Pershendetjeeeeeeeee nenaaaaaa. Desha te di diq rreth planifikimit te lindjes se dyte. Une po planifikoj nje lindje te dyte shume shpejte sapo te me mbushe vajza 18 muaj (inshallah). Vajza eshte shume e urte me rrit se me rrit femi bili ti rriti 2 pastaj ti dergoj bashke ne kopsht e te filloj te punoj. Disa me thone do e kesh shume veshtire disa tjere me thone do kesh me veshtire po do jete me mire differenca jo e madhe te rriten me lodra te njejta. Ç'mendim keni ju nena? Ju pershendes te gjithave.
Nena ju pershendes ju falemnderit per kohen e juaj te me pergjigjeni........
(14 vite më parë)
Planifikoj*
(14 vite më parë)
Une planifikij kur te i mbush vajza ime 2 vjet, ose dy e gjysme, me fillu me shtatezanine tjeter. Dua te i kushtoj kohe e vemendje vajzes, po te jene dy, nuk do te mund ta ia kushtoj te gjithe kohen kesaj, e mendoj qe afer moshes tre, kenaqet me lodrat e me shoqe e shok, e nuk i nevojitet mami 24/7
Hida,vet fjala planifikim te tregon se ne menyre individuale secili vendos per shtatzenine e radhes.Uroj qe te plotohet deshira ty dhe gjith nenave.Un kam vajzen 17 muajshe dhe tani po planifikoj shtatzenine e dyte...Ndikojne shum faktore ne planifikim siq jane shendeti i nenes,gjendja finaciare,koha per kujdesin e bebit etj por thot nje fjale se femiu lind me rriskun ( fatin)e vet...
Pershendetje Hida,une sapo ka mbushe vajza 1 vjece kam bere analiza e kontrolle per planifikimin e shtatezenise tjeter dhe pas 2 muajsh ngela shtatezene.Kam 2 jave qe kam linde djalin dhe eshte pak i veshtire fillimi po une u ambjentova shpejt me jeten e re.Une e kam planifikuar afer e afer shtatezenite sepse doja qe femijet e mi te ndihen si shoke me njerin -tjetrin.Por edhe mendova qe une po rri pa pune deri sa te vajza te rritet edhe pak , me kete rast me mire vuaj pak kohe por ama e rriti edhe tjetrin.Te presesh sa te rritet njeri e pastaj te besh tjetrin do te thote te rrish ne shpi edhe sa e sa kohe per tjetrin e te mos kesh mundesi te besh dicka per veten tende ne te ardhmen.Une keshtu e kam menduar.Do i rris njeheresh e pastaj do shikoj te bej dicka per pune ketej ne profesionin tim.Une po te them qe une me motren e vellain tim kemi nga 1 vit e gjysem diference dhe jemi vertete shume shume mire bashke.Jemi rrite me te njejtat kushte .Mami e ka pas pak te veshtire se ishim 3 te vegjel e ne ate kohe nuk ishin kushtet sic jane sot por ama ia ka vlejte.Edhe me prinderit ne u beme si shoke dhe na kuptonin shume mire.Ti i di kushtet e tua me mire po une po te tregoj eksperiencen time.Ia vlen te shohesh 2 engjej qe luajne bashke pa dallim moshe.
prsh...djali im mbush 18 muaj mirpo une deshiroj qe kur te jet djali 2.5 ose 3 vjeq me lind fmin e dyt ose me fillu shtatzanin e dyte...e nese ndodh me heret nuk do me pengonte aspak mirpo me duket shum eshtir se tash me djali si 18 muajsh don maksimumin e kohes me ja kushtu sa qe kam harru deshirat e mija tu marr me te mos te lendohet etj e ka periudhen qe sdi mu ndal aspak...e ty deshira tu plotesoft e u befsh nena qe do mburesh me fmit e tu dhe fmit e tu me ty...mpuq
Pershendetjeeeeeeeee nenaaaaaa. Desha te di diq rreth planifikimit te lindjes se dyte. Une po planifikoj nje lindje te dyte shume shpejte sapo te me mbushe vajza 18 muaj (inshallah). Vajza eshte shume e urte me rrit se me rrit femi bili ti rriti 2 pastaj ti dergoj bashke ne kopsht e te filloj te punoj. Disa me thone do e kesh shume veshtire disa tjere me thone do kesh me veshtire po do jete me mire differenca jo e madhe te rriten me lodra te njejta. Ç'mendim keni ju nena? Ju pershendes te gjithave.