Dhembje shpine ne shtatzani
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Kosovare 1
(14 vite më parë)
Rreth 50 % të shtatzënave vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Këto probleme zakonisht paraqiten për shkak të ndryshimeve në trupin femëror dhe ndryshimeve hormonale të cilat ndodhin gjatë periudhës së hershme të shtatzënisë. Edhe infeksionet urinare, të cilat janë shumë të shpeshta gjatë shtatzanisë, mund të jenë shkaktar të dhimbjes së shpinës. Gjithashtu ka edhe shumë faktorë të tjerë, të cilët kërkojnë vëmendjen e mjekut.
Ushtrimet gjimnastikore për kolonën dhe muskujt për rreth saj, janë trajtimi më i sigurtë. Ecja është ushtrim i mirë, por mos ec shpejtë dhe në mënyrë agresive. Shtatzënat nuk duhet të qëndrojnë gjatë në këmbë, gjatë udhëtimeve apo për shkaqe të ndryshme. Ndërro sa më shpesh pozicionin gjatë qëndrimit ulur. Në periudhën e herëshme të shtatzënisë, është e domosdoshme që të pushosh dhe të flesh mjaftueshëm.
Shmang ecjen me këpucë me taka të larta, sepse kjo është e rezikshme pasi shpina tendoset. Gjithashtu, shmang kohëzgjatjen e madhe të punëve të shtëpisë. Mos harro që veshjet duhet të jenë të rehatshme dhe të gjëra.
Valmira Shala
(14 vite më parë)
tung Dita edhe une jam ne javen e 18 dhe prej ne fillim te shtatzanis vuaj nga dhimjet e shpines sidomos kur rri ne kemb shum ose pastroj shtepin mos u ben merak asgje nuk eshte trupi behet gati per lindje siq tha tina :-)
e pëlqyen (1)
Tina R
(14 vite më parë)
Eshte normale ne shtatzani me te dhimt shpina pasi qe trupi behet gati per lindje, dhe pesha te cilen e mban shpina ndiikon.
e pëlqyen (1)


Pershendetje nena jam ne javen e 28 te shtatzanise dhe sot tere diten jam me dhembje shpine a ju ka ndodh ndonjeres me fal se noshta ju kam lodh pak po me te vertet po me dhemb shpina shumme jam bo shummmme merak shume, pres pergjegjjet e juaja.