Pershendetje nena, si po ja kaloni me bebet tuaja, goca mu be 13 e gjysem dhe nuk po me ecen ri me majka, une e mbaj qe te ece ulet poshte, jam shume e brengosur nuk di kur do ece, them tja blej ate qe ecen rrethoren se nuk ja kam blere akoma, me kane thene qe ju prishet kurizi, juve kur ju ka ecur femija, me jepni ndonje mendim.
ela nuk hecin krejt femijt njejt ka naj femi hec ma heret e e tjert ma vone psh vajza ime hiq nuk ka shku zhag si ja ka nis meniher ne kemb u qu mos u ban marak
Ela varet nga femija se kur eshte i gatshem te eci, mbase vajza jote eshte shume e shendetshme ( e rende) edhe ngrihet pak me vone. Te dy femijet e mi jane ngritur nga 11 muajsh ne kembe edhe kur kane mbushur 1 vjec ecnin akoma me mire, por mos u merzit do eci sa do te lodhi duke i shkuar nga pas.
Ela edhe djali im gati 14 muajsh nuk ece ende,mbbahet duke ece por pa ndihme jo,nuk do te preferoja t\'ja bleshe rrethoren sepse atehere mund te kete demtime ne kuka dhe behet i varur nga ajo..duhet te kemi durim se edhe ppak do ecin..cdo te mire
ela pershendetje djali im ka hecur 13 muaj dhe nuk guxojke mu lshu vet me hec por vetem kur i dilshem njeri para e tjetri prapa ateher nuk ka pas frik por kur i mbushi 13 muaj erdhe nje kolege me femit e saj te vegjel 3 vjeq dhe 4 vjeq e duke i shikuar se si ata po veprojn edhe djali im filloj te vraponte se jo te hecte hahahah kshtu qe mos u ben merak per ket se do heci pa problem por vetem ka frik klm e dashur
ela varet prej femis.po a e ki pas per kontroll te kerdhokullave te ortopedi.nese po ku?e nese jo un te kisha preferu me derku per nje eko te kerdhokullave me perjashtu mundesin e dislokimit.perndryshe nese ti e veren se mund te qendroj vajza ne kemb por thjesht eshte ma demele mendoj qe ska naj problem.ti e njeh me mir femijen tend/un psh mka tregu mami kom ec sa kam qen 9 muajshe vet.po mundohu me stimulu ne menyra te ndryshme per me ec vet a shum.mirmbetsh
rrethoren blija nuk ja prish kurrizin ne kete moshe e ndihmon te ece.mesohet me iden qe mund te rri ne kemb.gjithe te mirat skam sksperience se e kam vajzen ende te vogel.
Pershendetje nena, si po ja kaloni me bebet tuaja, goca mu be 13 e gjysem dhe nuk po me ecen ri me majka, une e mbaj qe te ece ulet poshte, jam shume e brengosur nuk di kur do ece, them tja blej ate qe ecen rrethoren se nuk ja kam blere akoma, me kane thene qe ju prishet kurizi, juve kur ju ka ecur femija, me jepni ndonje mendim.