Pershendetje nena, si po kaloni ne kete kohe te nxehte, jam ne javen e 18 te shtatzanise dhe jam shume nervoze gjate shtatzanise pa asnje arsye edhe te nxehtit shume po me mundon, ju pershendes.
Une sa her qe behm nervoz besom se beba vetum me leviz edhe shumm. bile amnuk bon edhe mua te nxetit po me mundon shumm.. se per para hiq sum ka mundu.. bile nje dit i thash buri ne tre te nates paramnedo haha u kalla prej zhegit tha a po bon hajgare ty kur stka mundu ahha.po thash jam e dyta ioooo njerii a ke harruu aa?hehheh.. eshte nga shtatzani kejt.. kishum me lind e mu shliru edhe na e me hek gajle jejejjheheh
Valmira mendoj se eshte normale per shkak te ndryshimit hormonal. Une jam ne muajin e 5-te por ta durosh tere kete nxehtesi ske si shpeton pa u bere nervoz :)))
Valmira jane gjera me se normale qe ndodh me hormonet gjate gjith shtatzanise.Une deri ne muajin e 4 te shtatzanis kam qen jasht mase nevrike as vet se di pse u nevrikosja as nga se me vinte. Te uroj shtatzani te mbare.
Valmira sa emer te bukur ke :))...Eshte normale qe gjate shtatezanise te jesh nervoze dhe me e ndjeshme,gjate dites pusho dhe freskohu sa me shume,uje pi se paku 3 kg,vetem mendo sa e sa femra enderrojne te behen nena..te uroj cdo te mire :)
Valmira ne tremujorin e pare dhe tremujorin e trete ndihesh me shume nervoze,kshtu qe jane faza kalimtare.Mundohu sa me shume kur je nervoy me lexu dicka,me degju ose shiku ndonje komedi qe me largu mendjen pak
Ti tash je ne periudhen ma te bukur te krejt jetes tande, ajo qe ka ndodh me ty pra shtatzania eshte dhurata ma e madhe qe vjen ne jete, nje foshnje e vockel po merr fryme permes teje dhe po jeton permes teje, ti po ban dy shpirta nuk ke asnje arsye me qene nervoze veq duhesh me u ndi se je e bekume me nje engjell ne vete. Kalo dite te bukura dhe kenaqu me frytin ne barkun tand, mos u brengos nese ke me shtu peshe se neser ato shenja te strijave jane kujtimi i periudhes se shtatezanise dhe te kthejne ne kohen kur ti e bebi keni qene NJE. Me fat.
Nervozizmi është faktor, që nuk influencon pozitivisht në shtatzëni. Rekomandohet që gruaja shtatzënë të jetë sa më larg streseve, nervozizmit dhe lodhjes, pasi ndikon tek bebi.
Stresi gjatë shtatzënisë, influencon negativisht tek fetusi. Mendo vetëm gjendjen e bukur të shtatzënisë dhe lindjen e fëmijës tënd. Dil sa më shpesh në natyrë dhe ajër të pastër. Në ndihmë duhet të të vijë edhe bashkëshorti.
Nervozizmi, stresi; mendohet që është pikënisja e shumë shqetësimeve jo vetëm në shtatzëni. Mundohu të bësh jetë të qetë, duke ju shmangur bisedimeve të acaruara. Komuniko për këtë gjendje edhe më njerzit që të rrethojnë, e sidomos me familjarët. Për ty, duhet të jetë më e rëndësishme ecuria normale e shtatzënisë.
Sapo ta ndjesh se po nevrikosesh/stresohesh, vendose dorën mbi bark dhe këndo një këngë për fëmijën tënd. Menjëherë do qetësohet, ti dhe fëmija yt.
Uroj ta kalosh sa më lehtë shtatzëninë tënde
Pershendetje nena, si po kaloni ne kete kohe te nxehte, jam ne javen e 18 te shtatzanise dhe jam shume nervoze gjate shtatzanise pa asnje arsye edhe te nxehtit shume po me mundon, ju pershendes.