Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Sa muajsh mund ti dale dhembi i pare?

Pershendetje nena si je dhe si i keni voglushet, un kam nje djal edhe 4 dit mbush 7 muaj ka me teper se dy jav qe djalin e kam me barkqitje,po dyshoj se keto dit do ti dal dhembi par dhe per ate e ka ket barkqitje sepse me terapi te doktorit nuk po i ndalon, a eshte evertet se shpalosja e dhembeve e qojn ne barkqitje sepse un jam per her te par nen dhe nuk po di ju pershendes dhe ju uroj suksese dhe voglusheve shendet.

Albulena Ismaili Musa (14 vite më parë)
Melissa Ernes Shala (14 vite më parë)
pershendetje albulena edhe bebi im ka qe dy jav e me shum o me barkqitje esht 4muaj e gjysm as me terapi nuk i kalon sje mora analizat me than se ka fitu bakterije ne bark une e ushqej me gji e sod o ma mir edhe lang torizit i kam jep shum ka 3her ne dit 4 e dhembi par te vajza ishte 2muaj e gjysm as barkqitje nuk kishte as tenperatur veq se nuk dojke me pi veq me flejt..shendet voglushit
Jeta Rina (14 vite më parë)
vajzes sime i ka dal dhembi i par kur ka qen tre muaj i kan dal shum heret dhembt tash i ka 10 muaj e ka gojen plot me dhemb, kur i kan dal dhemt e par edhe vajza ime ka pas barkqitje dhe temperatur e kam pas te pediatri edhe perdiatri um ka than se te disa femije dhembet shkaktojn barkqitje.
Anoda , (14 vite më parë)
Pershendetje Albulena,djalit tim dhembi i bapre i ka dal 8 muaj e 2 jave,per 2 jave 4 dhemb i kane dal,nuk ka pas as temperature e as barkqitje,,por eshte shume e vertete qe mund t;i kete te gjitha keto simptoma,sa me shume qumesht gjiri dhe uje..cdo te mire
(14 vite më parë)
albulena djalit tim qe nje jav i ka dal dhembi i par ama ska pas barkqitje ne ket koh po shum nena thojn se kan barkqitje po me mir me qu te mejku se dy jav dit me pas mos po i hup lengjet bebi yt..te uroj qdo te mir
Ilda Shyle (14 vite më parë)
Pershendetje Albulena. Vajzes time dhembi i pare i doli 7 muajshe e 3 jave, tanii qe per 4 dite mbush 8 muajshe e ka gatil edhe te dytin. Shenjat qe kishte ishin: refuzimi i ushqimit edhe pse ishte e uritur, doren gjith kohes ne goje dhe donte te kafshonte cdo gje, teper peshtyme :). Temperature ska pasur fare, por 2 dite rresht pati barkqitje, por nuk e di nese kete e ka pas prej dhembit apo jo, une vete mendova se mund ta kishte prej dhembit. Te uroj gjithe te mirat ty dhe bebushit tend.
(14 vite më parë)
Albulena, mjeket nuk e konfirmojne se dhembet shkaktojne temperature ose barkqitjr, sipas mjeksise, dalja e dhembeve humb imunitetin te femiu, e pastaj femiu infektohet me lehte, dhe per shkak te infeksioneve ngritet tenperatura ose probleme me barkun. Problem me bark, mund te i shkaktoj edhe uji i pavluar, ose nese i pergadite ushqim me uje te pa vluar. Vajzes sime dhembi i pare i ka dale me 9 muaj e 17 dite, i 4 me 10 muaj e 13 dite. Tash eshte gati nje vjece po i del i 5.
Kosovare 1 (14 vite më parë)
Barkqitja 2 javore nuk besoj se ka lidhje me daljen e dhembeve andaj te keshilloj te dergosh vajzen per rishiqim tek pediatri i saj. Numri i jashteqitjeve per foshnjen 4 muajshe ka te drejte te jete i konsiderueshem dhe kjo te mos jete barkqitje.Barkqitja nenkupton 3-5 e me teper jashteqitje kryesisht ujore dhe voluminoze .Nese jashteqitjet e foshnjes suaj nuk jane te ketilla atehere nuk ka vend per brengosje. Per rregullimin e jashteqitjes duhet perdorur permiresues te flores bakteriale te zorreve si caps.Flonivin BS ose flakone Lactis B Complex (te dyja keto sipas rekomandimeve per moshen e foshnjes suaj).
(14 vite më parë)
Higjiena e gojës duhet të fillojë te bebet që me daljen e dhëmbit të parë, kur dhëmbi dhe mishrat e dhëmbëve duhet të pastrohen me një garzë të pastër e të lagur. Nga fundi i vitit të parë të jetës, kur bebi ka rreth 8 dhëmbë në gojë, ai duhet të fillojë larjen e dhëmbëve me furçë dhe me pak ujë.
(14 vite më parë)
Kur asgjë nuk e ul dhembjen, mund të përdorni paracetamol (tempra tylenol). Mos përdorni pije alkoolike, se janë një helm i rrezikshëm për bebin. Edhe një provë e vetme mund të bëjë që bebit t’i pëlqejë dhe të mësohet me to
(14 vite më parë)
Për disa, dalja e dhëmbëve është një proces i gjatë dhe i dhimbshëm, për të tjerë është histori që zgjat një natë. Dalja e dhëmbëve zakonisht fillon rreth moshës 7 muaj, për disa fillon shumë më shpejt ose më vonë. Të parët dalin dy të mesit poshtë, më pas ata të mesit lart, pastaj dhëmbët anash tyre, fillimisht poshtë dhe pastaj prapë lart. Plasja e dhëmballës shkakton një ngjyrë të mavijosur, por kjo është normale,Si mund ta kuptoni ju që bebit po i dalin dhëmbët? Nga disa shenja të veçanta: Skuqja e fytyrës dhe e mjekrës, ngaqë lëkura laget nga jargët. Për të parandaluar këtë, fshijeni shpesh bebin që lëkura të mbetet e thatë. Pak kollë. Pështyma e tepërt shkakton kollë. Mos u shqetësoni nëse bebi nuk ka ndonjë shenjë tjetër ftohjeje apo alergjie. Bebi vazhdon të kollitet, sepse i duket një lojë me zërin. Kafshimi. Bebi kafshon çdo gjë që i zë dora, që nga dora e vet, gjirin, gishtin e ndonjë të panjohuri, sepse kjo lehtëson dhembjen. Dhembja. Ka bebe që kanë mjaft dhembje dhe të tjerë që nuk paraqesin asnjë lloj dhembjeje. Irritimi. Dhembja e vazhdueshme bën që bebi të ndryshojë dhe të irritohet, ashtu si çdokush që vuan nga dhembjet. Mospranimi i ushqimit. Bebi duket i uritur, por kur fillon të thithë, dhembja dhe sikleti shtohet, ai shkëputet nga gjiri apo shishja, që i donte shumë më parë. Kjo gjë përsëritet dhe bebi do të ushqehet, por më pas nuk pranon. Jashtëqitjet e ujshme. Daljet jashtë më të holla mund të shkaktohen nga sasia më madhe e pështymës që prodhohet dhe gëlltitet. Por, nëse bebi del hollë për më shumë se dy herë, duhet të konsultoheni me mjekun pediatër. Temperatura (37-38 0C) Mjekët s’e pranojnë, por shpesh dalja e dhëmbëve shoqërohet me temperaturë, për shkak të përskuqjes në vendin e daljes së dhëmbit. Konsultohuni me pediatrin, nëse temperatura vazhdon për më shumë se 3 ditë. Çrregullimet e gjumit. Shpesh, nga dhembja e daljes së dhëmbëve, fëmijës i trazohet edhe gjumi.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?