Pershendetje nena, djali im eshte 5 muajsh qe nga muaji i 3 i fut gishtat ne goje dhe vjell. Jam shume e lodhur as nje sekonde nuk guxoj me e lane vetem e as me ja largu syte, jam shume e lodhur nuk po di cka me i ba per me ja hek zanatin. Nuk e di deri ne cilin muaj bebet i fusin gishtat ne goje, mua nuk me pengon pse i fut por me pengon pse vjell. Duart i ka te pastra ia laj shpesh por kot, ai vjell perseri. Nuk e di a ju ka ndodhe edhe juve e njejta gje, nese po ju lutem me ndihmoni.
Prsh Qershiza . Djali i motres sime e ka fut gishtin ne goje prej qe ka qene 5 muajsh ,tani i ka 4 vjet edhe ende e fut ne goje gishtin e madh , eshte munduar ne forma te ndryshme te ja largoj por ka qene e kotë . E ka shprehi shume , tash edhe dhembet larte ju kane bere si per jashte . E djali im e ka zakon me i fut gishtat ne goje , i vjen per te vjell se e ngacmon fytin , por nuk vjell .Djali yt i paska 5 muaj eshte veshtire ta perdoresh ndonje metode per me ja largu shprehine se nuk mundet te kuptoj ende . tung klm
Qershiza edhe vajza ime prej kur ka pas 3 muaj filloi ti fus gishtat ne goje dhe tash qe ka 7 muaj e gjysem i mban gishtat, por kur i fut pak me mbrena qe i prek shqisat e te vjellurit, ateher i vjen te vjell por vetvetiu i largon dhe keshtu qe nuk vjell. Por une shpesh dij tja jap nje gome te vogel e cila eshte e mbushur me uje (speciale per bebe) te njejten e laj me uje te ngroht per ta dezinfektuar e pastaj edhe me uje te ftoht qe kur ta fut ne goje tja freskon mishin dhe keshtu qetesohet. Gjith te mirat
Dhe mua me shqetesonte fakti kur shikoja vajzen qe fuste gishtat ne goje,dhe frikesohesha se mos i mbetej ves, por jo gjithcka ndryshoi. tani ajo nuk i mban me ne goje, ndaj dhe djali me rritje do te ndryshoje, jepi ndonje loder ne goje, se mbase e shqeteson dhe ndonje dhembe. te persh.
Qershiza, femija kenaqesin me te madhe e ka te mbaj duart ne goje, nuk ke arsye pse te insistosh qe ai te mos fus duart ne goje.le te shijoj gjithcka cfar atij i duket interesant.ne moshen5 muajshe, femija pervec se te shtij dooren ne goje e te prek do sende te vogla, nuk ka tjeter me cfar te mirret.vajza ime e ka shti doren ne ne goje shume por tash e shtin vetem kur i kruhen dhembet, eshte 10 muajshe e gjysem.une them ti lejm femijet te rriten te lumtur perderisa nuk prek dhe ben probleme madhore qe shkakrojn demtime fizike tek femija, tjerat jan te gjitha ok.shendet djalit