Pershendetje nena... jam shtatzene dhe jam pak sa e merzitur per arsye se kushtet ekonomike i kam shume te keqia... e kam nje femije 1 vit e gjys me ka ndihmu krejt familja me u rrit, tash jam ne nji pozite te keqe spo muj me vendos a ta mbaj apo ta abortoj pasi ndodhi ashtu pa planifikim, ju lutem nena me jepni mendimin tuaj po te ishit ju ne vendin tim si do kishit vepru?
Besime Bexheti(14 vite më parë)
Besime Bexheti(14 vite më parë)
Flm shume nena per pergjigjet tuaja, dhe dua qe te me kuptoni se dhe une jam nene si ju e kam zemer dhe ndjenja, e hoqa mendimin per abort, mirepo ajo qe me coi ta mendoj ate eshte shkaku i femijes se pare i cili tani ka fillu me fol e po kerkon sende, lojra, etj, etj, dhe kur skam me ja dhane zemra po me qan... ndoshta jo te gjitha por dikush nga ju e ka provu kete gjendje dhe do t`me kuptoj ma s`mirti...
(14 vite më parë)
oj nena kjo vetem ka bere pyetjen dhe ma nuk eshte kyqur fare hmmmm
Besime une nuk do te rekomandoja te abortosh asessi,e si mund ta heqesh nje krijese te pafajshme,kur shume e shume femra mundohen te mbesin shtatezene e nuk kane mundesi,ato do i jepnin te gjitha parate dhe pasurine e botes vetem per nje femije.Zoti te provon ne menyra te ndryshme dhe asgje nuk ndodh pa arsye,prandaj behu e forte dhe mos e qo ne mendje te abortosh,te uroj cdo te mire ne jete
Mos gabo ta abortosh se do te te bren ndergjegja gjithmone .Ndoshta ne te ardhmen do ti kesh kushtet shume te mira ,po shpirtin ske me pas te qete .Mbaje femiun se gjynah, zoti e ka shkrujt andaj respektoje vendimin e tij .Rritet shpejt ,ke me pa qe kan me tu hap rruget per se miri.Te pershendes dhe mendo mire para se te veprosh dicka se ska ma keq se te jetosh me diqka qe ta gerryen shpirtin gjate tere jetes .Edhe 10 here nese mbetem shtatezene do ti lindja ,nuk me shkon mendja kurre per abort .
E dashur Besime, per mendimin tim nje grua as nuk duhet ta mendoje abortin jo me ta kryeje ate, ti je bere nje here nene keshtu qe e di sa dashuri i fal femijes tend dhe njekohesisht sa dashuri te fal ai ty, vetem kur ai te buzeqesh ti i harron te gjitha \"Kushtet ekonomike \" qe mbase nuk i ke te mira shume, por ne fund te fundit te pakte jane ata qe i kane shume shume te mira. secili femije vjen ne kete bote me furnizimin e tij, keshtu qe ti mos u brengos e dashur, inshallah do ta ushqesh me gji si fillim me rrobat e te parit do rritet edhe i dyti etj etj. Nga pervoja ime po te them dicka qe une jam me mire ekonomikisht tani qe jam me 3 femije sesa kur isha me nje, vertet me qera kaq vjet se te blesh nje apartament do te pakten 50-60 mije euro por ama as qe e vras mendjen fare, kur te me jete bere risk, rendesi ka qe une kam 3 lumturi qe me lodhin aq shume por ama kur qeshin ata une kam gjithe boten. te uroj cdo te mire!
Shume e vertete per kete qe the olisa,me dy mendje shume eshte keq me be nje pune dhe me prish zemren.M e me hajr eshte te pajtohesh me gjithe zemer cka te vjen prej zotit mireseardhte
Une spo muj met kuptu masparti si mundesh me mendu ashtu e le ma me abortu kur e ke nje femi te shendosh duhet me mendu pak para se te mesesh shtatzan mu mbrojt un per veti kur sjam kan e gatshme per femi jam mbrojt 6 vite e ti ishalla nuk aborton femijun se do jesh pishman gjith jeten gjdo te mir
pershendetje mike e nderuar une te kisha then qe as mos gabo as me mendu se zot mos e bo me bo me te ndodhe diqka , kurr ske mja fal vetes , hajt se qe thojne secili fmije e ka rriskun e vet e me nis e deri te behen kushtet e krejt kurr nuk ben njeri femije , te pershendes shume mendo se njerezit japin pare e pare per me pas nje shtatzani te mbare edhe me pas nje femije te shendosh ne preherin e tyre te pershendes shume shume e ishalla te shkon mbare e mire
Besime mos e bej, sepse une me vite e kam prite nje femije edhe pse as une nuk jam mire ekonomikisht burri me punon me dy ndrrime, edhe une kam punu mbi 10 ore ne dite per me mbijetu as shtepi nuk kemi por shpresoj se do e bejme nje dite. E falemderoj zotin qe me ka dhene kete femije te shendetshem e per momentin po qesh me mua deri sa po te shkruaj ty.
Edhe une njoh shum qe si kan kushtet e mira hiq, tham ku marrin me hanger , ikan ka 3-4 fmi edhe beso mi pa ma te shendosh ikan ata femijet se sa une pershembull se muj mejau plotsu gati te gjitha deshirat ! Esht gjynah me abortu njejt si me mbyt nje fmi :-((( sod kerkush spo vdes uni ...
Besime e nderuar, secili njeri qe vjen ne kete bote vjen me riskun e tij, nuk ki pse me u shqetesu per te, pastaj kurr si dihet hajerit ndoshta me kete femije vjen edhe miresia per familjen tuaj, mos e aborto mos u bo ti katil i frutit tend, e qfar privilegji eshte ta ndjesh nje krijese te rritet brenda teje...
un te isha ne rastin tend nuk do abortoja kurr cdo fmi ka fatin e tij mos aborto ne asnje menyr se pasuria materiale nuk esh te azgje ne krahasim me ate shpirtroren
Pershendetje besime.. Une doja te rekomandoja te lexosh shkrimin e nje nene tek rubrika nenat shkruajne.. Titulli i saj eshte te shkuara, femijen e hoqem komplet... Ndoshta kur ta lexosh do ta kuptosh me ndjenjesisht fjalen abort..
joo mos e beje ne asnje menyre e dashur qoi ment tek zoti ai te ndihmon per qka do lutju tash dhe ramazan ne muajin e shenjt te ka dhene nje bebush zoti mos e bere tlutem se pishman i bje prap shife mendimin tend
Siq të kan thënë edhe nënat e tjera, mos bëj një gabim që më von do pendohesh....Pajtohu me atë që ka ndodhur dhe bëhu e fort....uroj që të përmirësohen kushtet derisa të bëhët fëmija me lind...Gjithë të mirat për ty...
(14 vite më parë)
Po te tregoje dhe diqka edashur.. ne shtatzanin e pare kur kam bet kam bet pa e planifikuar edhe burri ma bojke oj gru po e kam gajle se skem para per pampersa e fmija lyp me hanger ...ee ee nuk shkoj gjat edhe um ndodhi aborti spontann..e umerizta shumm e sote i kem do para elham zoti na ka jape.e po i tham burrit oo burr ma mir ta kisha pas qat femij qe um ndodhi me abortuu se sa qituu pare sote qe i kem..por zoti elham me kete femij na ka jap gjith te mirat besommm e kam nis per hir te allahutt edhe kejt i kemi okej....e kem rregullu shpin e gati te gjitha jan ne rregull..te kisha thann mos e abortoo mbaje tu kisha lut per allha
jo besime mos e heq bebin...une sdo e kishe heq kurr vetem nese kish pas lidhje me shendet qe skisha pas qare(qe thojn nje fjal jo jet jo vdekje se ndryshe kurr )..te uroj qdo te mir
Besime edhe un po ashtu sikurse ti kushtet ekonomike nuk i kam shum te mira jetojm me sociale.por me shtatzanin te planifikuar. e dashur mos ke frik se shkaku i nje femije e humb edhe at qe e ke.por e dashur une nuk te kisha than me abortuu.por mbaje,Paras nuk i dihet kurr sot e kij nese se kije..Po evladin kur ta jep zoti nuk eshte para qe kur don me hek e kur don me marre...zoti inshallaha te gezon mbasi ne ket muj je shtatzane apo ka filluar shtatzania jote. mos e abortoo...mua mem ndodh kjo nuk e lejoje veten me hek asnjher ne jete..po tiii a merr sociale .nese jo ju kisha than shkoni dorzoni letrat e ndoshta i merrni te paktetn per femin..l
oj besime qdo femij lind me riskun evet mos hy ne gjunah me abortu e me hek nje engjull nga trupi yt por ti prap edin ama jo se sdiet vjen aj engjull ne jet dhe vin gjera tjera te mira inshalla un jam tu e lyp me kallauz si thojn me mbet shtatzane qe tre vjet por spo muj eti me hek per mendimin tem kisha than jooooooo abortit
besime te kuptoj qe je e merzitur per kushtet ekonomike ama secili femije e ka nafaken e vet un per vete nuk kisha guxu kurre me abortu mos e merr ket vendim po banu e fort e meno pozitivisht se zoti te ndihmon
Pershendetje nena... jam shtatzene dhe jam pak sa e merzitur per arsye se kushtet ekonomike i kam shume te keqia... e kam nje femije 1 vit e gjys me ka ndihmu krejt familja me u rrit, tash jam ne nji pozite te keqe spo muj me vendos a ta mbaj apo ta abortoj pasi ndodhi ashtu pa planifikim, ju lutem nena me jepni mendimin tuaj po te ishit ju ne vendin tim si do kishit vepru?