Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Qumeshti i pamjaftueshem i gjirit

Nena te dashura kam lindur qe 10 dite, mirepo nuk kam mjaftueshem gji per ta ushyer bebin, kam filluar edhe ngapak me shishe, mirepo po i frigohem shume te nxehtit te vazhdoj me shishe. Ju lutem me tregoni cfare te bej, edhe gjinjte po me dhembin shume nga bebi, a e ka dikush bebin ne shishe qe nga lindja? Edhe pse po mundohem shume ti jap edhe gjirin... Faleminderit!

Eranda (14 vite më parë)
Mira Shabani (14 vite më parë)
prsh eranda urime per bebin e paq me jet te gjat..edhe un e kam pas te njejtin problem sikur ti,vajzen e kam 3javesh edhe 2javet e para ka qar dit e nat se kisha problem me qumshtin se nuk i mjaftonte edhe pediatra me shtoj nje qumsht shtes tash eshte me mir edhe gji pin edhe me biberon.beso se kur e kam dergu ne kontroll ne fillim kish humb e skish shtuar as nje gram..po pasi fillova ti shtoj qumshtin per 3dit kish fituar 160gram...edhe un skam qef me e ushqye me biberon po e kam patjeter,po e shti shpesh ne gji gati tan diten me gji e mbaj po prap eshe e kot pa e pi edhe biberonin nuk qetsohet
Denissa Gashi (14 vite më parë)
Urime Eranda per bebin, edhe une kur linda ne javet e para nuk kisha qumesht mjaftueshtem edhe i shtova nga 60ml. Hipp gjate muajit te pare i jepsha edhe gji edhe nje here ose dy here ne dite nga 60ml qumesht hipp ne menyre qe mos te bie ne peshe beba, pas nje muaji duke pi qaj kamomil, jogurt, boze kisha gji me shume dhe pasi e ka mbush nje muaj nuk i kam jape me me shishe tash vazhdoj vetem me gji.Fute ne gji sa me shpeshe.
Anisa Durres (14 vite më parë)
Se pari urime shum per bebin, paci jete te gjate. Kam has ne nje pyetje te pediatri qe i kishte then qe nese ti e shtrydh dhe e shef se te del qumesht ateher ke qumesht mjaft. Po nese bebi nuk rehatohet edhe pse pin dmth qe nuk i del. Nje mundesi e mire qe ta shohesh se nuk ka mjaft eshte nese e peshon para dhe mbrapa pirjes, qe ta shohesh se a po shton. Ose nese ske peshore elektronike e peshon ne peshore tjeter brenda nje jave sa po shton. Me qumesht pluhur un se kam provu se kam pas elhamdulilah me e ngop gocen. Sa per dhembjen ne gjinj eshte normale, mua mu be si plag ditet e para po kaloj pastaj. Shpresoj ta kalosh edhe ti sa me shpejt.
Noel Hado (14 vite më parë)
Me jete te gjate bebi.Fillimisht per gjinjte ndikon dhe menyra sithith bebi,edhe ai nuk pin mire dhe gjiri semuret kur nuk hap gojen mire,duhet ta mesosh sa eshte kaq i vogel.Per ragadet mire ben qumeshti nga gjiri lyeji pak dhe ajrosi sepse sherohen me shpejt,egzistojne dhe kremera por nuk bejne mrekulli.Kaq i vogel sa eshte bebi pak qumesht i ploteson nevojat mundohu ti japesh vetem gjiri sepse shume shpejt perfundon vetem me qumesht formule pastaj.Vere shpesh ne gji dhe sigurohu qe po pin sic duhet,sepse ndosh qe vetem thith pa kaluar qumesht ne stomak.Sa me shume thith bebi aq me shume qumesht prodhohet.Te uroj gjith te mirat.
Hamdije ... (14 vite më parë)
eranda se pari urime per bebin ta kesh me jete te gjate e te lumtur..ku bazohesh ti se nuk ke mjaftushem gji,a je konsultu me pediater per shtimin e qumshtit me biberon?para se ti shtosh bebit qumesht shtes duhet te konsultohesh me pediatrin e bebit e ai dot keshilloj se cilin cumesht pluhur tja shtosh dhe nga sa??
Yllka Kurteshi (14 vite më parë)
Urime per bebin :) mos fillo kaq heret me shishe mbaje ne gji beben qumshti vjen nese bebja thith regullisht 10 min ne njerin ghi 10 ne tjetrin ose 7 min ose 15 eshte me rendsi dy gjit mu shpraz njejte.Dhimbje ki sepse ki qumsht per me hjek dhimbjen fute beben ne gji deri sa te hapen kanalet dhe mo ski me pas dhimbje.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?