Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Probleme me burrin qe kur kam lindur vajzen!

Nena kam probleme me burrin dhe qe kur kam lindur vajzen vetem grindemi, me shume po fleme vec se sa bashke, madje nje mendje me thote qe te ndahem fare. Burri ka nje biznes te vogel por vete nuk rri te punoje aty por le punetorin dhe vete rri sa ne nje kafe ne tjetren. Ne shtepi nuk me ndihmon fare. Kurse une iki ne pune, kur kthehem nga puna nuk ulem te clodhem por filloj bej dreken, pastaj ushqej vajzen, e laj dhe e ve ne gjume. Pastaj ha buke vete. Filloj bej ndonje rregullim te shtepise sa nuk eshte zgjuar vajza pastaj e vesh vajzen e nxjerr shetitje (vetem sepse burri shkon del me shoket) kthehem ne darke sa ushqej vajzen dhe e ve ne gjume une jam e rraskapitur. Burri vjen ne shtepi ha buke, shtrihet i le rrobat e veta rremuje neper shtepi dhe fillon bertet nuk bere asnje pune, e mban shtepine rremuje. Ma ka merzitur aq sa nuk e shikoj dot me sy. Per cdo gje me te vogel do te beje sherr. Nuk dalim asnjehere te tre me vajzen se do te dali me shoket. Edhe tani qe ishim me pushime u zume keq diten e fundit sepse une spata kohe ti beja tost. Me jepni nje keshille se nuk po shikoj dot me sy me!

Ana Tela (14 vite më parë)
Edlira Tirane (14 vite më parë)
Ana problemet zgjidhen kur te jeni te dy gjakftohte, se ti me inat ai me inat asgje nuk zgjidhet. Mos e quaj ulje per veten tende nese ulesh ti e para dhe bisedon ngrohte me burrin, rendesi ka qe te filloni te merreni vesh. Besoj se cdo gruaje i ka ndodhur qe te debatoje me burrin, per shtepine , per femijet, per punen se debati edhe te ben ta njohesh tjetrin, por rendesi ka qe te mos kete thyerje te medha ne jeten e ciftit. Ju paskeni qene edhe me pushime bashke ta kishit shfrytezuar kete kohe per te buzeqeshur me njeri tjetrin per ti kushtuar kohe te dy femijes tuaj sikur ishit vetem ju te tre dhe asgje tjeter nuk kishte rendesi.
(14 vite më parë)
pershendetje ana ,me se miri ather kur e sheh qe te dy keni koh dhe jeni te lir ulu dhe bisedo me burrin per qdo gje qe te mundon dhe per gjerat qe ti po i sheh se sjan ne rregull ma merr mendja qe edhe ai do i shieh gjerat me mir dhe ti do marresh pergjegjjen per sjelljet qe ai po i ben koheve te fundit ,mir te ka thene edhe anisa keq behet shum shpejt por mundohu ti rregullosh gjerat pa u ngutur , beso se nganjeher ne femrat jemi shum te ngutshme dhe behemi shum shpejt nervoz , te uroj qe qdo gje te rregullohet mes teje dhe burrit , sidomos tashe qe keni dhe nje femije duhesh ti gezohesh jetes edhe me shummm ...
(14 vite më parë)
Pershendetje Ana e dashur se pari qetsohu dhe shfrytzoje kohen qe e ki me bebin tend. Ti thua se punon? Ne kohen qe pnon ti kush kujdset per vajzen? Nese burri del ti dil me vajzen tende mos u nervozo por rri e qet se nganjeher heshtja eshte me e vlefshme sesa fjala. Ulu dhe bisedo me burrin e qet dhe pyete se pse po sillet keshtu me ty mesiguri ka ndonje shtres ose ne pun ose diku tjeter se nje njeri qe behet Baba duhet te jete me i kujdesshem per famIljen se familja eshte diqka e shejt. Mos u ngut se keq bohet shum shpejt por mire me qen eshte shtir. Mos e humb ate qe e ke ndertu me burrin por mundohu ta gjesh zgjidhjen ne te mire tendin dhe te familjes. Kalo mire e dashur se ne jeten bashkshortore ka edhe shi edhe djell nuk eshte gjithmon djell por duhet te kalohen keto situata ne favor te te gjitheve
(14 vite më parë)
Ana, te tema e javes, ne arkive, mund te lexosh per problemet mes ciftit me ardhjen e bebit ne jete
Anisa Durres (14 vite më parë)
Zoti te ndihmof se un per vete sdi ca te ndihmoj edhe shume. Zakonisht pas lindjes ndodhin te shum cifte kto gjera per shkak te mendimeve qe lindin se jo gruaja i kushton me shum rendesi bebit se mua ose e kunderta. Ketu ne portal eshte diskutuar mjaft per keto gjera dhe shpresoj qe ndonje nene te vije ne ndihme. Gjithe te mirat.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?