Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Me ndihmoni rreth abortit medikal!

Besoj qe edhe dikush ka qene ne hall si une, ju lutem nga pervoja juaj te me tregoni. Jam shtatzene dhe jam shume e re per te mbajtur femijen, jam 17 vjeqare dhe nuk guxoj me tregu ne shtepi prandaj vendosa me bo abort medikal, ju lutem te me tregoni se a guxoj me bo ne shtepi edhe a mujn me me hetu te shtepise? Ju lutem te me tregoni simptomat mbasi ta perdore mifepriston dhe pas sa oreve muj me perdore misoprostol? Ju lutem te me tregoni a fillon menjehere gjakderdhja mbas kesaj te dytes edhe a eshte gjakderdhje e madhe a normal si e menstruacioneve? Ju lutem te me spjegoni jam ne hall te madh, flm shume pres pergjigjen tuaj flm shume.

Zana Berisha (14 vite më parë)
Mimi 2014 (14 vite më parë)
Zana, ku mbete moj , pse spo kthen ndonjë pergjigje ?!!! Me sa po e lexoj pyetjen tende edhe moskomunikimin me neve ti definitivisht e ke vendos per abort qe nga fillimi .Pasi tu kan pergjigje gjithe kto nana , duhet spaku nje falenderim edhe nje arsye sado te vogel . Mbreme kam mendu per ty tere kohen , nuk po te paragjykoj asgje , por me shkonte mendja mos ke mbet shtatzane me ndonje te martuar ose me dike qe e ke te ndaluar ,spo di . Po te kerkoj falje ndoshta jam gabim , por po me dhimbsesh se je shuuuume e re per abort e mundesh me pas pasoja me vone . Kjo pune e ka nje solucion nese je ne nje marredhenie te shendoshe andaj komuniko me neve ,tregoje problemin pra pse ti smundesh me mbajte femiun perveqse je 17 vjeqare , te ndihmojna te gjitha .....
(14 vite më parë)
Kape ate qe te ka lene shtatezane per dore e shko kontrollohu te nje gjinekolog, edhe merr mendimin e tij
(14 vite më parë)
Shkruhet menstruacione, abort...
(14 vite më parë)
pershendetje zana tu kisha lutur qe te flessh me te dashurin tend ti tregsh qe je shtaatzen edhe troogoju famijjes mos u gut mos gabo se dikur ke mi ra pishmani ndoshta.se je qe je shtatzen un kam oorbetu jo ske mistracijone sikur cikli ke shum gjak derdhje shum dhimt
Ani Jani (14 vite më parë)
Shume leht eshte ta gjykosh dikend ...por gjykimi i takon vetem ALl-llahut xh.sh.....Qdo i ri gabon edhe ne kur kemi qen ne kete mosh kemi gabu diqka...nese nuk e kemi pas ket problem kemi pas tjera sende...qdo i ri gabon...Qco njeri i ka frikat mos e humb familjen,mos familja e debon nga shtepija ,asnjera nuk i dim mardhenjet se si i ka me familje po ashtu edhe me at djaloshin....Nje mashkull qe i thot vetit jom burr nuk i bon kto sende,aj per mu eshte njeri shum i lig ,njeri pa pik ndjenje,njeri pa moreal,pa karakter te gjitha te zezat e botes i ka ....Shum kollaj eshte te luash me nje femer...ajo nuke ka forcen e nje mashkulli,ano nuk mundet ta sill boten si aj....PO mos luaj me nje Femer si me loder se edhe ti ke Moter....All-llahu ishallahte udhezon ne rrug te drejt qe me von mos ti bish pishmon se qfar ke be.....
(14 vite më parë)
po pse e re koke me pas fmi? perderisa ske mendu qe je e re me pas mardhenie, atehere nuk je e re edhe me i bart pasojat, masi qe po e sheh si pasoj edhe pse femiu eshte nje bekim
Krenaree (14 vite më parë)
Sot e qiti ne topnews kete teme, sesi aborti po i prek gjeneratat dhe femrat e reja te Shqiperise dhe femrat nuk po perdorin mjete kontraceptive e pastaj po i vuajne pasojat e tyre... nuk dua ta zgjas e as te them se kjo i ka ndodh nje shoqes, kjo me ka ndodh mu, une sot e kam nje djale 5 vjeq qe ka lind nga moskujdesi, dhe jeta ime plotesisht ka ndryshu nga momenti kur kuptova lajmin... femija eshte gjeja me e mire qe mund ti ndodh nje femre, por kur vjen ne moment jo te duhur, eshte shume e veshtire. Per mua ka qene shume rende, sepse eshte dashur te martohem 19 vjeqare, te le anash shkollen, ti harroj shoqet, ti perkushtohem familjes se burrit, kam jetuar me familje te tij, eshte dashur te pastroje, te gatuaj, te mbyllem ne shtepi 24 ore... Kam qene vajze e sevdase, por nga momenti qe jam martuar, mu ka shkaterruar jeta. Burri me ka keqtrajtu, ka dale dite e nate, mu me ka lene te vetme ne shpi. E gjithe kjo per faj timin, sepse une nuk i kam hapur syte kur eshte dashur... Edhe sot them, ah sikur te fshiheshin gabimet nga kjo jete, e sikur te kthehej koha... me besoni se do te isha ruajtur shume per mos me mbet shtatzene, sepse sot kam nje femije qe eshte prezent dhe sheh skena shume te trishtueshme... mund ta paramendoni... prandaj mos e paragjykoni abortin, jeta ime eshte shkaterruar, por a ja vlen qe ta lind edhe nje femije me jete te prishur e pa lumturi? Kur jam e merzitur them: ah bre djali jem pse te bona, mi shiju keto dite te zeza...
(14 vite më parë)
hahah Olisa,ka shume material per kete teme,mire do ishte me diskutu me gjeresisht rreth kesaj
(14 vite më parë)
fjalim
(14 vite më parë)
Linushe, qet fjalin u dasht me rujt per teme :)))
(14 vite më parë)
Sikur te kishte mendu ajo keto pasoja me heret sdo kishte ardhe puna deri ketu asnjehere,edhe per kete duhet me qene shume te aferta me femijet nenat dhe me ua spjegu se cfare pasoja mund me ndodh nese dorezohet vajza ne kete menyre,me punu tane kohen me fmite se nje cast i vogel me i lene vetem gabojne.Kjo jete per ata eshte e panjohur,ata vetem per kenaqesit momentale mendojne.Per kete nenat shqipetare duhet me bisedu haptas me vajzat e reja,e jo me u sjell ende si teme tabu deri tash ne rrethin tone.Tash a fole a sfole,demet jane shkaktu.Nuk dua dikush te preket nga kjo e te mendoj se po shes mend,por cdo dite po e shohim si fenomen ne rritje aborti tek vajzat e reja.dhe kjo vjen deri te shkaterrimi i nje jete te re
Riola ... (14 vite më parë)
ne mund te shprehemi si te duam...nuk e dime gjendjen e saj, as mardhenien me familjen e as me te dashurin...por vetem mos harroni se familja kurr nuk e hedh poshte femijen cfaredo gabimi te bej..ka kalu koha kur jetonim per opinion te tjerve...zoti ja ka pre rriskun asaj krijese qe ai e krijon dhe vec ai mund te jape dhe te marre jete...nuk dua te tregohem egoiste por jam shume kundra abortit sa e sa femra po kerkojn te mbeten shtatzane e spo ja arrijn e per nje gabim qe mund te kryej tani mund te denohet per gjith jeten...femija kurr nuk eshte penges ne jeten e nje femre kush ka vullnet e deshire ja arrin ti kaloje gjith pengesat qe i shfaqen
Krenaree (14 vite më parë)
Zana une ndryshe nga nenat tjera po te pergjigjem, qenke e re dhe ne nje situate te keqe, medikamentet qe deshiron me i perdore per abort munden me te pastru, por munden me te lene ndonje gjurme dhe duhet te shkosh mu pastru te ndonje mjek, nese nuk e ndien veten te afte per ta mbajte femiun, me mire perfundoje kete me kohe, sepse femija i padeshiruar vetem ta komplikon jeten edhe me shume, kete ta them nga pervoja, ti qenke e re, ndoshta nuk je ne lidhje stabile, je ende duke kryer shkollen, nuk duhet te vuash tere jeten per nje gabim te bere ne adoleshence... Shpresoj qe kur te vije koha e duhur dhe te jesh e sigurte, te mbetesh shtatzene pa problem... sepse disa qe abortojne kane probleme ne shtatzanite e tjera, e disa jo.
(14 vite më parë)
Zana se di sa ke guximin ti tregosh familjes mirpo kishte me qen mir nese je e lidhur me familje tju tregosh sepse prinderit ne koh te sodit kuptojn ka kalu katunarizmi nuk te mbysin per nje gje te till asnjeher mos mendo qe do te bejn nje gje te till per evladin e vet edhe sot i ka kalu koha virgjenitetit mos mendo qe ka marr bota fund se ka shum femra qe njof ihaa jan martu ma mir se ato qe jan kon vergjine sot se kan edhe fort dert djemt tan je apo sje vergjine per ket shkak mos u bej merak , sa i perket gjendjes tende mendoj se ndoshta as frajeri zdo me pas per gru as me pas fmi thjesht ka qen dashuri e deshtuar qe nuk do te perfundoj me martes po sido qe te jet ti e din me se miri
(14 vite më parë)
Jo moj zana mos e ben ket gabim do te pendohesh tjeter qka te them veq e kot asht tek e fundit ti vendos per problemet tua keshilla ime asht mos me abortu kaq mirmbetsh
Zana . (14 vite më parë)
Po,po iris ke plotesisht te drejte..............me shpres qe zana do i lexoi me kujdes komentet tona,ju pershendes te gjithave.paqi nje dite te mbare.
Aulona Bejleri (14 vite më parë)
Keta jan raste ekstreme sigurisht zemer po qe kemi degjuar plot apo jo?
Zana . (14 vite më parë)
Nuk po e kuptoi pse Zana nuk po komunikon me ne,,,pse nuk po tregon ku jeton,qfar mrndimi ka babai i femijes,,,,nuk mund ta kuptoi si mund ta vrasin vajzen pse eshte shtatezane mirepo,,,nese Babai im ka zemer me me mbyt mua,une nuk kam Zemer me mbyt femijen tim!
Aulona Bejleri (14 vite më parë)
Kjo esht arsyeja pse un permenda gjith ato faktore :((
(14 vite më parë)
Perderisa Zana nuk na tregon se cfare raporte ka me ate \"frajerin\" ,po me duket se nuk e ka perkrahjen e atij per te mbajte femijen dhe te martohet.!!!
(14 vite më parë)
Ju pershendes me shpres qe zaana te merr vendimin e duher. Per veten,.Keshilla ime dhe zgjidhja ime do te ishte martesa.
Zana . (14 vite më parë)
iris ,te gjitha keto qe i ke ceke jane te verteta,mirepobesoj se nuk peshojne as sa gjysma e ndjenjes se fajit nese e aborton femijen
Aulona Bejleri (14 vite më parë)
Sh e vertet olsa dhe Jo vetem frika po nje shtatezani e pa deshiruar ka dhe nje varg faktoresh negativ mbrapa se pari rritja me nje prind babai mund te mos pranoje ta njohi,kushtet ekonomike.Ajo esht ende e paarsimuar dhe e papune sigurisht nese e mban femijen I duhet te pakten 2 vite te mos jete ne marredhenie Pune,pastaj vjen familja faktori rural nese ndodhet ne zona te thella qe perballen me vrasje te vajzes apo gjera te tilla.Nuk jam dakord me abortin por po citoj se me sa peripeci perballet femra ne vendin ton ende te pa emancipuar teresisht
Zana . (14 vite më parë)
Zanaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa,ku mbete pse nuk po komunikon me ne?
(14 vite më parë)
Mos harroni si frika permbyt deshiren...
Lila Lila (14 vite më parë)
Pershendetje Zani ! I kam lexuar te gjitha komentet e nenave dhe vajzave dhe jam shume dakort me mendimin e tyre. Aborti eshte nje krim. Te sygjeroj te flasesh me familjen, eshte gjeja me e shtrenjte qe ke, si dhe te bisedosh me te dashurin tend. Di plot raste te vajzave qe kane abortuar dhe kur kane dashur te kene nje femije nuk kane mundur dot. Zoti te ndihmofte.
Nora Ina (14 vite më parë)
Kur nuk je e re per seks nuk je as e re per ta mbajtur femin nese ndosh si tash! Mem pas ndodh mua kshtu o e kisha mbajt femin o i kisha ap fund edhe jetes ime! Nuk po du methan ti me vepru ashtu por mundohu gjithqysh me mbajt beben!gjdo te mir
Riola ... (14 vite më parë)
peshendetje zana...me jan mbush syt me lot kur kam lezu komentin e ardita gashit...jam plotesisht dakort me te...te lutem mendoje mir se cfare po ben...vec fol me prinderit e tu e din se do te kalosh disa dit te veshtira deri sa te mesohen me faktin qe ti je shtatzane edhe me pas cdo gje do te shkoj per mrekulli...mos ja moho krijeses tende te ardhurit ne jete ashtu sic nuk ta mohuan ty prinderit e tu...nese i dashuri yt nuk i merr pergjithsite ateher behu ti e forte dhe dilja mbane...njerzit do flasin sepse e kan zakon te flasin por ti kur te kesh femijen tend nuk do ta ndjej per asken ne bote...mos harro se eshte dhurata me e madhe dhe e cmueshme ne jete...te lutem mos...do pendohesh te gjith jeten
(14 vite më parë)
Zanaidra mir tha nuk je e para qe martohsh 17 vjet...une jam martuar 17 vjete... tashti i boj 19.e jam shtatzana a din sa mire kur shkoj me bo kontroollat kur e shoh beben ne ultraza..oo me duket qe durt po i qon e po me thirr mua epo thot kapum ne dor.qashtu zemra um thot.ke kujdes.. shko nje her shikoj ne ultrazza e do ta shihesh beben e besoj qe do te dhimbset shumm..nuk besoj qe do te jesh rahat nese e aborton.ment kan me te njet veq te beba qe e ke abortu. me zemer po te shenoj se abrtu nuk eshte i mire...eshte krimmmmmmm
(14 vite më parë)
PO me vejn keq.. per tyy...por zana duhesh te mendosh mire para se te vendosesh me abortuu..ke kujdes zana. kur te perdoresh ndoje qe per abort te keshilloj te jesh afer nje mjeku specialist sepse nuk mund te pastroshe mire..e te met na\\jsen ne miter..nje cop gjak sa do e vogel me kan te sjell gjakderthjee,e nuk eshte gjakderthje si emenstriconve po shumm do te kesh gjakderthje si gjeshmen kur e leshon qashtu mua kur me ka ndodhur abortu spontan si qeshme rrjethke gjaku,,e te keshlloj bisedon me familje tregoj qe je shtatzane se nuk eshte qe..tregoj e te japin bisedo edhe me frajerin tande.qe je shtatzane..sepse aborti mund te sjell pasoja me vone..une njoh shum gra qe kan abortu por tash dojn me met shtatzaen por nuk po mbesin.ke kujdes. se po me dhimesh se qenke e re 17 vjet...te pershende.s
Zana . (14 vite më parë)
Tung zana,,,me vjen keq per gjendjen ne te cilen je per momentin,,por te lutemmm mos e keqeso edhe me shume,mire a keq e din edhe ti vet qka ke ba,,mirepo ka ndodh tash,,mundohu me gjet nje zgjidhje te arsyeshme e me dal prej ksesaj gjendje e jo mu fut edhe ma thell ne gremin se ti mendon(e abortoi,se kupton askush dhe shpetova),,,besom qe nuk eshte ashtu se ndergjegjja nuk te len me te qet .,,,zana edhe pse je e re ke mbet shtatezan,,,ka njerez qe me vite tentojne dhe jane ne gjendje gjithqka me be per nje fmi por ja qe nuk vjen pa thene zoti,,,asgje ne bote nuk ndodh pa dashte ai,,nese te ka fal ty nje femije ,,egziston nje arsye,,mbeshtetu tek zoti dhe benu e forte balla faqohu me te gjithe dhe tregoje te verteten,,,shko te gjinekologu dhe ndegjoja zemren duke rrahur,,femija yt eshte i gjalle dhe me vjen keq qe jam kaq e drejperdrejt por nese aborton po e mbyt femijen ten e kurr me ske me pas ndergjegjje te qete,,,une kurre se kisha mbyt nje femije,,edhe nese askush sme perkrah ok e kisha pranu gabimin tim dhe tek e fundit e kisha shtri doren me lyp dhe e kisha rrit vetem por kurrsesi nuk e kish mbyt femijen tim;;e jo qe mundesh mu mar vesh me te dashurin mu bashku dhe me rrit bashk femijen sje as e para as e fundit qe martohet 17 vjeq,,,dikur ky femije ka me tu bi se shoqe ose shoke se je e re dhe nuk keni diferenc shume,,,zemer duaje shuuume femijen tend se ka me te dhen force mu ballafaqu me te gjithe.Mpuq
(14 vite më parë)
Zana me vjen shume keq per kete qe te ndodh,tashme eshte vone per kritika pse ndodhi e si ndodhi,Por te kisha lut edhe une si te tjerat nena qe mos te nderrmaresh ndonje veprim pa dijenin e dikujtme te aferm sepse familja eshte ajo qe nuk do te le ne balte cka do qe te ndodh,sepse ti je shume e re dhe aborti mund te te sjell deri ne ate shkalle qe te mbetesh pergjithmon edhe pa femije nese ben abort pa perkujdesje specialistike nga mjeket.Une njoh disa femra qe kane be kete veprim dhe sot e kesaj dite nuk knae femije per shkak te abortit krye ne vete.Uroj te behet me e mira per ju
*nënë* "2013*2016" (14 vite më parë)
shpresoj Zana ta gjesh zgjidhjen me te mire, mirpo ajo qe e mendoj une eshte se: kjo shprehja jam e re per me mbajt femijen per mua nuk vlen sepse kur se ke llogarit veten te re me pas marrdhanje duhesh me i perballu \"pasojat\" e qasaj knaqesie, une nuk te kisha keshillu ne asnje menyre me abortu e arsyet ti paskan dhene nenat me posht ska nevoj me i cek, veq edhe po shtoj se ne te gjitha fete hyjnore llogaritet krim i madhe kjo pune, e mos harro se te Zoti kem mu kthy...
(14 vite më parë)
Une nje rast e di qe ia ka qu te dera qiken atij tipit, edhe ska pas qare pa e pranu, tash fmija osht rrit, edhe ata dy super po kalojne...
Kosovare 1 (14 vite më parë)
Perktheva qa sa pata mundesi nga gjuha angleze ne lidhje me abortin medical,Mifeprex është përdorur, së bashku me një tjetër mjekim të quajtur misoprostol, për t\'i dhënë fund një shtatzëni të hershme (brenda 49 ditëve nga data e fillimit të periudhës së fundit menstrual të gruas). Që nga miratimi i saj në shtator 2000, Food and Drug Administration ka marrë raporte të ngjarjeve të rënda negative, duke përfshirë disa vdekjeve, në Shtetet e Bashkuara pas abortin mjekësor me mifepristone dhe misoprostol. Çdo herë FDA merr një raport të një ngjarje të rëndë të kundërt ose vdekje pas abortit mjekësore me këto barna, agjencia me kujdes analizon informacionin shkencor në dispozicion për të përcaktuar nëse janë apo jo ngjarja serioz anësor ose vdekje lidhet me përdorimin e drogës. Siç është raportuar më parë nga agjencia, disa nga gratë që vdiqën në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur nga sëmundje të rënda simbolit sepsë të shkaktuar nga infektimi i gjakut), pas abortit mjekësore me mifepristone dhe misoprostol. Sepsa është një rrezik i njohur në lidhje me çdo lloj të abortit. Shumica e këtyre grave janë të infektuar me të njëjtin lloj të baktereve, i njohur si Clostridium sordellii. FDA rekomandon që mjekët e kujdesit shëndetësor kanë një indeks të lartë të dyshimit për infeksion serioz dhe sepsë në pacientët me këtë prezantim dhe e konsiderojnë menjëherë inicimin trajtim me antibiotik që përfshin mbulimin e bakteret anaerobe të tilla si Clostridium sordellii. Raportet e grave qe i nënshtrohen abortit mjekësore janë shumë të rralla (përafërsisht 1 në 100,000). Përdorimi profilaktik antibiotik mbart rrezikun e vet të ngjarjeve të rënda negative të tilla si reagime të rënda ose fatale alergjike. Regjim Mifeprex për një aborti mjekësor përmes shtatëzanisë 49 ditë është: Dita e parë: Mifeprex Administrata: 3 tableta prej 200 mg Mifeprex gojarisht në një herë Dita e tretë: Misoprostol Administrata: 2 tableta prej 200 mcg e misoprostol gojarisht në një herë Dita 14: Post-Trajtimi: pacienti duhet të kthehen për të konfirmuar se një ndërprerje të plotë ka ndodhur. Nëse jo, ndërprerja kirurgjikale është e rekomanduar për të menaxhuar dështimet trajtim mjekësor abortit.Deshta te njoftoj se ky lloj aborti ka shum efekte anesore.Me dhimbsesh qe je ne nje situate te tille.Behu e forte,mendo te Zoti dhe fillo te luftosh per ate femije.Se pari bisedo me qunin tend dhe me pas njofto nje te aferm ne te cilin ke besim dhe ndoshta do gjesh perkrahje e do te martohesh dhe ta mbash femiun.Asesi mos ndermerr asnje veprim pa e njoftuar nje person te aferm te i cili ke besim ngase je person i mitur.Nuk eshte fundi i botes,nuk je e vetmja qe te ka ndodh por me qetsi bisedo me dikend te aferm dhe do te kalosh edhe kete sfide...
Lanika Lanika (14 vite më parë)
Zana hmm me vjen shum keq per gjendjen tende po un te kisha then qe te mos abortosh se do pendohesh skish ndjenj mat mir se mi bo nan e me rrit ni fmi un kam Lind qe 5 dit teper jam e lumtur qe mbajn ne krah nje bebe ma knaq zemren sa her qe e shoh bisedo me te dashurin e me familje si te kan keshillu nenat tjera do bohet diqka pastaj por asesi mos aborto
Aulona Bejleri (14 vite më parë)
Un te kuptoj mire je treguar pak mendjelehte se me ter ate informacion qe ekziston sot fatkeqsi qe ndodhin ende keto gjera.se pari te them te flasesh me mamin ku ká me mire te bisedosh me nenen se shoqet ne ket moshe nuk jan te verteta pastaj tel atij \"te pafajshmit\"dhe shkoni te gjenekologu .Dhe mundohu ti bisedosh me qetesi e urtesi duke menduar dy her para cdo vendimi PAC fat :)
Mimi 2014 (14 vite më parë)
Po ma mire kondom si shumica e te rinjeve sesa hiq , sikur kta krye ne veti , tash u bo , po ndoshta kondomi nuk e kish pru ne kete gjendje , nashta nuk ish cky . Po kjo e re ,marredhenie nuk u duft me bo pa qene te fejuar , po edhe ne lidhje serioze me kon skisha guxu me bo marredhenie . Zana ishalla ti qel Zoti rruget ,spo di qka me te thon tjeter
(14 vite më parë)
Kur te vijne ment te ikin dhente, tashme kjo ka ndodhe, megjithse mundet edhe kondomi mu shqy, keto raste ndodhin, po mua me vjen keq per nje gje,pse bejne mardhenie me dike ku e din qe nuk e merr per grua??!!!
Eleni Rrunga (14 vite më parë)
Zana me vjen keq qe je ne kete situat,, edhe ishalla gjerat zgjidhen sic do ti.. pa marr parasysh se ca nenkupton nje femije dhe nje abort, doja te te thoja e bet qefin te dy epo mbani pergjegjesi per ate krijis qe ke ne bark, ska faj femija se nuk tregoheni te kujdesesh ju,, fol me ate cunin, fol edhe me familjen, se ne kete mosh aborti mund te kete pasoja,, (me fal qe fola keshtu, po vetem per 50 leke tani duhet t vuash kot, shyqyr nuk eshte me turp te kerkosh prezervativ ne farmaci,, :(((((((((((
(14 vite më parë)
Zana po me vjen keq per rastin tend, ato medikamentet qe ta leshojne gjakderdhjen nuk te pastrojne plotesishte dhe domosdoshmerishte duhesh mu kontrollu te mjeku, se mbetjet ne miter te sjellin pasoja te mevonshme, cdo femer sot shkon te gjinekologu, pavarsishte statusit,po se di sa te pranojne pa njerin prind me kry abortin...sidoqofte uroj ta zgjidhesh kete problem ne menyren me te favorshme per ty!!!
Ardita Gashi (14 vite më parë)
Pershendetje Zana , e nderuar pa keqkuptime te kuptoj fort mir po kur ke pas guxim nje 17vjeqare me pas mardhenie seksuale atehere duhet te kesh guxim edhe ta mbash bebin, po tregohem korrekte me ty po te isha ne vendin tend kurr nuk do ta beja atë qe mendon ti \"Abortin\"besom kurr ma ne jeten tende nuk do te jesh e lumtur besom. po me mir do te ishte te flasesh me te dashurin tend dhe me familjen tende sepse sado qe te dhemb ne shpirt kurr nuk besoj qe nje prin ka femije me humb, rasti yt ka qene edhe rasti i nje te afermes time edhe ajo ka mendu me abortu mirepo e kemi bind edhe tash e ka djalin 2 vite e besom familja e saj tani qmenden per te se ne fillim kan desht me vra , ok tash vere doren ne zemer po te ishe ti prind si kishe me reagu. Une te them ballafaqohu me situaten sepse me afer se familjen se ke askend bisedo me ta e mos e shkatrro veten me abortu sepse je shum e re edhe kurr ma ne jet nuk ke me qen e lumtur nese e ben kete, vetem mendo si mundesh ta shkeputesh nje engjull te pafajshem nga jeta a? prandaj te them behu femer e pavarur dhe merri frenat e jetes tende ne dore sepse jeta te perket vetem ty dhe askujt tjeter, me fal ndoshta ja teprova pak por besom u ndiva keq kur ti mendove femijen tend ta mbysesh vet me duart tua . shpresoj qe keto fjal do te ndikojn tek ty pozitivisht , me respekt Ardita.
Liza Z (14 vite më parë)
zana skam koment,une trishtohem kur degjoj raste te tilla,ta mbysesh nje krijese te pafajshme,mendo shume mire mandej vepro,nese nuk i ke pasur mundesine ta lindesh atehere duhet te kishe shumeeee kujdes dhe te mos mbeteshe shtatzane.
Mimi 2014 (14 vite më parë)
Po i kishe ment oj Zana,a smujshi me perdor naj kondom a , pom dhimesh se koke e re ,e aborti nuk eshte i mire aspak . Ndoshta te ndihmon naj nane tjeter se per abort skam shume njohuri . E di per nje shoqe qe ka abortu ,shume keq u kan , u shku ka flejt te nje shoqe tjeter 2 netë qe mos me verejt familja e saj .Pse spo fol me at djalin , edhe pse nuk e di marredhenien e juaj , ndoshta ai pranon te martoheni nese e doni njoni tjetrin , se gjynah edhe me abortu oj zemer . Te uroj sukses e ishalla kalon lehte .
(14 vite më parë)
Zana,une kam degjuar per abortet me ilace qe kane shume dhimbje me te forta se te menstruacioneve.Aborti nuk eshte i mire plus qe je dhe ne moshe te vogel pasi le pasoja per me vone.Nese ti je e vendosur te abortosh pasi une nuk i di problemet e tua,te keshilloje te mos i pish keto ilacet per abort pa dike te specializuar afer.Me vjen keq per situaten ne te cilen ndodhesh.Uroj te gjesh zgjidhjen me te mire per te cilen te mos pendohesh ne te ardhmen. i

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?