Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Cfare ushqimesh te perdor per djalin qe i mbushi 6 muaj?

Pershendetje nena. A mund te me tregoni se cfare ushqimesh ti filloj djalit 6 muajsh?deri pak dite me pare i kam dhene leng frutash,miell orizi.ne cfare sasie dhe sa here ne dite mund ta ushqej.dhe nje gje tjeter ujin se ka qejf me e pire,a ju ka ndodhur dhe juve nje gje e tille?ju flm

Silvi Silvi (14 vite më parë)
Silvi Silvi (14 vite më parë)
flm olisa dhe louise,ju perqafoj
(14 vite më parë)
arsyeshme
(14 vite më parë)
oj Louise as une se kam perdor kete menyre...masi.e.postova e pash.shkrimin tend...kete keshille.ia.kish.dhon nje nanes...une qyah e kam pa te qrsyeshme vet e kam.ushqy...mashalla deri.tash mire po han
(14 vite më parë)
I mangët*
(14 vite më parë)
Une nuk kam perdore menyre ushqimi qe me ka keshilluar pediatri i portalit, edhe ky tekst duket i mamget, sepse shume mire ceket ne fund perimet me ngjyre portokalli si ju keshillova me larte, mirepo nuk celen askund me larte as karrota, mirepo as patatja e embel. une ushqej vajzen me keshille te pediatres se saj, dhe me udhezime qe kane dale nga organizata shendetesore botero, duke u aprovuar nga ministrija e shendetesise se Zvicres. Tek e fundit i mbetet prindit me vendose, se as pediatria ad libri nuk te thot ose qeshtu ose sben ndryshe. Lengjet e pemve nuk nevojiten, e nese don me ja jap nga deshira e prindit, nese pihet me cucull/biberon i shkakton katies, edhe menyra e pergaditjes se lengut eshte: deri me 9 muaj, leng i blere, 100% i frutave, pastaj miksohet 10% leng, 90% uje, edhe duhet me ia jep pak te ngrohte. Prej 9 muaj mind te i ipet lemg i shtrydhur, lengu i nje molle me 50ml uje. E ne realitet, femijet pa u ushqy, kane nevoje vetem per qumesht, kur ushqehen qumesht dhe uje.
(14 vite më parë)
Keshilla e pediatrit ketu ne portal> Meqenëse fëmija juaj ka mbushur 6 muajsh, kjo është koha më e mirë për të futur ushqimet e tjera përveç qumështit të gjirit. Drithërat (ku bën pjesë edhe orizi) janë një nga alternativat më të mira. Ju duhet të zgjidhni (nëse keni mundësi) miell orizi apo drithërash të tjera të përgatitura enkas për fëmijë dhe të pasuruara edhe me vitamina e minerale, aq të domosdoshme për fëmijën në këtë moshë. Qullin duhet ta përgatisni me qumështin e gjirit të shtrydhur apo qumësht formule dhe tani në fillim duhet të jetë relativisht i hollë dhe mos i shtoni sheqer. Në ditët në vijim mund ta trashni më shumë ushqimin. Nëse zgjidhni të përgatisni qull me oriz kokërr, ju duhet ta bluani me parë atë ose ta zieni për një kohë të gjatë me ujë dhe pastaj i shtoni qumësht. Kujdes, mos përdorni qumësht lope. Qulli i pemëve është një tjetër ushqim i këshilluar në këtë moshë, por si fillim duhet të përdorni lëngun e frutave e më pas qullin. Frutat e këshilluara në fillim janë: molla, dardha, banania, etj. Mos u shqetësoni pasi sasia e këshilluar në fillim është 2 lugë çaji. Zakonisht fëmijët duan rreth 7-10 ditë që të mësohen me një ushqim të ri dhe ju duhet të tregoheni gjithmone e duruar dhe e dashur me fëmijën tuaj. Mos hiqni dorë lehtë nga një ushqim ose filloni diçka tjetër për rreth 1 javë e më pas rikthehuni përsëri tek ai ushqim që fëmija nuk e ka pëlqyer, pasi më vonë mund ta pranojë. Një ushqim tjetër i këshilluar është edhe qulli i miellit të drithërave me lëng perimesh si patate, karrota, etj. Perimet me ngjyrë jeshile (bizelet, spinaqi, etj) do ti shtoni pasi fëmija të jetë mësuar me ato ngjyrë portokalli, që ju përmenda.
(14 vite më parë)
Silvi po te tregoj si me kane keshilluar mua: leng te pemeve jo, fillimi me karrote, vetem dreken, pastaj me drithera darken. Dreka eshte mire te jete gjithmone perime, darka me deithera. Deri me 11 muaj nuk i nevojitet mengjes, se pari duhet me qumesht, mandej mes qumeshtit dhe drekes, ese mes drekes dje darkes mundesh me i jap peme (te ziera, perpos bananesbe avokados qe nuk duhet zier, dhe si fillim mund te ia miksosh gjysme bananje me gjysme avokado). Tash duhet me fillu me pule, salmon, mish viçi, edhe te kuq te vese. Mishi zihet me uje dhe me magdanoz, i derdhet gjysma e ujit, bluhet, miksohet 1/3 mish, 3/4 perime.
(14 vite më parë)
silvi mos ma.ze per te madhe se me nje sy po te shkruaj :D..bananen ia jap.nga hipp te gatshme..po ashtu edhe pemet tjera
(14 vite më parë)
Silvi une kam dal ne pune per ate me duhet ta ushqej keshtu, ka ora 12-13 vi ne shtepi dhe i jap gji, po ma gjuan edhe mua, po ia kapi duart dhe loz me te, gjithashtu edhe kujdestarja vepron keshtu me te..banane te njome nuk i kam dhene, vetem banane qe ka ne perberje te qullerave, dmth qe eshte e perzier me drithera...
Silvi Silvi (14 vite më parë)
flm olisa.un e paskm ngordhur djalin vec nje here ne dite i kam dhene rreth 50 ml leng apo miell orizi.djali im ma mer lugen nga dora behet shume pis nga se perhap ushqimin,te ndodh dhe ty nje gje e tille.po banania a jepet e shtypur pa e perzier me dicka tjeter.si e perdor ti bananen
(14 vite më parë)
Une e ushqej 3 here+1 here me peme ne mes vakteve, i pergatis qullera te ndryshme, nga pemet dhe dritherat, i ngroh 50 % 130 ml uje, dhe i hudh 4-5 luge miell te qullerave (nese mbetet holle i shtoj dhe pak, nese eshte trashe i shtoj uje), kurse miellit te orizit qe i hudh edhe qumesht formule aptamil, produktet i kam nga humana, perveq miellit te orizit qe e blej nga hipp..gjithashtu edhe tegulla te hippit i jao...nuk pi shume uje as vajza ime, mjafton sa per ta shpelare gojen nga ushqimet

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?