Nena te dashura sot bera nje aplikim per ne amerike green card a ka ndonjera idene per keto lloj vizash... Deri tani isha duke fol me ata te organizates dhe me thane se shanset jane te medha per te fitu se ke shkollen e larte... Me kane marre 2 here tani nga nje ore kam fol me ta... Sdi cte bej tu besoj apo jo... Se neser me duhet te paguaj 200 euro per kete aplikim familjar... Me thane se neser do kontaktojme perseri... Ju lutem ato qe din dicka te me shkruajne... Po pres me padurim!
Asi si rregull hapen ne nentor-dhjetor dhe pergjigjet e para dalin ne maj.Gjithsesi deri ne nentor nuk ka aplikime te reja.Jane ca ne tetor por qe jane per ata qe iu doli pozitive ne maj te ketij viti.Prit nentorin dhe futu here pas here ne adresen e ambasades.Aplikimi behet online edhe fotot edhe cdo gje.Uroj qe te jesh fituese meqe e ke me qejf se une nuk kisha fare qejf por keshtu erdhen punet.Gjithe te mirat per ty .
era te falenderoj nga zemra..une u gezova kur me moren ne tel se endrra ime ishte te rrisja femijen tim ne usa..po e kuptova qe qenka mashtrim..di gje kur jan aplikimet per llotarine e ardhshme?te pershendes e dashur
Pershendetje asi.Une jetoj ne usa.Burri im ka ardhe ne usa permes llotarise amerikane e une me bashkim familjar me te.Cdo vit ua kam plotesuar online te njohurve te mi kete aplikim dhe tek faqja zyrtare e ambasades thuhet se nuk duhet te besh pagesa online.Bej shume kujdes.Pagesa e aplikimit behet vetem diten e intervistes.Kete vit rregullat ndryshuan dhe duhej te kishe nje kod per te pare nese je fitues ose jo.Pra askush nuk mund ta dije nese ke fituar.Asnje interviste nuk behet ne telefon.Mendoj se po te genjejne por gjithsesi ti e di me mire se si ka qene procedura.Ja cfare shkruhet ne faqen e ambasades\"kujdes nga mashtrimi
Mesazhe mashtrimi që i dërgohen fituesve: nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e llotarisë amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. Vitet e shkuara, aplikantët fitues njoftoheshin nga departamenti i shtetit, qendra konsullore në kentucky (qkk) me anë të postës, jo me e-mail dhe të përzgjedhurve u jepeshin udhëzimet se si të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit. Qkk-ja nuk ju kërkon juve t’u dërgoni para (të holla) atyre, ambasadës sonë, apo ndonjë ambasade tjetër të steteve të bashkuara të amerikës (sh.B.A.) me postë apo nëpërmjet shërbimeve si western union..
asi nese provon do dish a do fitosh apo jo nese sprovon do te kesh ndergjegjje do thuash sikur te aplikoja do fitoja per ate mendimi im eshte provo se fatit nuk i diet vertet ndoshta mundesh me humb 200euro po shendosh ne fund te fundit vetem shendeti eshte ne rend te pare
deni kjo familja qe njoh un e kan mire se aqe kan nje vajz e martuar keshtu qe nuk do ken problem se dhendri dhe vajza kan restoran dhe do punojn te ato vec keq se 5vite smunden me lishu kanadan
(14 vite më parë)
Une njof nje familje nga lezha, qe ka aplikuar dhe e kane fituar, sot jetojne ne new york, si dhe e kane marre me bashkim familjar secilin antare te familjes qe nuk ka aplikuar. Sa kane paguar vetem te genjej, mirepo sigurisht pak me lire, sepse e kane fituar ne vitin 2000. Mirepo njof edhe familje nga kosova, qe edhe pse e kane fituar, nuk i kane lejuar te shkoj e vetem e vetem se burri ka studjuar ne nje shtet arab. Kjo eshte pune fati, provon, fiton ose humb, nuk provon, nuk e ke shansin per me qene fitimtar. Edhe nese aplikon permes interneti, menjehere te therrasin nga usa per te bere pagesen. Suksese
Harrova te them qe eshte e vertete qe kohet e fundit keta qe aplikojne dhe kane mbaruar shkollen e larte e fitojne, pavaresisht se green card thuhet se eshte nje llotari dhe te zgjedhurit jane te rastesishem :p
Asi kujdes mos paguaj asgje pa u siguruar mire sepse mund te pagush kot, shoqja ime aplikoj permes netit dhe i pagoj parat po permes internetit, jo neper keto kompanite vendore qe merren me keshtu gjera, dhe ate e moren ne telefon vetem kur u perzgjedh fituese, i treguan procedurat se si te aplikonte per vize ne ambsade te SHBA dhe tashti ajo eshte ne usa, keshtu qe bej kujdes. Uroj te eci mbare!
Kom ndigju per kete organizat daja tregojke per disa shoke qe kane shku ne kanada me familje vetem kane apliku ashtu vetem me provu fatin 3 familje kane shku qe i njef daja shumica nuk aplikon se mendojne qe seshte e vertet psh mami im ska apliku se sbesojke :))
Por te pakten u paska dale, gjysma e te keqes, dhe ishalla po gjejne ndonje perkrahje andej, se kush ka vajtur kam degjuar se shume kane hequr ne vitet e para sa jane sistemuar, Sdi se cte them Asi, dhe mua pak shtrenjte po me duket, po ishalla po ka besueshmeri.
(14 vite më parë)
Asi,per veten time do kisha mbajt rezerva pak rreth kesaj se ka shume kompani qe bejne keso ofertash.T e kisha thene qe te gjejsh njerezit nese mundesh qe jane ne amerike po me kte oferte te fituar sa eshte e vertete.perderisa nuk merr siguri,mos beso lehte
deni edhe ato i kishin humb shpresat se 6vite kishin kaluar dhe para nje muaj u kishte etdh pozitiv dhe dje shkun po keq se 5 vite nuk kan te drejt te leshojn kanadan
Faleminderit shume nena ..Dhe une dyshoj per kte qe the sarah..Mbase e bejne vetem per te aplikuar dhe per te marr leke..Deni ne kto momente ne elbasan je apo jasht??
asi un di nje familje nga vendi im moren vizen e till per kanada per amerik nuk dii po kan pritur plot 6 vite para 6viteve kan apliku dhe dje shkuan ne kanada..uroj te fitosh vizen
pershendetje Asi, uroj te te ndodh ajo qe eshte me e mira per ty, sa kam njohuri une kto organizata e kane rolin e nderlidhjes ose thjesht aplikimit ne emrin tend, dhe per kete paguhen kta dhe kta jane ata qe perfitojn prej teje ose prej klienteve ne pergjithesi, per qe ata te thojn se gjasat i ki te mdhaja une nuk do tju besoja fort se ata per qat pune paguhen, mirpo ti nese don me apliku apliko e pastaj lutu per me te miren per ty dhe familjen tende... te uroj suksese
Pershendetje asi per pyetjen qe ke shtruar nuk di ndonje gje, vete vetem per ne kanada kam aplilkuar por asnje pergjigje, por me duket se dhe ti je nga elbasani ne mos gaboj.
Nena te dashura sot bera nje aplikim per ne amerike green card a ka ndonjera idene per keto lloj vizash... Deri tani isha duke fol me ata te organizates dhe me thane se shanset jane te medha per te fitu se ke shkollen e larte... Me kane marre 2 here tani nga nje ore kam fol me ta... Sdi cte bej tu besoj apo jo... Se neser me duhet te paguaj 200 euro per kete aplikim familjar... Me thane se neser do kontaktojme perseri... Ju lutem ato qe din dicka te me shkruajne... Po pres me padurim!