Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Kur ja keni hequr pampersin femijes?

Pershendetje nena, kur ja keni hequr pampersin, une po mundohem ta ve ne uturak femijen po e kam 13 muajsh, sa kohe do qe te heqe pampersin se kam degjuar qe e heqin dhe 6 vjec?

Ela K.. (13 vite më parë)
Ela K.. (13 vite më parë)
shume faleminderit per ndihmen
Ela K.. (13 vite më parë)
shume faleminderit per ndihmen
Mami Ales (13 vite më parë)
un ka nje jave qe ia kam heq pampersin djalit tim 18 muajsh dhe u mesua pa te naten ne fakt nuk ia kam hequr akoma se thashe sa te mesoje njehere diten por shum shpejt pa mbushur muajin do ia heq dhe naten.djali im se ka qejf uturakun por e ben ose ne banjon ku e bejme ne ose kur eshte jashte shtepie.....ai tregon kur i vjen cici por ka raste kur e ben dhe ne breke dhe me thote ma kaka...duhet te kesh durim pasi avash avash do e mesoje se dhe un merzitesha kur nuk tregonte por tani ka fillu te tregoje madje kur e ben ne ambjent te jashtem merr ujin dhe shkon e pastron vete cicin....durim nena dhe ela me mire filloje mesoje deri tani femijen tend se vitin qe vjen do jete i madh dhe mesohet me pampers dhe do vuash me shume per tia hequr.....durim.......
Edlira Tirane (13 vite më parë)
Pershendetje Ela! Sipas mendimit tim dhe nga eksperienca ime une te them qe kur femija ti mbush 18 muaj mund te mesohet ta heq pampersin . Une djalit ia kam hequr 18-19 muajsh edhe nuk u bezdisa shume per 10 dite djali u mesua pa pampers edhe diten edhe naten. Ndersa vajzes fillova diku 20 muajshe se atehere filloi vera, por ajo mezi u mesua se nuk e kishte qejf uturakun, por pa bere 2 vjec tregonte mire fare per te shkuar ne banje. kuptohet qe femija derisa te mesohet do ti beje pis rrobat e tij, dyshemene, tapetat por duhet durim, jo te themi se na u be pis shtepia edhe ti leme femijet deri 3 vjec a mos me shume me pampers, se ka edhe raste te tilla plot, edhe keshtu femija mesohet dembel.
Vina D (13 vite më parë)
Pershendetje. Mosha e pershtatshme per heqjen e pampersit eshte 2 vjeq keshtu qe djali im sapo i beri 2 vjeq kam fillu me mesu te shkoj ne wc per 2 jav mka tregu, tash ka fillu edhe naten nuk e ben,
Yllka Kurteshi (13 vite më parë)
Une ja kom hjek kur i ka mbush 2 vjet,prit edhe pak se nese fillon tash eshte heret regullat me te mira per pampers jane nese ja hjek mos me ja vnu mo as naten as dite nuk besoje qe femiu yte mundet kaq heret edhe naten.
Diana Z (13 vite më parë)
vajza ime edhe 2 muaj mbush 2 vjet,dhe ajo tani tregon kur e bene urinen..kur ti bene 2 vjet e gjysme do filloj ndal ngadal me ja largu.ashtu kshtu me ja largu tani pampersin nuk di me tregu dhe e bene gjithmon ne brek,edhe ashtu me duket tejet pa pastert.kshtu kur arrin moshen tamam me kuptu do filloj.
(13 vite më parë)
Ela,edhe djali im eshte 14 muajsh po nuk e kam mesuar me heqe pampersin sepse mendoj se eshte ende shume heret per kete.Per heqjen e pampersit duhet te pritet qe te kuptoje mire dhe te flas mire,femija i vogel nuk mund te kontrolloj ndjenjen e kryerjes se nevojes,dhe as nuk din se kur duhet me shku ne banjo.Pasi te mbush 2 vjet fillojne me kuptu me shume,se keshtu ne kete moshe as me gjeste nuk dijne me tregu kur ndjejne te urinojne
Kosovare 1 (13 vite më parë)
Mendoj se eshte heret tja fillosh,ma merr mendja se kur femiu te kuptoje dhe te filloje te flas duhet filluar heqja e pampersit...
Marinela Dine (13 vite më parë)
miremegjesi ela.nje shoqja ime eka cunin 10muajsh eka filluar ta mesoj me uturan.prandaj e ti fillo avash avash ta mesosh.se me ivogel eshte me mire.une ekam akoma te vogelo 4muajshe.te uroj gjithe te mirat

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?