Ela 1 a ti qenke don\'t worry be happy aaaaa, bash kam menduar per tu thash kah na humbi ajo grua , si kalove ne pushime ne spanje , nuk na tregove fare qfare pershtypje te la spanja ! Te uroj lindje te lehte
Vali po ashtu është , edhe une kam pas dhimbje tepër te forta 8 orë , saqë po të humbnin shpresat që shpëton nga ajo luftë me trupin tënd . Dhimbje të tmerrshme :(( ........ por kur po u shlirojshe e beben mbi barkun tënd, skish ndjenje më të bukur :))), një ndjenjë e fuqishme që të pushton të tërën,vetëm dridhesha , një mund i madh dhe sakrificë shumë e madhe , se fundi fundi fëmiu eshte fëmi , si lindi me operacion si normal dashuria është e njejtë dhe e madhe , por lufta që e bën për ta nxejrr në dritë engjullin tënd me lindje normale nuk krahasohet , është proces shumë më i vështirë dhe nuk e di a janë në ato momente këto emocione të forta edhe ju qe lindi me operacion , se për dashuri e di qe edhe ju i doni njejtë sikur ne sepse eshte pjesë e trupit tuaj . Tung klm
Dikush ka lindje me te lehta,e dikush ma te veshtir,une per vete thuaja i kam provuar qe te dyja,se kam ndejt 24 ore me dhimbje te lindjes,e prap nuk kam mundur te lindi normal,kam lindur me operacion dhimbje thuaja nuk kam pasur hiq pas operacionit,edhe 10 femije me mi fal Zoti,prap me operacion e lindi e kurr niuk provoj me lind normal,po them edhe njeher se dikush ka lindje me te leht,por une i kam te veshtira.
Siq po e sho bash ja paskan futur kot sepse un vajzen e kam lindur ne menyr normale kurse djalin e kam lindur me prerje cezriane per shkak sepse ka qen me pesh shum te madhe dhe doktorri ma rekomandoi per shkak siguris se bebes dhe timen qe te dy te kalojm ma let po sa i perket dashuris nuk mund ti dalloj te dy si dy dritat e syve i kam vetem se kam then ne qofse vendosi ndonjeher te ngei prap shtatzane prap do te lindi me operacion se shum lezet ish e kishe trurun shum ma te kfjellun edhe po mujshe me kontrollu gjdo gje a me lindje normale spo din me ju gezu shum femijs nga lodhja e tepert e dhimbja qe po e perjeton keshtu qe dashuri nuk dallon ndaj femijeve
Cka ja fusni kot o gra per dashurine ndaj femijes, waaaaaaaa kot fare, sa bukur e ka thene Olisa \".njerzit i adaptojne edhe ju falin dashuri si me qene i tyre, lere me nje bebush qe e ke majt ne bark\". Aman mendoni mire para se te shkruani sepse eshte forum nenash dhe nuk shkruhet ketu kot cfaredo te vjen ne mend :(
shume jeni keqkuptuar me mendimin tim...megjithate eshte mendimi juaj...anoda sa per njohurite..ti nuk e di sesa kam une...ok.keshtu qe
pak me qete...
(14 vite më parë)
Une kam pas lindje normale, dhe do vazhdoj edhe fijet e there te i lindi me menyre normale. Kjo eshte me e mire edhe per nenen edhe per bebin. Gjithashtu femijet me lindje normale jane me imun. E nese nuk eshte mundesija per normale, fale zotit mjeksija ka zbuluar cezarianen, sepse pa u zbulu premja cezariane shume gra ose bebe kane humbur jeten per shkak te komplikimit gjate lindjes
edhe une deshiroj shume qe te kem lindje normale por ky bebi im eshte bere pak mistrec dhe eshte kthyer me koke lart dhe nuk besoj se kam shanse me e lind vete
nuk ka se si te dalloje dashuria e nenes per femijen vetem nga menyra se si e sjlell ne jete, sepse ne po njohim shume persona qe e kane biresuar femijen dhe mund te them qe e duan edhe me shume se disa qe po e mbajne 9 muaj femijen ne bark
Dena nuk mendoj se dallon dashurija ndaj femiut nese e ke lind me operacion apo lindje normal un edhe pse kam lind me operacion e du djalin teper e jom ne gjendje jeten me jap per te
Ela un kam lind me operacion dhimbje gjat operacionit skam ni po mas operimit teper dhimt edhe shum keq mu ka dokt si e trullaft kam nejt disa or pastaj mka vy shum forc per me mar veten mu forcu skam dasht me operacion hiq po ndryshe spat shanca me lind pasi dhimbje kam pas shum por nuk jam qelur
Ela une me vetedeshire kam kerkuar operacion kur kam qene 4 muajsh,vet e kam caktuar terminin dhe kam shkuar pa dhimbje,,e linda djalin 4 kg,pas 1 jave fillova punet e shtepise dhe jeten normale.shpesh po e them dhe prap do e them \"edhe 10 femije i lindi me operacion\"..e sa per dashurine ndaj femijeve,Dena po shihet qe nuk ppaske lexu shume dhe nuk paske njohuri...
Eshte zgjedha jote edhe e mjekut qe ta ka perciell shtatezanine,,une per veti kam lind normal edhe nuk di qysh eshte me operacion,por dashurija per femijen eshte e njejte si do qe te lindesh
une kam lindur me operacion dhe nuk kam degjuar asnje fare dhimbje as para as pas operacionit por nuk e di se cfare mund te bej me shume per te shtuar dashurin qe kam per vajzen time :):) prandaj sido qe te jete lindja dashuria e nenes nuk ka kufi eshte ne infinit.Une nuk e kam zgjedhur operacionin por ashtu me erdhen punet dhe me futen ne salle pa dhimbjet e lindjes nuk i kalova fare por nuk jam pishman qe linda ashtu pasi cdo gje me shkoi shume shume mire dhe jam shume e kenaqur:)
dena edhe mu mka than qeshtu nje shoqe qe e don ma shum fmijen tan nese e lind normal po un per vete se di qysh esht dashuria ma e madhe per fmijen se sa kjo qe endjej un per fmijt e mi edhe jeten e jap per ta e ela un per vete kurre nuk kisha lind me operacion me mujt se shum po heki prej varre tani edhe 1000 semundje tjera po me shtohen mprapa po qa me ba zori
nuk jame kunder operacionit...nese ka komplikacione..apo veshtiresi qe te cojne drejt tij,por jame kunder deshires per nje zgjedhje vete nga nenat per operacion,,thashe qe ja vlen sakrifica per beben tend,,ky eshte mendimi im..edhe pse ato qe zgjedhin ashtu..prap edhe per to eshte deshira e tyre.
Po 90% e femrave i perjtetojne edhe dhimbjet e lindjes, po shkaku i ndonje komplikimi e fusin ne operacion...plus pas operacionit sa veshtire eshte...po sduhet te behen keto krahasime...njerzit i adaptojne edhe ju falin dashuri si me qene i tyre, lere me nje bebush qe e ke majt ne bark dhe ka lindur nga dashuria...
u merzite ti olisa..pa dashur te prek askend..normal qe dashuria per femijen eshte gjithmone e madhe cfardo lindje qofte ajo ...por dhe vuajtjet me shume dashuri kane..
Deri sa e mban nje femije ne bark per 9 muaj,ajo dashuri per nenen lind qe nga momenti kur merr vesh se po rritet brenda teje nje krijese e vogel qe do sjell shume lumturi edhe pas lindjes.Mos u merrni me muhabete te kota se nuk ka diskutim ketu jo e don me shume e jo me pak.Si do qe te lindesh dashuria per femijen une besoj 100% eshte e njejte
lindja normale . ,sado e dhimbshme te jete..te fal emocion dhe ndjenje te vecante,,sakrifica ja vlen per nje femije..vuajtjet e lindjes te japin me shume ndjenja dashurie per femijen tend.p..r.sh.
Normalja,operacionin e kisha be vetem nese duhet patjeter e jo pse kam frike me lind normal.Pastaj,nese lind femijen e pare me operim edhe femijen e dyte ne shume raste duhet me lind po me operim.
Edhe pse shume dhimbje kam pas gjate lindjes ,prape e preferoj lindjen normale .Eshte me e shendetshme per organizmin e nenes .Operacioni mund te kete me shume komplikacione.Ne tv e pash qe ne turqi e kane ndaluar me ligj deshiren per te lindur me operacion .Dmth vetem nese mjeket e parashohin ndonje problem,atehere e kryjen lindjen me operim.Prsh
Pershendetje nena! Cilen lindje preferoni ate normale apo me operacion? Pse?