Si jeni nena? Djalit i dhimte fyti e kisha ne spital po temp. e ka 38.7 sa i kalon medikamenti qe ja japi i rritet prap. I ka dhene nje sirup iboprofen ju qe jeni ne perendim ndoshta e dijni jam shume e merzitur, nena cfare thoni per temp a ta dergoj perseri ju lutem nena me tregoni diqka?
Nora te kuptoj se sa e shqetesuar je per djalin, por infeksionet e fytit japin temp shume te larte dhe mezi zbret, e rendesishme eshte te trajtohen me antibiotik, pasi nuk eshte infeksion viral qe kalon vetem me ules temp. Une kam patur te njejtin problem me djalin, atij i shkonte temp 41, e rendesishme eshte ta ndihmosh, une perdorja dhe iboprofen nga goja, por dhe suposto paracetamoli me qetesues per te mos prekur trurin nga temp e larte, Kur i ka kembet duart hunden dhe veshet te ftohta, kjo tregon se ka ende ethe, dhe temp eshte ende ne rritje, nese ajo i kalon te 39.5, Bej banjo, ne fillim uji duhet te jete 1grad me i ulet se temp e trupit, psh nese temp e ka 39 duhet te jete 38, pasi e vendos duhet ftohur avash avash deri ne temp 36, nderko lagia trupin, per tja freskuar. me pas jepi ulesin e temp. Une gjithmone kam perdorur dy lloj ulesi, si iboprofen dhe suposte paracetamoli, per ti alternuar me njeri tjetrin. pasi iboprofeni jepet cdo 8 ore ndersa paracetamoli cdo 4 ore, Iboprofeni eshte me efektiv, shpresoj te kem ndihmuar, si dhe uroj ti kete kaluar tashme djalit.
Oj nena isha te mjeku prap me thon sa ti shkoj 39 .1 jepi shorupin ska lidhje ora . Poqese ja ke dhene disa Öre me perpara. Cfar do te behet nena frigohem per djalin shum
dje nese e ke lexuar komentin tim te kam shkruar qe edhe vajza ime kishte 5 dit rrjesht temperature dhe mjeku kur e pa tha ka bajamet e skuqura nuk me dha asgje kunder temperatures vec me tha vazhdo ti japesh suposto deri ne 4 her ne dite..ato supostot qe i futen nga byca qe jane per temperature dhe kunder dhimbjeve..provoje ti lyesh corapet me uthull ose raki dhe vishja se dhe mjekimet popullore bejne pune...i uroj djalit sherim te shpejt
Pershendetje Nora,edhe une e pata kete pproblem me djalin para disa diteve,e pata te pediatri dhe i pershkroj ben-u-ron por djali gjate gjithe kohes e vjellke,me supozitore i kalojke por pas 4 oresh prap 39.deri sa u be per injeksione,te parin qe e ka mar me nuk ka pas problem me temperature,te lutem kujdesu per bebin sepse temperatura eshte shume e keqe,cdo te mire
Po tamam ke drejt po mbram beso e ka pas 39.1 ama kto. Mjeket ktu o zot sa te qet thojn so gjo deri 40 e nese tjet fmia pas ni kohe me te meta . Spo di po tash mduket i ks reagu ibuprofeni
shyqyr Nora ,une ju referova edhe komenteve te tjera qe i ke shkrujt e kishe cekur qe here po i zbret e her po ju ngritet ,per kete arsye te thash dergoje tek mjeku nese vazhdon keshtu . se une i kam frike shume temperatures.Nje kusheri i imi shkaku i temperatures qe ka pas , nuk eshte mire me shendet tani qe i ka disa vite moshe .te pershendes e ishalla i kalon kreeeeeejt
Nena djali eshte me mire dhe i ka ra pak temp 37.7 dhe duket qe eshte flladit pak po ke drejt merry dhe un frigohem shume , po ishalla si hipen ma shume . Jam vet nuk muj me qu spital vet bash se sdi gjuhe duhet psh me prit burin me ardhe kshu qe moti e kisha qu vet . Ne ate moment qe e shoh se i ja hijp shume temp . Kshu qe ju faleminderit te gjithave vertet me kan ndihmu pamas keshillat e juaja zoti ua ruajt bebet e dashura :) shum shum ju faleminderit
Nora , nese vazhdon keshtu gjate dites, dergoje perseri tek mjeku . Nuk ka hajgare me temperature ,tisha ne vend tendin do e dergoja menjehere ,te them te drejten . Shendet djalit tend,ishalla i kalon .
(14 vite më parë)
mbaje ne gji sa me shume nese e ke sepse i ndihmon spe di sa e ki djalin nese e ushqen jepi uj me pi se mesiguri ka nxehtesi edhe mbrenda ibuprofeni eshte i mire edhe per temperatur edhe per dhimbje fute ne vask me uj lagia krejt trupin vetem koken jo .ndjeki udhezimet e mjekut mos i jep edhe ibuprofen eddhe paracetamol sepse ibuprofeni ka paracetamol, dhe diqka perdorimi i tepert i paracetamolit apo i ketyre qirave kunder temperatures po e shkatrrojke melqin e femiut keni kujdes keshtu mua mjeku me tha
Jo Nora vetem njeren ja jep ibrufenin jepja masi po i dhemb fyti edhe po ka temperature. Ushqeje se po pinilaqe e i dhemb lukthi nese nuk ham jepi me pi.
Pershendetje Nora,e dashur mos u bo merak e ka nga fyti deri sa ti qetesohet fyti do te ket temperature,jepi qaj kamomile per fyt me pi,nese e ki ne gji,shtine ne gji sa ma shpesh,qumshti i gjirit ja qeteson fytin, perdor paracetamol OSE ibuprofen (jo te dyjat ne te njejten kohe,se paku duhet te kene 6 ore mes vet,jane per te njejtin problem). e dashur tek ne thojne virusi me barna kalon per 7 dite e pa barna per 1 jave, kshtu qe pa e bo te veten nuk kalon,shpresoj ti kaloje sa me shpejte bebit,2-3- dite eshte pak ma shum masne shkon tu i kalu.
Cdo 6 deri ne 8 ore mundesh me e perdore ibrufenin ajo ja hek temperaturen edhe dhimbjet, nese ja ke dhane ne 8 ne ora 12 matja prape temperaturen nese i shon 39 reketale prape jepja, dhe mos u brengos se eshte virus une qe ni jave e kam smut djalin.
Sdi cfar te perdori perveq atyre paracetamolave 125 mg nese i shkon ma shum se 39 . Tash ia vendoj secilen 6 öre po qajo ibuprufeni eshte dhe per fyt ndoshta . Nuk e dij
(14 vite më parë)
Nora edhe me e dergu ne spital nuk i japin bebeve dicka tjeter perpos ibuprofen dhe supozitor paracetamol,kshtu mundohu sa me shume me fresku dhe me i be dush.nese i shkon edhe pak me larte temperatura atehere dergoje
Nora eshte virus edhe djali im eshte semure nese ja ke mate temperaturen reketale 38.7 i zbritet 0.5 dhe i del 38.2 edhe djali im e kishte keshtu temperaturen para 1 ore. Mos i jep asgje me pi fute djalin ne uje te vokt 37 grade leje 5 minuta ajrose dhomen edhe vishe vetem me body benkice. Cka i dha mjeku me perdore per fyt . Edhe nese ka barkqitje shko ne barnatore blej \"prolife\" jepja nga nje shishe te vogel i ka 10 ml edhe jepi uje me pi edhe qumesht. ME shkruaj cka i ka dhane per fyt. Nese temperatura i shkon ne 39 reketale athere perdor dicka. Sa muajsh e ki djalin.
(14 vite më parë)
e po atehere i bje me pas tash temperaturen 38.0,gjithmon ja zbret per 5,se keshtu eshte me matje rektale
Lina ia mati me termimeter normal, po kembet duart i ka te ftohta, nersa koken e nxehur , dhe paracetamol 125 mg stepshen i ka dhene tash e ka 38.5
(14 vite më parë)
Nora,tash eshte perhap nje virus tek femijet,mos u ben merak se i kalon edhe kjo shpejte.Ibuprofeni eshte shirup per temperature dhe dhimbje,edhe nese ja ke mat temperaturen me matje rektale e ka 38.2.jepja shirupin me kohe dhe lagja ballin dhe kembet nese i ka te nxehta me nje pecet te lagur me uje te ftohte.shif qe tja mbajsh duart dhe kembet te nxehta qe mos ti shkoj nxehtesia ne koke
Si jeni nena? Djalit i dhimte fyti e kisha ne spital po temp. e ka 38.7 sa i kalon medikamenti qe ja japi i rritet prap. I ka dhene nje sirup iboprofen ju qe jeni ne perendim ndoshta e dijni jam shume e merzitur, nena cfare thoni per temp a ta dergoj perseri ju lutem nena me tregoni diqka?