Sa ml qumesht formule duhet te pije brenda 24 oreve nje bebe 6 muajshe? edhe sa here ne dite duhet te ushqehet me ushqime te forta? Ju falemderit per kohen tuaj.
Ne gjakove jetoj,pediatri qe e dergoj une eshte i pari ne kosove,quhet dr.Gezim xharra,mua per veti nena ime ma rekomanduar,nje here e kam derguar dhe nuk kam pas me nevoj,nese vjen ndonjehere per vizite ne gjakove dergoje dhe veq merr nje mendim se po ky pediater me ka rekomanduar tja nderroj qumeshtin vajzes time dhe per mashallah e kam shum mir,te uroj gjdo te mire.
Qershiza me ate qe lexova me poshte djali qenka mire me shendet,dhe nuk duhesh te bazohesh ne udhezime te kutise se sa ml duhet te pije,kjo nuk do te thote se patjeter cdo here duhet me pi aq sa shkruan.Une e kam rrit djalin me Aptamil,ka pi here me shume e here me pak,nuk eshte trash kush e di se sa po duket i forte se thuhet qe qumeshti pluhur e trash me shume.Pastaj edhe gjatesine e paska shume mire,nuk di pse shqetesoheh kaq shume,personalisht me keto te dhena me dket mire djali yt
qershiza pershendetje,vajza ime i ka 4 muaj dhe pin cdo 3 ose 4 ore nga 135-170 ml varesisht prej oreksit,kto ditet e nxehta qe i patem edhe me pak,por pinte me shpesh e kapak,por bebes time ende nuk kam filli ti jap diqka tjeter perpos qumeshtit,e di se si ndjehet nena kur femija nuk pine ose han,kontrolloje te ndonje pediater qe eshte shum i zoti ne profesionin e tij,te pershendes
mos qershiza edhe vajza jem nu eshte duke shtuar keto 2 muaj cka eshte me e keqja nuk po han aspak mos u dorzo un ne moshen e bebes tende i beja keshtu ne mngjes qumesht pastaj peme pastaj qumesht pastaj perime dhe deri te nesermen me qumesht ,nese se pinte qumeshtin ja jepsha me luge ose me shpric prove me lug si te pije 100 ml ne nje vakt hiq mos ja kesh gajlen
askush ne kete jete nuk me ka rrezu asgje nuk me ka tremb nuk ja kam pas friken askujt as jetes, i kam dale ball sfidave por kesaj rradhe jo femija po ta keputka shpirtin me kete nuk po mundem me u pajtu nuk po ja dal mbane po me vret cdo dite. Po me kujtohet nana e jeme me thojke femija te qon ne dere te dushmanit skam lan vend mjek pa e qu, me japin vitamina nje muaj mi pat pi tash smi pin po mi vjell, nuk po ndihem mire po me duket nuk po me zhvillohet mire .
Ja kam dhane nan, aptamil , bebelac, humana, tash po pin hipp combiotic 1 njejte krejt i ka pi, kurre si ka desht qumeshtat, gjithmone i ka pi ma pak se qe ka shkru ne paketime e jam detyru me e ushqy qysh 4 mujsh me pat shtu ne fund te mujit te 4 600 gr u gezova shume pediatri me tha pse han ka shtu, por tash hajke ma shume pike ma shume shtoj ma pak 400 per muaj. Se di po shkoj drejt depresionit.
zpo me han zemra se mos nuk me ka shtu sepse nuk e pinte qumeshtin kur zgjohej por kerkonte te hante. Im bir nuk e pin qumeshtin kur eshte zgjuar as naten nuk e pin thjesht nuk e pin prej kur fle ne 23 deri te nesermen ne 11. E ai zgjohet ne 8 nuk po me rrein per me e prite 11 me ra ne gjume e me pi qumeshtin por po qan, kur po ja afroj qumeshtin nuk po e pin kur pi i jap me hanger po han.
Nena problemi eshte se bebi im tash me 3 i ben 6 muaj dhe nuk pin qumesht pi rreth 400 ml ne dite keto dite me hanger ha dy here ne dite nje here peme nje here qull te orizit, edhe po ma ha zemren se nuk e ka dyfishu peshen e lindjes plus me par humb rreth 200 gr per tre dite. E pat fytin e skuqur po merr antibiotik pediatrat ne kosove nuk te udhezojne rreth te ushqyerit, biznes eshte ba shendeti. Tash kam ra ne hall menyra qe e ushqeja deshtoi edhe pse i hante me deshire hante deri ne 4 here ne dite edhe pinte me mire po nuk shtonte 400 gr ne muaj. Nuk po e di ku eshte problemi pediatri me tha qe cdo femije e pranon ne menyren e vet ushqimin por per me e pranu sa ma mire ushqimin pediatri duhet te ndihmoje. Ju falemderit per pergjegjet tuaja.
qershiza une e kam rrit djalin me aptamil,,dhe ne paketim mbrapa jepen udeszimet ne baze te moshes sa duhet te pi,,por jo kursesi paushall ai seshte loder.
Sigurisht jo paushall,bebi te tregon vete nevojen qe ka per te pire.femijet ndryshojn nga njeri tjetri, dhe ti ne baze te kerkeses se tij do ti besh nje plan ditor me nje distanc mvaresishte se si ti e ke mesuar femijen tende, ne 3 ore apo 4 ore qumesht.vajza ime ka pi 100 ml ne 3 ore , gradualisht ka nis ka kerku me shum dhe keshtu ja ka rrit ml.nena eshte ajo qe me se miri e njeh femijen e tije,sepse femija din shum bukur te komunikoj me nenen e tij me te cilen kalon pjesen me te madhe te kohes.pershendetje
Qershiza, jepi djalit qumesht aq sa ai te kete nevoje te pije, sepse nje rregull fikse nuk ka tek matja e ml te qumeshtit.me ato kg, ai besoj qe pin mire, sepse qenka mire me shendet.kurse ushimin e fort ben mire ta ushqesh 2 here ne dite, menu te ndryshme.pershendetje
Qershiza, edhe une e kam vajzen 6 muajshe sot i ben, por une e kam me gji, edhe i kam filluar pak ushqim sapo beri 4 muaj, ndersa tani i jap 2 vakte ushqim, afer drekes i jap pure frutash( banane ose molle , pjeshke ose dardhe) dhe afer darkes i jap miell orizi. Dje i provova pak pure me patate e qumesht por nuk i pelqeu edhe aq. edhe vajza ime me peshe eshte gati 7 e 300 gr.
Sa ml qumesht formule duhet te pije brenda 24 oreve nje bebe 6 muajshe? edhe sa here ne dite duhet te ushqehet me ushqime te forta? Ju falemderit per kohen tuaj.