Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Barku i forte

Nena jam ne javen e 28 dhe barkun e kam te forte. A ka ndonje problem kjo gje? Jam ne merak.

Eni Deon (14 vite më parë)
Besarta h. . (14 vite më parë)
Unë jam duke perdore magnez dhe doktori m ka thene me pi nje ne dite nese e verej qe po me forcohet barku mi pi edhe dy here ne dite... keshtu qe te kisha thone mundesh me pi pa merak une i pi qe prej 24 jave tash jam 32.... gjithsesi nji kontaktim me mjekun tend kishte qene i mire nese dyshon qe dicka seshte mire.
Kosovare 1 (14 vite më parë)
Mendoj se ke nevoj per nje kontroll dhe barera spazmolitik i cili lëron spazmat, shtrëngesat për shkak të shtatzënisë dhe përdoret vetëm sipas këshillës së mjekut. Nëse vazhdon forcimi i barkut dhe mitra është e fortë, atëherë duhet të vazhdohet rregullisht ky mjekim deri në qetësimin e shenjave dhe simptomave. Megjithatë Eni, e rëndësishme është të keni ecuri normale të shtatzënisë. Kjo është e mundur të realizohet me konsultat dhe zbatimin e këshillave të mjekut që ndjek shtatzëninë tuaj. Uroj të keni shtatzëni normale dhe të lindni me sukses
(14 vite më parë)
Nese barku rri i forte per me shume se 60 sekonda, dhe kjo ndodhe shume shpesh brenda perbrenda nje ore, duhet te kontaktosh mjekun sepse kjo mund te coj te nje lindje e parakohshme. Nese ndodh vetem disa here brenda dite, dhe nuk zgjate me shume se 60 sekonda, atehere trupi yt eshte duke u pergaditur per lindje, edhe pse lindja eshte shume jave pas kesaj lergaditjeje. Te disa femra kjo pergaditje fillon me 20 jave, te disa me vone. Te uroj shtatezani te mbare dhe lindje te lehte!
Mimi 2014 (14 vite më parë)
Eni edhe une e kam pas barkun shume te forte ,por jo asgje skam pi ,shtatzania shume mire me ka shku ,kontrollat cdo muaj i kam bere , sidoqofte ti nese deshiron shko beje nje kontroll nese je brengos shume . shendet ty dhe bebushit tend
Edlira Tirane (14 vite më parë)
Eni shko bej nje kontrolle dhe paraqitja shqetesimin mjekes dhe ajo do te japi terapine e duhur, te kuptoj se per cfare e ke fjalen se edhe mua keshtu me behej barku( i forte si gur) kur isha gati 7 muajshe dhe mjekja me dha antispazmolitike te cilet ndihmojne qe mos te kesh forcime barku, tjeter do te thosha qe kur te behet barku i forte mundohu te rrish shtrire anash dhe do te qetesoje. Mos u shqeteso shume se eshte dicka qe ka zgjidhje, kontakto me mjekun! Kalofsh mire!

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?