Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Kerthiza e bebit

Nena jam ne prag te lindjes a mund te me thoni cfare te perdori per kerthizen e vajzes time, te perdori puder apo alkohol apo ndonje produkt tjeter? Ju faleminderit per pergjigjet tuaja.

Teuta Kf (14 vite më parë)
Dita Rrustemi (14 vite më parë)
Ndiqni keto këshilla per te mbrojtur kerthizen e bebit tuaj · Kur e nderroni bebin, beni kujdes me pjesen e kerthizes. Pastrojeni me kujdes qe te mos mbeten papastërti. · Beni te mundur qe kordoni te ajroset shpesh, ne kete menyre edhe do thahet me shpejt · Mundohuni qe rrobat mos ferkohen shume me te. Vishini rroba pak te lirshme. · Lereni kerthizen te bjere vete. Sot thuhet se menyra e renies natyrale eshte me e mira. Mos u mundoni te ndryshoni formen e kerthizes me ane te garzave, fashave apo copave te tjera sepse nuk do japin rezultat dhe mund te shkaktojne probleme. Eshte mire qe gjate kësaj faze te mundoheni ta lani me sfungjer bebin dhe te mundoheni mos i bjere shume uje tek kërthiza. Sapo ajo te bjere mund ta lani normalisht. Sinjalet qe dicka nuk shkon mire me kerthizen · Nese shikoni pak qelb tek kerthiza, nese vjen ere e keqe apo zona përreth eshte e kuqe dhe e ënjtur, kordoni ombelikal mund te jete infektuar. Duhet te flisni menjehere me pediatrin. · Kerthiza e pathare mund te shkaktoje skuqje dhe te irritoje lekuren. Per te kuptuar zonen e irrituar menjanojeni me kujdes kerthizen dhe me nje stilolaps nënvizoni pjesen e infektuar. Qendroni 30 minuta dhe shikojeni perseri. Nese skuqja nuk ka ikur, flisni me pediatrin. Nese kjo skuqje vjen si pasoje e nje irritomi nga kërthiza, do te ikte menjehere. · Kërthiza here pas here mund te nxjerre edhe gjak. Kjo eshte normale, mos u shqetësoni. Ffshijeni ate, por nese gjakrrjedhja vazhdon me shume se 5-7 minuta lajmëroni menjehere mjekun. · Kur kërthiza bie, enjtja vazhdon edhe per pak kohe dhe mund te kete edhe lengezim. Mjeku do ju jape udhëzimet e duhura, se me cfare ta mjekoni. Mund te jete nje mjekim me përmbajtje nitrat argjendi
Teuta Kf (14 vite më parë)
Flm nena per pergjigjet tuaja shum shum ju falenderoj nga zemra teuta
(14 vite më parë)
Edhe harrova me thene se as puder, as asgje nuk me kane keshillu me i perdore. As nuk ka pas infeksion as asgje, dhe ka nje kerthize shume te bukur
(14 vite më parë)
Ne zvicer me alkool 70% ia pastrojne ne spital, edhe ashtu duhet te ia pastrosh edhe ne shtepi, sic te mesojne ne spital, biles edhe mamija qe vjen ne shpi, e kontrollon a ja ke pastru mire sic te mesojne ne spital
Tina R (14 vite më parë)
dhe kujdes harrova te te tregoj kur te ja lidhesh pampersin nuk duhet qe kerthiza te mbetet brenda duhet ta lesh jasht, qe te ajroset, rrethin e siperm te pamersit e kthen perfundi , sdi sa mujta me qen e qarte.
Tina R (14 vite më parë)
Teuta per kerthizen me se miri eshte te perdoret jod, eshte dezinfektues shum i mire, por mundesh edhe puder pas lamjes deri sa ti bjere kerthiza. te uroje lindje sa me te lehte dhe nje bebe te shendetshme.
Deni Deni (14 vite më parë)
Ndersa une ja kam mjekuar kerthizen me alkol dhe pluhur sulfamid. te uroj lindje te lehte dhe bebush te shendetshem.
Denissa Gashi (14 vite më parë)
Mu me ka rekomandu mjeku qe pasi ti bjen kerthiza me ja ly me puder antibiotik (Dervanol) edhe kurr ska pase vajza ime problem me ju skuq apo diq tjeter,, me alkool nuk ja kam pastru kurr.
Jeta . (14 vite më parë)
Teuta une te kisha rekomandu, qe se pari te ja pasrosh cdo mengjes me nje lecke me uj te vaket, dhe pastaj te ja lyesh me puder.dhe gjat larjes ne banjo te femijes ben mire qe tek kerthiza ti vendosh dicka qe mos ja lagesh,me qellim qe ti thahet dhe ti bjere me shpejte.lindje te lehte
(14 vite më parë)
Pérshéndetje Teuta,lindje tè leht dhe bebe tè shêndetshme inshAllah,unè pér bebin tim kom pérdor pudér ja ka majt kérthizén té terur ton kohen qè mos me kriju kushte pèr infeksion,ka qené ngjendje shumè tmiré,edhe pér 5 dit i ka ra kèrthiza.
Teuta Kf (14 vite më parë)
Flm shkendije shum shum edhe un jam nene e nje djali tash po behem prap nene po per kethiz kam shum frik mos pe lendoj a po diqka tjeret se djalit tim i ka ra mas dites se 2 te lindjes per at arsye po pys me mir por prap faliminderit nga ana juaj shum .
Lanika Lanika (14 vite më parë)
teuta lindje te leht dhe nje bebush te shendosh te paskan jap pergjigje nenat tjera pasi qe un skam pervoj ende me femi
Teuta Kf (14 vite më parë)
moza flm edhe prej teje shum shum
Teuta Kf (14 vite më parë)
flm shum marinela
Moza Mehmeti (14 vite më parë)
une kam perdorur per kerthizen e djalit hidrogjen ose uje deti i thojn dhe asgje tjeter te pershendes dhe te uroj te gjitha te mirat dhe nje lindje sa me te lehte
Marinela Dine (14 vite më parë)
une kam perdorur alkoj per vajzen.po me mire pyet pediatrin.te uroj nje lindje te let.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?