 jav mbarapa mos u brengos asgje disa femi lindi me te mdhej disa me te vegjel
o sa mir po ndihem tani se nuk qenkam e vetmja un qe i ka thon mjekja ashtu shumicen e rasteve po dilka e kunderta peshe me te madhe e flm prej juve shum flm edhe nga ti Yllka
Mua Naze me ka pas thene mjeku se peshon me shume,ma beni alarmante peshen e bebes,e kur linda 3 kg djali.Pritsha me lind nje 6 kg hahah sipas mjekut.Ma pak se sa me tha.Tash asnjeher ama kurr nuk dihet sakt sa eshte pesha para lindjes.te uroj shtatezeni te lehte ne kete vape
por un edhe levizjet i ndi shum te dopta e kam ndi duke shkelmu por jo te forta kur e pyeta mjeken me tha se femiu prej femiut ndryshon dikush leviz me shum dikush me pak
eho nuk te tregon sakt un kur shkova me lind me than qe e ke bebin 3 400 e kur lindja 4 e 100, rendsi te jet shendosh se per pesh shton javet e fundit me shum
Ani pra sic te ka thene leila, hiq mos u ben merak. Djali u vllaut u lind 2.5 kg, o zot sa ni grime u doke, sot eshte ne klase te trete, jo vetem qe eshte me i gjati ne klase, por ndoshta ua kalon edhe femijeve 2-3 vjet me te medhenje me gjatesi.
o flm shum Leila se shum jam ne marak un ha por aq sa mundem nuk mundem me zor sepse e kthej po mundohem te ha sa me shum per beben time ishalla behet mir
Naze hiq mos u bo marak,se une e kom pas bash ket rast sikur ti,se une ne shtatzani skom hanger mish gati kurr se smujsha,a bash mjeku me pat thon qe duhet me hanger,edhe ushqim shum pak se krejt e kthejsha qka hajsha,e kur kam shku te mjeku bash ne ket jav sikur ti,me tha e ki beben nja jav mbrapa kesh tu tranu,u mundojsha me hanger po kot...dhe si perfundim kam lind 2850gr pesh,po tash po i ben 4 muaj u rrit per marak edhe pa asnji penges,se fmiu pou zhvillojke ma se shumti ne javet e fundit te shtatezanise...rri pa merak
Nena te dashur sot bera eho dhe jam shume e merzitur, jam ne javen e 33 te shtatzanise dhe beba ime peshon vetem 1.570 g dhe dr me tha beba e vogel dhe ka ngelur 10 dite mbrapa, cka mendoni a do te shtoje peshe beba ime ju lutem nga nje mendim nga ju jam e merzitur?