Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Temperatura e djalit

Pershendetje nena, desha tju pyes ne lidhje me temperaturen e djalit tim 10 muajsh. Ka qe sot ne mengjes me temperature 38.5. Temperatura nuk i zbret edhe pasi i kam dhene shurupin takipirine dhe nje here i vura suposte i shkon deri ne 37.8 jo me pak. I kam bere dhe dush por prape temperatura si zbret. E cova te pediatria e tij dhe pasi e vizitoi me tha ka probleme me bajamet e me dha mjekim. A mendoni se temperatura nuk i zbret nga bajamet apo ngaqe i kane dal dy dhemballe? Ju lutem me thoni me cfare mund tja ul temperaturen djalit meqe ilacet spo japin rezultat?

(14 vite më parë)
Kosovare 1 (14 vite më parë)
Zakonisht temperatura nuk është e rrezikshme, as që mund t\'i bëj keq fëmijës me përjashtim kur është e lartë (mbi 41.10), kur mund të ketë efekte të padëshirueshme mbi funksionin e trurit. Në fakt, temperatura e lartë gjatë infeksioneve është e dobishme për organizmin. Në kushte të temperaturës së lartë, mikroorganizmat (shkaktarët e infeksioneve) shumëzohen më ngadalë, dhe krijojnë më pak produkte toksike. Temperatura i zmadhon aftësitë e organizmit të luftojë me infeksionet dhe e zmadhon efikasitetin e antibiotikëve.Ngritja e temperaturës mund të shkaktohet nga substanca që lirohen në organizëm, si përgjigje ndaj infeksionit,Afatshkurt, temperatura mund të ngritet gjatë lodhjes, nëse temperatura e jashtme është shumë e lartë ose nëse fëmija pranon ushqim të nxehtë dhe pije të nxehta. Në këta raste nuk bëhet fjalë për temperaturë të vërtetë. Organizmi orvatet që me djersitje ta ul temperaturën kah normalja. Përkundrazi nga mendimi i përhapur, dalja e dhëmbëve nuk shkakton temperaturë. Më shpesh temperature e lartë është simptomë, e cila shfaqet në suazat e ndonjë sëmundjeje infektive. Zakonisht bëhet fjalë për infeksione virale, temperatura nuk është më e lartë se 38.3-40 C dhe zgjat 2-3 ditë.
(14 vite më parë)
Ju falenderoj per pergjigjet te dashura nena.Gjithe te mirat per ju dhe femijet tuaj.
Albulena S (14 vite më parë)
Pershendetje imelda shpresoj qe je mire.Imelda kjo eshte normale nga se kur te fillojn te dalin dhembet semuret femija keshtu qe nese nuk i ulet temperatura perdore suposte efferagen 8o mg cdo 6ore ia dhe per fyt te skuqur eshte i mire edhe moxicilin kete e perdote cdo 8 ore 7 dite e ki une kur e kam pasur te mjeki e njejta i ka ndodhur edhe djalit tim siq ia kam perdorur keto nuk kam pas ma problem shpresoj se te te kem ndihmuar sherim sa me te shpejti bebit kalo mire
Enida Bajraktari (14 vite më parë)
Imelda veri kompresa me uje te ftohte ne badhe dhe tek rreza e kosheve. Ujin ku lag kompresat hilli dy copa akullit qe te jete vazhdimisht i ftofte dhe kompresat nderroja krye dy minutave. Banjo mos i bej vetem nese eshte shume e nevojshme ngaqe eshte me bajame. Neqoftese nuk i ulet temperatura dhe i ngrihet me lart se 39 perdor ilacin qe i ruan trurin, pediatri mua me ka dhene diazepam abc. Te kaluara djalit imelda
Ani Jani (14 vite më parë)
e dashur edhe djali im para 1 muaji e kishte ket problem fytin e skuqur, dy dhemb ishin duke i dal .po mu mjekja me tha tja bejn edhe analiz urinen qe te shikoj mos ka ndonje infeksion ,se edhe nga infeksioni ne urin po merke femija temperatur,mua me veti se mos i vie era urines une i thahs po edhe kur ja bera analizat i dulen leokocitet pak te ulta dhe me jepi antibiotik Cefalxin surup ti jap dhe paracetamol cdo 6 or ...po djalit me paracetamol ju zbrit temperatura ....Gjith te mirat per ty dhe djalin ......

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?