Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth marteses

Pershendetje nena, si jeni sot, a po keni vape hic? bebushkat qysh i kini? shpresoj qe jane mire, te fresket ne kete kohe. Deshta me ju pyet, kur jini martu, ato gjanat rreth marteses edhe martesen a e kane financu familja burrit apo burrat tuaj (me djersen e vet) se kogja do shpenzime te medhaja. Boll po mundona sa ma pak me shpenzu... po ka me kursy perpara. Faleminderit.

Besa Jana (14 vite më parë)
Besa Jana (14 vite më parë)
oh mos ma permeni dollamen,se shum kam marak me dit me punu.kshtu pun dore me gjilpere e me grep di edhe kam qef shum me punu.po dollam e jelek jo.po masi e kom ble spo me jet marak.
Tina R (14 vite më parë)
Diell za deshta me ta pa edhe une qat fustanin qe e paske punu vet ama nuk paske album ktu?
ija h (14 vite më parë)
e moj olisa ncncncnc plus sa her kishe dasht me dit qysh sa tu ka punu tkisha tregu hahahahahah , or shnosh qa me bo tjeter najkush kush doni ju boj ma lire jo qe diqka amo kunata(nusja vellaut) edhe motra dijne me punu keshtu nuk punojne rregullisht se skan nevoje amo qeshtu kur kerkon dikush , ja ka punu qetash dollamen edhe jelekun nusja vellaut kunates vet uha pa mend me met , thojsha me bo edhe njo hahaha , ma boni po ta boj edhe nje jelek te arit thash po qfar moj leje ate pune ahahahah
(14 vite më parë)
olisa 25 vjeq jam ishalla po shpresojj
Dita Rrustemi (14 vite më parë)
pershendetje sa i perket pyetjes tende,disa gjera i kan ble familja disa burri ndersa shumicen pergjithesi familja ime pasi qe ne prej ne shkup blejm ose bejm qejz shume e sa per hargjime valla sa dush behen mos vet shendosh te jemi
(14 vite më parë)
Kom kerku edhe ne net oj Ije, po rralle po i qitshin modelet, skom dit valla, bile qysh e kom porosit shpejt e shpejt se sme rrike qika vogel, kshtu i kisha kqyr kadal dale...se kom dit, qysh se hapsha nje teme per dollam haahh
Hafsa M (14 vite më parë)
cila ke prej Glloboqajcee kosovarja mduket hmm ma kujtove nje ish cimere timen qe ka qene nga ai fshat,ajo kishte mu martu e marojke tentene ne kovikt se adet ishte ashtu hmmm ca adete t kota kemii e mbase adetete tona t`ks sjan asgje ne krahasim me adetet e tetoves ufaaaaaaaaaa atje me mar nuse sish bash leht hehehe
ija h (14 vite më parë)
oj olisa e perse qik nuk tregojshe per dollam ta kisha bo ma lire met njofshem hehehehe te kisha gjet kush punon edhe mire bile hyn ne fcb shikoje dollamen time shikoje qfar pune e mire , veq ma kan bo te shpis dollamen e puna e dores pa pare veq qka u desht me ble arin e keto per me punu se tybe shtrejt valla 800 deri 1000 euro ju pershendes se ika per ne shtepi
(14 vite më parë)
hajt se heket kadale, ti me duket je e re, po psh pas moshes 35 vjeqe me shume po u vrejke fytyra e femres sa trupi, freskia, sa i kan dal rrudhat...
(14 vite më parë)
flm olisa per kompliment mire jam po qekjo pesha ime shume me ka prish disponimin ishalla dobsohna najhere
Mira Shabani (14 vite më parë)
prap ju andej nga ks nuk bani shum per dasma po te shohesh nga ne ne maqedoni sa sende palidhje bahen per nji martes..valla un kur jsm martu kan harxhu shum ama shpenzimet i ka ba vjeri buri kunati..edhe un nga familja e babit kam pas harxhime shum po thjesht eshte palidhje me harxhu shum po ka ngel tradit cka tju bajsh..un kam nusen e vllaut nga kosova edhe ajo me thojte kukuu mira sa shum dukat moj kshu hehee ama tash qe jetojm neper gurbete krejt i kemi mbyll nshpi..
Drita Rita (14 vite më parë)
Nena jeme punon dallama jeleka,xhamadana haha mua me ka bere plot dhe nuseve jane shume te bukura kam edhe dallam edhe xhamadane kur linda mi beni te kafta me ngjyre ari
(14 vite më parë)
Dielza mashalla sa e bukur qenke ;))))
(14 vite më parë)
Diellza e pash shume shume i bukur
Hafsa M (14 vite më parë)
aman po jau jap un tmijat komplet me qmim te arsyeshem hehehehe i kom kompet te gjitha pa i vesh shumicen as edhe nje here e dallamen e kom 2 her t veshne e fustanat veq 2 qka i kom vesh nga nje here e tjeret ashtu me tiketa,budallaleku ma i madh me hargju kot edhe pse burri jem i ka ble te gjitha...
(14 vite më parë)
Po valla, po më pëlqej shumë të punuar ashtu...Tash kur të vij koha për martes do e marr asi...
(14 vite më parë)
bonita nusja e tezes time punon teper pune te mire ka pa mend jesish mitana dollama jeleka krejt i ban edhe sa punen e ka shume ka kahmos vin porositin edhe shtrejt i bon nje dollam1000 euro veq shume shume bukur
(14 vite më parë)
po shum e ,me pas qene ma e dobet edhe ma mire kish me nejt e kam tek albumi aaddff ne fun veshur ne nje dasem ndoshta e ke pa louise eshte i thjesht po i vecant
(14 vite më parë)
MIrë që po dishe ti,,,unë kam deshir të punoj por nuk di...një nuse qka kish punu, dollamin vet, dhe një si jelek me vesh me dimija me dallam o zot po bukur....ma men kam mbet ...
(14 vite më parë)
A dul i bukur?
(14 vite më parë)
edhe mua nganiher po më ndodh edhe pse jam në pc,po ti ne tel hahaha.
(14 vite më parë)
une vellen e kam pas me qera sepse nuk e veshi me ketu ne pz nuk i veshim me qate dite veq e dollamen e bona se me pelqejke shume mirepo se vesha hiq shume pak tash jam pishman qe jam lodh sa dite punojsha pa u ndal ama mire se bile me punu jam msu e tash e kam punu nje fustan te zi me ari te verdh
(14 vite më parë)
Oj bonite tu ta bo ty like ja bona vetit hahahhah
(14 vite më parë)
Jahahaha Dona...
Anoda , (14 vite më parë)
Mu nese don me bo rahmet me ma jep me vesh 1 here se per me qera nuk po ma dojke hahahahaha
(14 vite më parë)
kur isha tek i fejuari bëm llaf me vjehrren për tesha të nuseris, unë më shumë kam qef që ta marr dallamin me të punuar se vellën për një dit, ashut i thash dhe vjehrre. tha bën ashtu...
(14 vite më parë)
Hahaha Louise, bën...
(14 vite më parë)
Qe mis u shtyni tash, bonita e blene prej njanes, emi prej tjetres, u kry biznesi
(14 vite më parë)
hajt se e qes te merr jep tash edhe pak hahah aty e blen najkush nashta
(14 vite më parë)
Po po, amo me dasht me shit zor e ki, se ato neper dyqane po thojshin, spo na shiten tonat
(14 vite më parë)
hajt olis hajt ma prishe punen pse fole moj pse si the lire po e mbajka hahaha
(14 vite më parë)
hahaha, sjeni normal ju...Për dallam dhe mua më pëlqen shumë ama me të punuar që është.
(14 vite më parë)
Po me doket olisa po e lejka ma lire,,folim na apet ksajde jem,puq nihere ,,flasim neser .Kaloni mire
(14 vite më parë)
olisa qik vet e kam bo me doren time per qata edhe nuk eshte mori shtrejt qy ti pe bon 800 euro apo? e ani e jemja 500 boll lire hahah e ato qe po jan ne maqin te punume po kushtojn 300 400 apo?
(14 vite më parë)
ani emi une e ruj nese te konvenon qmimi qe ku jam edhe perime pe shes se nuk e kam vesh bre edhe tash jam trash mo deri sa te dobsohna sum bjen me vesh ose e boj njo tjeter se une nuk punoj kshtu me porosi po veq per veti i punoj nje dollam e kam bo edhe nje fustan sh.bukur eshte
(14 vite më parë)
hahah ja lire valla ja ke lon, po shtrenjt moj e paske hahaah...une 500 e kom ble para 6 viteve, veq nese ti e ki te punume shume rond
(14 vite më parë)
Tash po foli seriozisht per qet dallam qe se kam ba me ka mbet merak se anej krejt po i veshin,po njehere seshte ne rend hiq,nashta vitin tjeter
(14 vite më parë)
emi masi po ankohesh kaq shumee qe une po ta la me 500
(14 vite më parë)
haha hajt diellza nese bon pazar ti e para, mandej nese si konvenon, thuj shko nje dy dyqane ma poshte, aty jam une hahaha
(14 vite më parë)
aahhah olisa iki emi u tut sditi kah me u nda hahaha pse nderhyne qe kesh tuj e shit bre ahaah ti qite te merrjep
(14 vite më parë)
Po une pa pune jam,,jemi tu e ndreq shpine me hi kismet sivjet,,dukatin ma kan vjedh....edhe shume nxehte po me vjen....sa ma lire qe munesh haha
(14 vite më parë)
hahaahaaaaaaaa deri sa te konvenon ty ?
(14 vite më parë)
ej olisa hahahahah mos ma merr myshteriun
(14 vite më parë)
Te kqyrim tash kah qmimet sa po shkojne
(14 vite më parë)
ti e man ma shtrejt hahaha,,sa?
(14 vite më parë)
hahha sa mu ka kesh hahahaahhaa..tu u gut une, mos po ia blen djellzes ti hahaah
(14 vite më parë)
Emi muj me ta shit edhe temen hahaahaaaah
(14 vite më parë)
Taman per mu koka,,,tash a po bajm pazar?
(14 vite më parë)
emi eshte teget e me ari te bardh e punume veq se kur e kam bo une kam qene shume e dobet i bjen me qene nr. 38 ashtu i kam bajt teshat nr 38 hajt hajt 40
(14 vite më parë)
Diell za sa po e shet edhe qfare ngjyre eshte?
(14 vite më parë)
dallama eshte gje e bukur nese e perdor se paku qato paret mja nxjerr une dollamen time vet e kam punuar 2 muaj edhe e kam vesh veq 2 here katastrof tash po mendoj ose me shit ose me e ru qaty masi skam nihere qik nuset sma bojn hesap qe ka than tina r
Tina R (14 vite më parë)
Mire e ke Louisa edhe fustanin e bardhe e kom ble shum shtrejt edhe ato kismet kom me ja rujt (nmi bofshin hesap) hahah Anoda pse si the nkoft per ashtu pe marr une 450 edhe pja nisi pe lshoj me qera vet kshtu qe bile fitimi met met ty hahahah mki kall me qet sen krejt hahaha.
(14 vite më parë)
Tina ato jane gjera qe kushtojne, por nuk e humbin vleren kurre, mundesh me ja trashegu nuses diellzshit, ose nese ke vajze vajzes :-))) psh per dallame, mahnitet edhe bota
Anoda , (14 vite më parë)
A din qysh jom mbet tu e kqyrka ana jone thojne \"u bonaq shybe\" hahaha
(14 vite më parë)
Ahaha...Cka po ndodh more anoda, po e qart paska qene ajo ne butik
Anoda , (14 vite më parë)
E sa per fustana me qera,une mamin e kam rrobaqepese kam fustana shuume diku rreth 12 fustana te gjate,por ajo kete sezone eshte ne esktrem e ngarkuar dhe hyra ne nje butik ka erdha prej punes,me pelqej 1 fustan e pyeta ate shitesen a e jep me qera tha po thash sa tha 450 euro 1 nate,thash e me ble tha 450 euro,thash nuk po kutoj cmimi i njejte tha nese don e sjell nese don jo cmimi eshte keshtu WTF :@
Tina R (14 vite më parë)
*louisa sorry per gabimin :).
Anoda , (14 vite më parë)
Besa tek une,financimi diku 70% ka ardh nga ana e burrit,mos kurse per gjera qe te nevojiten ne te ardhmen...e sa per qera une e kam veshen e katundit me ka kushtu diku 2500 euro,por kush don me mar me qera 100 euro diten hahaha
Tina R (14 vite më parë)
Lousia edhe mu me pelqejn shum dallamet, edhe pse realisht me kqyr eshte budallaki me hargju kaq shum per to por cte bejme jetojme ne nje rreth te tille,e nuk po bon me u nda si dhia prej dhenve thojn te na. mpuq
(14 vite më parë)
Hahah lina, ani me te njofshem 50 eki
(14 vite më parë)
Po louisa me pagu njo 7/8 here olisen per qera me del me ble njejte,hahha e kshtu sme duhet shume se nk qelloj cdo here atje per dasma.Kush ka pagu aq shum per qera???
(14 vite më parë)
Lina ska, plus ti e jashtit, nje nane qetu ne portal ka pagu 700€ per fustan nuserije me qera
(14 vite më parë)
Olisa shume shtrejt moj,ani kishe me te njofshem pak me lire hahah
(14 vite më parë)
Po olisa ama une jam si e ime, si cpirre haha, mu mpelqejne shume dallamat :-)))
(14 vite më parë)
hahah Lina mos me pyet ma shume se lidhje skom, a per qera 100 euro e ke diten hahaah
(14 vite më parë)
olisa me ma dhene mu dallamen per 1 dite te bej pak reklame,se atje skemi kesi dallama e keto i lejne pa mend pastaj nuset e reja,hahaha e kmishen a me ojna e ke a me tentene hahah
(14 vite më parë)
besa une kur jam martu shpenzimet me te medhaja i ka bo burri une do sende te vogla nje kanagjegj vet e kom bo me familjen e ngusht edhe disa shoqe e dasmen burri vet pa i ndihmu kush 1 euro hahah e diten e trete kemi shku ne turqi10 dite mire qe prinderit e burrit as nuk perzihen as nuk financojne qysh kemi dasht kemi bo a prinderit e mi thojshin edhe kto ta thirrim edhe ato sban pa kto sban pa ata,,, mos shpenzo shume merr sende elementare qyre kjo tradite ka mbet se perpara njerezit qatehere kur jan martu ju kan ble najsen nuseve mo kushedi mas sa viteve e tash koha eshte ndryshe mas dy tre dite me dal blen prap qa te dush e perpara nje njeri e ka pas kuleten e shpis tash krejt kan kuleta sa here te dalish qa te dush blejsh kush send ste thot
(14 vite më parë)
Jo ste bjen e madhe louise, skam shume cm ma shume se ti
Xhesika . (14 vite më parë)
Besa une shpreha mendimin tim, une per martesen time leva cfare me nevojitej vete, porse jo gjera koti blej e lej ne dollap, thjeshte ndonje gje qe mendoja se duhet e nuk e kisha, gjithsesi e bukur eshte ajo fjala si eshte vendi behet kuvendi... Te uroj t\'ja dalesh mbare!
(14 vite më parë)
Edhe kjo eshte ngjyre gjaku e qelte, o edhe une ne rahoves e kam porosite hahaahaa
(14 vite më parë)
Olisaaaaa, mos po ju del e njojta d:
(14 vite më parë)
Olisa ta kisha marr edhe une me qera qet te kuqen po ti ma e madhe, me mbulon haha
Tina R (14 vite më parë)
ngjyre gjaku hahah ne Rahovec ekom ble krejt punim dore hahaha
(14 vite më parë)
Hahha bujrum tina...Cfare ngjyre e ke, teget e kam nje, kjo eshte all e kuqe :)))
Tina R (14 vite më parë)
P.S. Olisa a po i ndrrojm nja her dallamat se edhe une e kam 850 euro dallamen hahaha
Tina R (14 vite më parë)
Pershendetje Besa,nga ana ime kanagjegjin e kom financu vet edhe disa fustana,e disa veshje qka mu mu kan doke te pershtashme per mi veshe perdit ngaqe punoj i kom ble vet se kom punu,ndersa ka ana e burrit dasmen,arin,veshjet tradicionale,fustanat,veshjet tjera i ka financu vjehrri,fustanin e bardhe dhe dhomen e fjetjes burri i ka ble.Te gjitha keto qe i permenda kurgjoi nuk vlejne nese nuk ke lumturi.kshtu qe te jeni te lumtur e te trashegoheni per te tjerat mos qaj koken.
(14 vite më parë)
Me sa e di une, cdo cift nese i pyet, do kishin deshire te bejn njue aheng te vogel m\\e njerez te familjes, dhe te nesermen ne muaj te mjaliti, po derisa prinderit e burrit, deshirojne me ber darsem te madhe e me ju vesh nusja me fustana e me prit e me perciell mysafir, aehere ju takon atyre me i zbraz gjepat, ky eshte konflikt i gjeneratave, te rinjte mendojne ndryshem kurse prinderit tane, kan mbetur akoma me te vjetren sepse shumica jetojne per tjeret...kan deshire me u fol njo 1 muaj cfare darsme beri filani, cfare nuse mori filani...bla bla bla
Besa Jana (14 vite më parë)
xhesika ke plotesisht te drejt.nfillim deshtem me shku npushime tani kur te kthemi me bo ni dit grave pak edhe me kry me qaq,ma pak shpenzime.u tranun krejt,edhe tmit edhe ata.erdh babi emthaa qysh qika jeme po do mem dal pej shpis si e ve kerkush as ni got uj me pi per ty qik hasret.tekom shkollu pse kom dasht met shkollu,po edhe ta kom pa hajrin shum(e kom pas mamin shum smut,mu mu ka daht mu kujdes per tfamiljes,per shpi,si shpiat ne katun ma,e edhe per mamin),pa kanagjegj nuk te la.edhe te burrit qashtu.se vjehrren e kom llokum si melaqe,jo qe po thom po pernime,nashta qe ska bo darsem vet tash ka qef na.po knena po thojn na e bojm darsmen kalxona qka ka nevoj,na i kryjm.kur po i kalzojm spo bojn za.se un edhe ma e knaqt isha kan as 5 euro mos mi dhan kerkush per mu po krejt vet..
Trandelina (14 vite më parë)
Besa, mos u streso, veq kenaqu e mendo qe nje anderr e madhe po te realizohet, ti po bashkohesh me nje njeri qe e don, krejt jane faze kaluese, po ti mos merr stres. Krejt keto harxhime jane te kota kur mungon dashnia e ti e ke dashnine mos hup nerva per cikerrimat qe te tarditat tona i pershkruhen marteses. Fustanat e veshjet i blen sot e edhe kurdohere qe ke nevoje, nuk e vlen me ble veq qe po martohesh se mos harro qe vjen edhe lindja e trupi i nuses ndryshon. Te deshiroj nje fat te bardhe...
Xhesika . (14 vite më parë)
Per mendimin tim ka kaluar koha kur cifti kerkon para nga familja per martese, kjo eshte absurde, derisa prinderit na kane rrite e shkollu tashti te kerkojm edhe te na martojne..... gjerat Besa blej sa ke mundesi, dhe falenderoje Zotin qe burri ka mundesi per te blere ato qe ti do nese nuk ke mundesi me i ble vete, dhe mos prit nga familja e burrit as nga askush sepse ti po martohesh per vete jo per te tjeret as per familjen e burrit... mos e fillo nje jete te re me fjale duke share as familjen e burrit pse spo na japin pare por asnje, sepse nuk ja vlen secili ka parat per vete dhe i ka fituar me mund.... keshtu qe behu e arsyeshme dhe tejkaloj keto probleme qe te kan lindur brenda vetes tende.... njerezit e aferm qe te rrethojn per nder respekt e dashuri ndaj teje mund te te bejn ndonje gje dhurate se kane deshire jo qe e kane obligim... derisa po martohesh konsiderohesh e rritur dhe e zonja e vetvetes keshtu qe asnje nuk ka obligime ndaj teje pervec burrit me te cilin i ndani te gjitha te mirat e te kqijat.... blej gjera qe te duhen per perditshmeri e qe nuk i ke, leri traditat sepse kane kalu koherat kur per nje martese jane shpenzu me mijera euro.... Te uroj nje jete te lumtur e te trashegoheni!
Vina D (14 vite më parë)
Shpenzimet te gjitha burri, skam pas nevoj as fustana te gjat as kurgja se ne Shqiperi ku jam martu un nuk e kishin zakon me shku musafir nesrit me pi kafe per nuse hahah kemi shku nesrit nmuaj te mjaltit jemi knaq
(14 vite më parë)
Harrova me thane se edhe pse i kem ble unazat e bukura, e i kemi porosite me mase e me dizajn e blla blla, spo i ngjesim asnjani, bev kur kem naj darke me njerez te tjere a ndonje gje zyrtare
(14 vite më parë)
Besa ishalla keni fat, e keni lumturu e dashuri, e shtoheni, se per tjerat sene as mos e lodh koken. Une per vete kam ba kurorezim, unazat i kemi ble te bukura, fustanin per mua (jo i bardhe), edhe nje dreke per familje te ngushte. Kemi shku me burrin nje udhetim 2ditor se ka qene maj, ne korrik ne pushim. Sene kam ble si para martese, si pas martese, kur mka pelqy dicka, e jo pse po martohna ose pse jam martu. Sa i perket financimit, e ben burri, ngaqe ka edhe fiton ma shume se krejt na tjert
(14 vite më parë)
hahahh te tregova qysh e kam marr Kosovare, se paret e mia (sja kish kakit dhomi)...emi dore e kam ne plan mos me marr ma, heren e fundit kallje te muskujve pata marr...
(14 vite më parë)
Paske me knaq vjehrren,a duhet edhe dore me marr?
Kosovare 1 (14 vite më parë)
valla ti Olisa kushtet e mira a haaa 800 euro,shuum valla...
(14 vite më parë)
Olisa i pash ne google,po tek ne gati te ngjajshme jane xhamadanet vec pse pa krahe.si jelek i gjate e ne fund i gjan.Me shtrejt se 300 euro nuk besoj se ka edhe ate te punum ne dore e ne maqine jane 120/150.e di moj se ti po ban hajgare,hahahhah
(14 vite më parë)
Spo di a jan te njejtat, dallamat jan te gjata, nga krahte deri eprfundi gjurit, kerko ne google (dallame) e sheh qysh doket, qetash e kom porosite njo 800 euro, per inati te kojshive atje, mu dok me e mira haahahaahaaaaaaaaaaaaaa (qeshtu shtyhen atje, amo une po boj hajgare)
Jeta . (14 vite më parë)
Po olisa fatekeqesihte ashtu eshte.Per mendimin tim, darsmat shqiptare jan gabim i madh se si po i bejme.mirepo vendi nga vije une kryesishte keshtu behen darsmat, tek burri ndjekin me shum traditen mirepo kam pas mbeshtetjen e burrit dhe kam shpetuar.shoqja ime ka bere vetem nje aheng te vogel me familjen me te ngushte dhe parat qe jan dedikuar dasmes kan blere se bashku banes, dhe kjo nje menyre per tu lakmuar.
(14 vite më parë)
hahhaah Olisa,me pleq zor puna.Kto dallamat a jan te ngjajshme si te ne ju thojm xhamadana,po nuk kushtojn bre aq shume shtrejt
Blerta Aliu (14 vite më parë)
Besa krejt hargjimet e dasmes i kemi bo vet une edhe burri jem vjerrive tmiii sja ka nii Hiiiq bile
(14 vite më parë)
Nisa ti e zoja hahaah...valla fol, e shtjerru tu fol se nuk kuptojshin...
Hana_ Hanushe (14 vite më parë)
Po me vjen shumekeq Besa qe te paska zan stresi prej tash, hiq mos u merzit se krejt kalojn vetem merzia te mbetet. Me nji ane po gezohem per ty qe e paske mendimin e njejt me burrin. Une per vete kam dasht me e bo nje muaj te mjaltit me na mbet kujtim veq neve te dyve, por burri kishte deshire me e bo darsmen per shkak te prinderve, kunati u martu pa darse m kunata nuk eshte e martume e prinderit i kishte shume pleq gjithmon thoshte le ta shofin nji dite te mire besa edhe prinderit e mi paten deshire se ne kemi flirtu shume gjat 6 vjet. Une nuk deshta me japrish qefin per shkak te prinderve po ndoshta mire kemi ba se vjehrri vdiq e tash burri po thot bike e pa nje dite te mire. Po nuk kishte me qene keq me na ndihmu pak. Se tash tuj i pagu kredit e tuj i kqyr fotografit e dasmes ndoshta kur kryhen kredit them sa mire kemi bo dasem.
(14 vite më parë)
Une shume sende si kam ble tu e kursy burrin se krejt ky i ka pagu,une kurseje knej,ata ban dasem 1 ajve perpara anej hargjo palidhje,hatri i pleqve,hatri i atij ,hatri i ketij.skam ba shume sene se mu doke budallaki me ba dallama e qesi sene,pak dukat e kam ble...edhe qata ma kan vjedh ne pr hajnat..per dallama i kam ra pak pishman se anej krejt po i veshin e veq une spo kam hahah edhe spo kam ku me i marr se ka ana jem si veshin,,,eshte shpenzim i kote me ble shume fustana e tesha se mas ni kohe spo te bin asnje se ja shtatzane jo fmija ne gji qeshtu,,besa ski ka kursen se edhe uji me pare u ba,u trashegofshi ju e tjerat shkojne vijne
Jeta . (14 vite më parë)
Besa, une darsmen time e kam financuar vete, babai im nuk ka shpenzu azgje nga xhepi i tije.fustanin e bardh ma ka ble burri pasiqe ashtu eshte tradita dhe shpenzime tjera skam be as per flori, as paj apo si i thuan nuk kam pasur.mvaret krejt se ne cfar familje martohesh, se sa ato ndjekin traditat dhe me e rendesishmja sa te kupton ty burri.nuk ja vlen te punosh gjith jeten dhe te harxhosh shuma te medha per nje dite.une traditen e kam bere ashtu si mua me ka konvenuar dhe me eshte pershtat mua.te trashegoheni
Kosovare 1 (14 vite më parë)
Haaaaa,jetoj ne Kosove,saktesisht ne fshatin Glloboqice por qe kufizohet me qytetin e Tetoves dhe kjo pjes ku jam une kan tradita te perziera dhe me shume anojne kah traditat tetovare qe jan shum te renda dhe zor eshte me i qu haaa...
Hana_ Hanushe (14 vite më parë)
Kosovare tregom ku po jeton e te ia nisi nje biznesi aty te punoj mendila se me shkon per dore puna e dores me kishe shpetu valla ani tash nuk po mundem me punu per shkak te vajzes yhyyyy e kisha shpetu burrin e shkret .
Arbresha Arbresha (14 vite më parë)
Besa ka shpenzime martesa boll,at0 qka i takj0jne anes burrit leju atyne let vend0sin let ja b0jne qysh te d0jne,mirp0 ti ka ana j0te m0s e ndegj0 kerk0nd p0 sa ma pak qe mundesh shpenz0hu p0t flas prej eksperiences 0sht mundim edhe shpenzim i k0te ishalla shk0n gjithqka qysh 0sht mas miri ishalla trashig0heni
ija h (14 vite më parë)
oj olisa me pas dit me ardh mi lyp tek familja jeme qato veshje hehehehe , une valla i kom bo dollamen e jelekun se pa pare ma ka bo motra dollamen e nusja vellaut jelekin se per ndryshe mi ble shtrejt kurr hahaha fort me dhimen paret bre per qesi sene e ari skom ble hiq valla i kom then kunates tem si nuk prishe pune bjermani te asaj iha ajo veq per qat dit grave mo kurr se kom qit tybe ma shume qes bizhuteri , argjend ari te bardh , e qesi sene
(14 vite më parë)
Olisa pasi e kam postu komentin e lexova edhe komentin tend,cka tju besh vjerrave,hahah gjithcka dojne me ba me mendjen e tyre mos ti keshin kojshia.Vallah per veti kam ba nje darsem shume te vogel,edhe disa sende shume pak i kam ble se kshtu kam desht vet.Per mu ma shume duhen per shkollim,per banese e per disa sende qe duhen me mobilu shtepine,fustana e kshi sende fort sju kam kushtu rendesi.E dasma bahet nje her ne jete po me ba nje dasem sa mos me te mbet merak se a i ke 100 apo 300 veta mzsafir ska rendesi

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?