Cila mendoni qe eshte zgjedhje me e mire per femijen tim?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
(14 vite më parë)
jo Linushe nuk ka sepse un jam e vetmja qe kam femije sepse 2 te tjera u kan thene per ti lene ne venet e tyre e njera qe do te lind do shkoj pas 2 muajve e do kthehet pa fmi.
e pëlqyen (1)
(14 vite më parë)
shume keq pom vika louise per ate te afermin sa keq a kan marr ndonje mas kunder asaj edukatores familja e femiut? femijeria eshte pjesa me e qmuar e jetes ne te cilen formohet komplet personaliteti i femiut per ate edhe ka shume dallim nje femij i cili ka qene i abuzuar dhe nje i cili eshte rriturr ne nje harmoni dhe dashuri familjare
e pëlqyen (1)
(14 vite më parë)
L.. a nuk je interesu me pyet mos ka ndonje cerdhe ne faks enkas per nenat me femije,derisa ti meson e ke femijen ne ate ndertese mesimi?Une kam degju se ne shtetet arabe ka keshtu,por per ne vendin tend sdi.
e pëlqyen (2)
(14 vite më parë)
Po louisa per ate e ceka qe i referohem vendit tim...
e pëlqyen (2)
(14 vite më parë)
Olisa nga 4 femije ne dite vdesin ne usa, nga abuzimi me ta, nder abuzuesit eshte edhe Nanny, e 3 nga 4 prej atyre femijeve jane nen moshen 3 vjecare. Ne Zvicer ligjii punetoreve nuk lejon kamere pa dijeni te punetoreve, na kur e kem pas zyren dykateshe, e kem marr lejen dhe e kemi vendose. Tash skem nevoje, se eshte zyra krejt xhama. E per ne USA, mundesh me vendose msheft, sa per me shiku se si po sillet, e shume femijeve ua kan shpetu jeten kamerat. Me pas dado me propozim te dikuj qe e njef, ose edhe ne vend temin, ne ks, qe edhe njerezit e kane trunin ma te paster, ma ndryshe, ama jasht, ka agresiv, pedofil, mashtrues, njerez dyftyresh. Tash L. e ka rastin ndryshe, se pak ore, ne konvikt, mirepo me qene gjate gjithe dites, kurr se kisha lane ne shtepi pa pergjim. Aj zoti na rujt mundet mu mem ra kati prej dore e me mi mdodh dicka, ama, per mos me me vra ndergjegja gjate gjithe jetes se cka ndodhi. Nje femije mundet me vdeke edhe dy jave pas nje goditje ne koke, ku ne fund akuzohet e gjith familja, edhe e humbin femiun, edhe ju shkon koha neper gjyqe
e pëlqyen (1)
(14 vite më parë)
Une sa here flas i referohem kushteve te Kosoves, e kam lexu ligjin e punes dhe nuk kam has ne ndonje paragraf ku ceken te drejtat e nje te punsuare si babysister...plus aq naive nuk jam sa mos me vrejt se si po sillet nje dado me femijet e mi...ndoshta skisha mujt me vrejt 1 jave, por me vite mos me vretjt nje nene se si sillet nje dado me femijen e saj???!!!! CUDI!!!!...Nese veq nje element shume i vogel mkish ra ne sy, atehere kisha marr masa, se me hesht ose me thene te shof cfare po ndodh diteve ne vazhdim, skisha mujt, kur eshte ne pyetje femija, minutat te duken shekuj...edhe me pas qene krejt dadot e poshtra, atehere asnje skish qene e punsume...
e pëlqyen (1)
Eliza M
(14 vite më parë)
perrshendetje L . E mira e te mirave eshte qe femija te rritet dhe te edukohet ne kopesht, pasi femijet marrin nje formim psiqik dhe psikologjik me te zhvillua kur luajne dhe njoin bashkmoshatar. por ti e paske te vogel bebin keshtu qe zgjidhja e duhur per ty eshte dadoja, dhe une per vete dado kam qe me kujdeset per vajzen kur punoj, nuk jeton me ne po vjen nga ora 8 e gjer ne 4 dhe eshte e huaj po eshte zonje grua ka dy femije dhe e kam gjitone .. po ama kurre ne bote nuk do vendosja kamera per ta ruajtur cfar ben, ndoshta po te dyshoja per dicka do e vizitoja here pas here per ta pare po te vendosesh kamer eshte dicka shume e ulet sepse dhe dadoja mund te uket te pushoje apo mund te pije nje pije a te shohe televizor kur femija flen dhe nen vezhgimin e kamrave cdo njeri do ndihej ne siklet.. mendimi im eshte ta marresh nje dado me moshe te mesme dhe ta vizitosh here pas here meqe qenke dhe afer me shkolle, dhe po e pe se gjithcka shkon mire mbaje e po e pe dicka qe nuk shkon mire gjej tjeter..Gjithsesi ky eshte mendimi im.. Qofsh mire
e pëlqyen (1)
(14 vite më parë)
Suhejb eshte emer sahabi
e pëlqyen (1)
Ani Jani
(14 vite më parë)
E dashur qfar dmth ka emri suhejb
e pëlqyen (2)
(14 vite më parë)
Arabisht dmth nena.Ummij - nena ime , ummu - nena e dikujt n kete rast nena e suhejbit .Shqip ummu suhejb - nena e suhejbit
e pëlqyen (1)
(14 vite më parë)
L. Ti masi e ki afer, e pak ore, edhe ne qat nderkohe shkon me i dhane me pi, dhe nese dado e qet me shetite, shkon koha. Edhe tek e fundit si e shef nje njeri, e din qe a eshte njeri i mire a i keq. Urij gjithe te mirat per ju. Ps. Cka dmth ummu?
e pëlqyen (1)
(14 vite më parë)
ooo zooot qa pash n youtube qa i maltretojkan...:(:(:(:(:(:( une sdi qysh ko me mujt me lon djalin o Allah sa shtir :(:(:(:(:(
e pëlqyen (1)
(14 vite më parë)
faleminderit shum nena per ndihmen tuaj Zoti ju shperbleft me te mirat e tij
(14 vite më parë)
po banesa ime eshte e madhe si mund ta vendos nje kamere apo disa ? duhet me kerku me gjet tash edhe ndonje agjension qe meret me keto gjera as un as burri s kemi ide se ku mundemi me gjet ..por do t pyet ai ca shok ketu shpresoj se ka.
Yllka Kurteshi
(14 vite më parë)
Ummu suhejb une si e pash kete tem hina ne youtube i pash disa babysitter o zot lloj lloj maltretime tu ju bo bebev une kurre nuk e kisha lone dikend mu kujdes per femi pa e pas te instalume kameren e njofta se njofta me pelqej komenti te Louisa ruju pa u ba,se kur te bahet mos ben za.
e pëlqyen (3)
(14 vite më parë)
Diellza sdi sa ke pas kohe me lexu me poshte, djali i tezes, tash 14 vjec, ende shkon neper psikolog, shkaku i dados, se e ka nguju, deri u mesu me tregu vet e ka maltertu. Ne gjermani e kan be test me kamere te msheft, prej 20 grave qe i kane testu, vetem nje moter medicionale e pensionuar i ka ndjek urdherat e nenes, tjerat asnje, binin nen ndikim te lojes se vajzes 5 vjece.
e pëlqyen (4)
(14 vite më parë)
Kamere pa e dite, sguxon me vendose, se ligji i punes eshte ashtu, ama ne nje shtet te huaj, se se njef askend, une i thash me vendose edhe me i tregu, qe ka kamere, po L. e kish afer, e tha shkoj e kontrolloj edhe i jap gji, plus orari i shkurter. Tash edhe enqerdhe po jane me kamera, e cdo kund...gjyshi i nanes tem thojke: ruju pa u ba, se kur te bahet mos ben za...
e pëlqyen (4)
(14 vite më parë)
Kujdestaren qe e kam une, nuk e kam as te familjes as kurrfare lidhje skam me te, po cfare sjellje e karakteri ka, me kish ardh marre me ia instalu kameren pa dijenine e saj, nese e kish zbulu isha ndi shume shume keq, asnje njeri ne bote ska deshire me qene nen vezhgimkn e kamerave, nese kisha dyshu dicka atehere e kisha vendos, sdi sdi prape kur eshte ne pyetje femija njeriu del.nga vetja..ndoshta ne vend te huaj nuk njifen mes vete, po ktu nuk shpeton lehte ai qe e maltreton nje femije...degjova nje rast, qeshtu e kishin marr nje kujdestare, nje dite kur nisen prinderit per pune, kthehet njeri se kishte harru dicka, ajo zoja se ndegjon zilen se tu fol ne tel, e hap deren vet ai.prindi, kur hyn, cka me pa, ajo lopa tu e pi cucllen e bebes e tu fol ne tel, e bebs ia ka fut ne goje gishtin e komes si cucull....ncnncnc zot mos me provo.se sdi as vet cka i kisha bo
e pëlqyen (5)
(14 vite më parë)
flm shum nga te gjitha ju per mendimet e juaja i cmoj shum shpresoj se do ta beje zgjedhjen me te mire per djalin
e pëlqyen (1)
(14 vite më parë)
vallah moj Ummuu suhejb ma mire merr nje qe ka prevoj me fmiij oj zemer..mpuq te dyve..
e pëlqyen (1)
Drita Rita
(14 vite më parë)
Shiko ktu po besoj edhe atje dadot me teper jan te filipines dhe gjitha kan familje ne filipine tash sipas mendimit tem po kam punuar edhe ne qerdhe mer nje si eshte nene ajo edhe ka pervoj edhe e din si eshte te jesh nene
e pëlqyen (2)
(14 vite më parë)
a eshte me mire me marr nje qe ka rrit femijet e vet apo qe eshte dado po ska pas pervoj me femije te vet vetem pervoj pune?
Drita Rita
(14 vite më parë)
Po poashtu beja dhe kur te vish me i dhene gji mos e mbaj orarin e njejt po cdo dite ndryshe dhe mos ja trego orarin e ligjeratave mbasi je edhe ne konvikt dhe e ke afer faksin dhe ta theksoj me ndonje agension di paguash pakes provizion
e pëlqyen (3)
(14 vite më parë)
Ani merr dadi, shko jepi gji, kontrollo ne pauza, le ta qet me shetite ne mengjes nga pak kur seshte shume nxehte, edhe menjehere behet ora 13
e pëlqyen (3)
(14 vite më parë)
po sikur t ishte me i madh super n qerdhe edhe kish lujt me fmi po tash shum i vogel .po tani po thom ma mir me marr dado vi i jap edhe gji n pushim qe e kemi a n qerdhe s kom mundesi se e kemi pak larg e un sdi me vozit ende :$
e pëlqyen (1)
Drita Rita
(14 vite më parë)
Laura qenke ne pozicion shume te veshtire se bebushken e vogel se te ishte mbi 1 vjec edhe nuk do ta mendoje drejt ne cerdhe
e pëlqyen (2)
(14 vite më parë)
Pe ata qe jetojne ne Ks,eshte me mire dikush i familjes se aferm me u kujdes per foshnje,e ke me lehte se e din se cfare karakteri ka dhe sjellje.E per ne jashte sdi vallah,shume me veshtire me gjet dikend qe ja beson femijen.Por kur nuk ke zgjedhje atehere vetem ne cerdhe e kisha dergu,se paku aty ka dikush qe mban rregull dhe ka disiplin pune
e pëlqyen (2)
Drita Rita
(14 vite më parë)
Nuk rrika gjate mos e mendo atehere do vish dhe do ta kontrollosh po shiko me agension jo ashtu me nete dhe me pervoje
e pëlqyen (2)
(14 vite më parë)
Po spo i bika shume, ti qe gjen nje te mire e te besueshme.
e pëlqyen (2)
(14 vite më parë)
Edhe un e kam ndegjuar ate per n ks louisa per ate uff sa kam frike :s
e pëlqyen (1)
(14 vite më parë)
edhe un e kam mendu kete punen e kameres por edhe ketu e kam afer prej fk vetem 3 min edhe vi. e un mendojsha qe te vi disa here pa i tregu e me ndegju se a po e len e ajt ose si po sillet. se me dergu ne qerdhe vetem kur t shkoj me dergu edhe me marr. po prap spo di :( po me dhimbet shum po skam zjedhje tjeter :S. me dado i bie te qendroj nga ora 8 deri ne ora 1
e pëlqyen (3)
(14 vite më parë)
Poe pas me kamere, edhe me i tregu, sillet me ndryshe, perndryshe e kane bere nje test ne gjermani, me 20 dado, vetem njera qe ka qene moter medicionale e pensionuar i ka ndjek urdherat e nenes, se e kane testunme nje vajze 5 vjece, ku ajo insiston me mgrene qokollata, nutella, me shiku tv, edhe secila e lejonte vetem i thoshte mos i trego mamit. Ne ks tregojne nje rast, e ka gjete nana dadon tu ja perkund fmine ne djep me njeren kame, e gishtin e kames tjeter ja ka shti fmise ne goje per me thithe e mos me qajte
e pëlqyen (3)
Qershiza Qershiza
(14 vite më parë)
E dashur nese kujdeset mire per djalin pune e madhe se a eshte e zeze apo e bardhe. Ne qe jetojme ne ks i kemi rrogat e vogla banesen e kam te vogel por dadon kam me e marre te farefisit do e paguaj dhe do rrije me ne sepse une jetoj ne prishtine kurse ajo nga Prizreni e nuk mundet me udhetu cdo dite. Vetem zgjidh njeri te besueshem.
e pëlqyen (1)
Drita Rita
(14 vite më parë)
Louisa kam degju shume raste ketu i bejn banesat me ka era po marin dado sdi shume keq sdin si te veprosh
e pëlqyen (3)
(14 vite më parë)
Mu sme kish interesu se a eshte e bardhe a e zeze, po
Me marre dado ne shpi se kisha lane pa kamere, ka mijera raste ne bote kur e humbasin durimin dhe e maltertojne femiun. Poashtu, kur eshte femiu vetem me dadon, lidhjen qe do duhej ta krijonte me prindin mund ta krijoj me dadon, dhe te jete te lidhur sikur te ishin nene e bir. Megjithate me se mire ndoshta do te ishte te keshilloheshe ne qender keshillimi apo te pediatri i djalit
e pëlqyen (4)
(14 vite më parë)
Drita un s mundem me marr dado qe te banoj ketu sepse ne banojm ne banes te fk e eshte e ndaluar qe te banon dikush qe s eshte ne fk.sepse ne fk ska Liias por vetem te huaj.
Qershiza si kemi prob financat vetem dua qe djali te jete mire sepse te tjerat jan krejt ne rregull.
e pëlqyen (1)
(14 vite më parë)
po se edhe un mendojsha me pas dado ktu thojsha qan merr e lun me te i jeo sa here ti piihet .kurse ne qerdhe ska mundesi qe 2 ose 3 kujdestare qe jan mu kudjes per secilin fmi ne veqanti.por nje e keqe sepse deri tash kam gjet 3 dado qe me pelqejn po jan te zeza. nuk jam kunder raca te ndryshme por se di :S . a do ju pengonte juve?? kam koh ende edhe 3 muaj pothuajse por kam frik po sikur te mos mundem me gjet te bardh:S:S
e pëlqyen (2)
(14 vite më parë)
Laura te kisha thene me mire ne qerdhe, masi e ke vetem nje femije. Tezes time ende i duhet me qu djalin neper psikolog, vec pse dadoja eshte sill shume keq me te, e ka nguju ne dhome, e ka lane me qajt, derisa u rrit djali me tregu. Me pas pas ne femije me te madh, si e ka olisa, qe do te mund te tregonte se si sillet dadoja...ndoshta dikush ka pervoja te mira me dado, ose ne ks e njef me mire kujt po ja beson femiun, mirepo jasht vendit ma veshtire
e pëlqyen (3)
(14 vite më parë)
ne tetor i bene 6 muaj.
e pëlqyen (1)
(14 vite më parë)
Per moshen e Suhejbit,nese ke meundesi financiare me se miri e ke me marr dado ne shtepi,pershkak te viruseve dhe kujdesit me te madh qe do kete vetem ai,e ne cerdhe kur te rritet edhe pak,psh kur te nis me ece mire dhe dije me luajt pak me shoqeri.ne kete moshe me duket se don kujdes te vecante
e pëlqyen (3)
(14 vite më parë)
Mduket se ne shtatore i bjen me qene 6-7 muajsh, apo mami suhejbit?!
e pëlqyen (2)
(14 vite më parë)
Pershendetje
Ku jeton ti? Nese jeton ne perendim dergoje djalin ne qerdhe nese i ka dy vite nese jo ateher paguje dikend le te vin ne shpi ???
Kalo mire puq
e pëlqyen (1)
Drita Rita
(14 vite më parë)
Laura sdi si funksionon ne libi me dado ktu ne dubai secila shpi ka dhe rrin banojn aty me ato dhe shoh jan te knaqur dhe un pas pushime dua te filloj me pune por si te jete kismet dua te gjej pune ne cerdhe qe ta kem edhe vajzen me vete nese jo kisha mar dado ama part time veq sa jam ne pune e jo te banoje me na
e pëlqyen (3)
(14 vite më parë)
O mami i Suhejbit, meqe voglushi yt eshte i vogel, me gjet kujdestare me mire e ke...une e kom marr nje kujdestare, vajzen e kam 6 muajshe, deri me tani jam shume e knaqun me te, ndryshe eshte mu kujdes per 1-2 femije, sa per 10 femije qe i ka grupi ne qerdhe...kur fillon me u rrit me mire eshte ne qerdhe, socalizohet etj.etj...porrr kujdes me perzgjedhjen e dados nese vendos me marr dado
e pëlqyen (3)
Qershiza Qershiza
(14 vite më parë)
Ummu nese i ke punet mire financiarisht merr nje dado ne shtepi sepse djali nuk te semuret, neper qerdhe femijet marrin lloj lloj viruse edhe ti kurre nuk do jesh rehat nuk do te mundesh me ba nje sy gjume pa le me dhene provime une e kam nga pervoja familjare. Edhe une jam ne hall skurse ti sepse edhe mua me duhet te dal ne pune e nje rroge me duhet tja jap dados sesa te me semuret djali, ky eshte mendimi im. Shpresoj te besh zgjedhjen e duhur.
e pëlqyen (1)


Pershendetje nena si jeni zgjuar sot? Une jam zgjuar ne ora 7 kemi shetit me Suhejbin se pak me fllad se tash deri ne mbremje sdo te dalim jashte se shuuuuuuume nxehte. Kam nje dileme dhe desha edhe nje mendim tuajin se si do vepronit ju ne kete rast. Ne tetor te ketij viti fillon viti i ri shkollor ketu dhe une duhet te shkoj rregulisht sepse kete vit skam pas mundesi se me djale por burri eshte ne pune e ska kush te qendroj me bebin, keshtu qe duhet doemos ta dergoj ose ne qerdhe ose ta marr nje dado ne banese. Jam ne dileme te madhe sdi cila do ishte me e drejte dhe me e mire per djalin. Cdo te mire juve dhe bebeve tuaja.