Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pijet e gazuara dhe thartira ne lukth gjate shtatzanise
Pershendetje nena jam ne javen e 32 dhe po kam shumm thartire ne lukth saqe po me djeg fyti dhe lukthi shumm spo di qfare te pi qe te me largohet , kokakollen kur e pi me hjeket pak por po frigohem sepse e di qe pijet e gazuara sjan te mira per bebin por as per mua po spo di se qfare tjeter te pi ,po pi edhe jogurt kos po badihava spo ma largon , qfare te bej a ju ka ndodh juve dhe si keni vepruar , ju pershendes te gjithave ....
(14 vite më parë)
Dita Pr (14 vite më parë)
Dita edhe une kshtu kam qen thuj se gjith shtatzanin e sidomos gjat nates me shum,edhe mua vetem coca cola qe me freskojke,dhe kam pyet gjinekologen ketu ne portal per cocacolen se jan te ndaluara pijet e egazuara ,ajo me tha qe mundesh nga pak me pij nese te qetson gjys gote ose nji got..dhe ahstu kam vazhdu dej ne fund embajsha nga nji gote afer dhe her pas here nga nji fyt e pijsha sa mem fresku...
Katti A (14 vite më parë)
Po esht e vertet asgje sndihmon si duhet kam mar un edhe xhel per thartir po skam pi shum se me than ne barnatore se nuk preferohet shum per shtatzane,edhe pak na ka ngelur do durojm haha,nata esh me e keqe se smundesh me flejt rahat,falemender :))
(14 vite më parë)
pershendetje katti edhe mua me kap me shum naten e sme ze gjumi qaq shum thartir qe kam , po pi jogurt edhe qumesht kam pi po shum pak po me ndihmon spo di se qfare te bej tjeter , me djeg shum fyti edhe lukthi , te pershendes dhe un te uroj ty nje indje te leht dhe bebush te shendosh..te falenderoj shumm..
Katti A (14 vite më parë)
Pershendetje Dita edhe un kam shum thartire jam ne javen e 38,vetem qumshti qe me ndihmon pak te kisha keshillu qumsht te ftoht te pish,mua me kap naten shum keq me djeg fyti,Te uroj lindje te lehte dhe bebush te shendosh :)
Nita Berisha (14 vite më parë)
Dita edhe une kisha thartire po qe disa dite shum pom hahen kollomoqat e sot pe verej qe po ma hek thartin ndoshta rastesisht po me mire pi ndina nese mundesh provoje.... Te deshiroj lindje te lehte e dashur
(14 vite më parë)
ju falenderoj shumm , shum po kam thartesir besoni qohem naten edhe sdi qte bej nga thartira , me ka fillu tashe qe nje jave dhe naten qohna e pij jogurt ose uj po hiq badihava edhe qumesht pi po nuk po ma hjek , nganjeher me kalon vet gjat dites po prap filon , ju falenderoj shumm per pergjegjjet dhe do i ndjek keshillat e juaja ...flm louise dhe olisa per kohen qe e ndani na ndihmoni shumm...
(14 vite më parë)
Dita qysh te kan shkru edhe nenat tjera, nuk ben me konsumu pije te gazume, nje shoqe e imja e merrke e perdorke nje maje te luges se qajit me sod te bukes, e tretke ne uje edhe e pijke...dikujt i ndihmon edhe qumeshti...nese jeton ne ks, mundesh me mar ne barnatore rupurut me mbajt ne goje, te ndihmojne pak per thartire dhe nuk jan te demshme per beben...mua qumeshti ma ka acaru me keq lukthin...po dikujt i ndihmon
(14 vite më parë)
Dita une e kam pasur nje sirup, mirepo me shume me ka ndihmu qumeshti dhe bademat. Aq shume kam pas thartire, saqe ne mengjes villja gjelber, vetem thartire, ende pa ngrene asgje :-( mirepo tash e kam harru krejt cka kam hjeke. Te deshiroj gjithe te mirat, mbaresi ne shtatezani dhe bebe te shendosh
(14 vite më parë)
te falenderoj louise , nuk e kam dit qe kokakolla te ben thartire nuk do e pij me , jetoj jasht vendit ,do mundohem te ha nga pak e shpesh si thua ti , te falenderoj shum per pergjegjjen gjithashtu edhe ty Anisa ju pershendes..
(14 vite më parë)
Coca cola te shkakton edhe ma shume, embli dhe kofeina, dihet qumesht ose me pertyp badema, por ta largon vec pak, se bebi rritet e te shtyp ne lukth. Varesisht ku jeton, ka edhe sirupa, mirepo nuk ndihmojne shume. Ha shpesh e nga pak, ujin pije nadale. Duro edhe pak, se gati qenke
Anisa Durres (14 vite më parë)
Shpresoj qe ky link te ndihmoj sadopak. http://www.bebaime.com/semundjet/gastriti-apo-urthi

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?