Te dashura nena, sot kam ditelindjen dhe ajo qe me gezon se per here te pare do ta festoj me engjellushen time. Sikurse cdo vit, edhe sivjet pres ndonje surprize prej burrit, por ajo qe me shume me emocionon eshte se pjese e asaj surprize dhe gezimit tim do te jete edhe vajza ime... Cila ka qene surpriza me e mire qe ua kane bere, burri, femijet, familja apo shoqeria? Ju uroj nje dite te kendshme.
Inshallah pret edhe shume te tjera me shume befasi te kendshme. Per mua ditelindja me e veqante ishe ajo e 23 i fejuari im ishte jashte kosove kishte ardhur per 1 nate per ditelindjen time me dergoi ne nje nga hotelet me loksoze te prishtines 1 tuf lule dhe nje dhurat. E veqante e kesaj eshte se une mbeta shtatezene po ate nate u martuam mas 3 muajve dhe sot kam engjullushen time 9 muaj. Kjo po se do te jete ditelindje e paharruar. Gjithe te mirat
ahaahhaahahahh Oj Olisaa qa mshtine me keshh..hahhahaahhhha Zoti te rujt tyy...valla mue per vetii ma shum mpelqejn kur mbefason tjerav her se per ditlindje diqysh e dii se pa ba najsen se len hahaahahahhaaha
Flm Bona, Olisa, Serina .. Eshte vertet nje kujtim i paharruar ne mendjen time .. Gjestet romantike jane shume gje e bukur gje tregojn dashuri dhe cdo njeri ka menyren e vet qe e shpreh ate qe ndjen per personin e zemres. Une jam shume e lumtur qe kam nje burre kaq romantik ne te gjitha rastet e vecanta si ditlindje festa pervjetore gjithmone eshte kujdesur qe te me beje te ndihem e lumtur. Dhe une jam mjaft fatlume qe e kam per bashkeshort dhe qe kam krijuar nje familje me te :-)))
urime ditelindjen Lejla, qofsh gjithmon e lumtur me familjen tende. Edhe mua po me afrohet ditelindja. Vitin e kaluar kur me afrohej ditelindja isha tejet e emocionuar dhe pasi qe isha ne muajin e 9 ne fillim kisha shume deshire qe te lindni ne ditelindjen time. Por pas nje programi ne tv u pikellova shume dhe lutja zotin qe vajza ime mios te lind ne ate date. Ne ate program nje kengetare tregonte se e kishte ditelindjen dhe kur ia uronin ditelindjen dhe e pyesnin se ku do ta festoj ajo me nje ze te pikelluar tha: une me kurr nuk do ta festoj ditelindjen sepse nena ime dhe une e kemi pasur ditelindjen ne te njejten dite. Kjo me preku shume dhe fal zotit vajza lindi pas dy javesh. Por tash jam si femije mezi pres te vije 7 shtatori ditelindja ime se do ta festoj per here te pare si nene.
Lejla Urime Ditelindja e vajzes,i prit edhe shume vite te lumtura bashke me juve.Une mbaj mend surprizen per dtl kur i mbusha 21 vjet e ka pas burri komen e thyme ne gips,ateher i fejuari kemi shku ne nje rest. ku shkojshim gjith mandej ne banes,kur kom hyyy prej qe e kam hap deren ka pas petale neper koridor kur e kam hap deren e dhomes ka qen teper e rregullume bukur me qira te vegjel per rreth me petale te kuqe,nje zemer ne shtrat te bome me petale edhe nje trendafil,tavolinen e kish rregullu,kish porosit ushqim e pije,ka qen nat e paharruar jom ndi teper mir edhe se kom prit se me kom te thyme thojke ooh qka kom hek me ni kom tu u en.e per dtl e 22te te fejum kemi qen ka ardh ne 24:00 ma ka lon 1 loder lepurush te dera ja kish vesh 1 maic tbardh edhe e kish printu ne maic shkrujke urime ditelindjen lepurushja ime,mu m\'pelqen lepurushja shume,edhe mka thon dil te dera une mendova se ka ardh ky kur po e shoh lepurushen,mandej kan vazhdu dhuratat te nesermen,tash te n23-ten dtl po pres..hihihi aj din me bo surpriza une 1 vjet menoj qka me i bo per dtl se per tjera dit ska shanc veq diqka tvogel ndoshta..
Pershendetje Lejla te uroj te behesh 100 vjec e dashur. Supriza me e bukur ne ditelindjen time ka qene kur bera ditelindjen e 25 ishte ditlindja pare qe festonim se bashku si te dashur, kur u zgjova ne mengjes im shoq me kishte lene nje leter tek krevati .. Dhe ne te shkruhej : gezuar ditelindjen dashuria jetes time, te pres ne vendin ku jemi njohur per herw te pare ..kam nje suprize per ty!! U vesha nxitimthi i hipa makines dhe shkova ne nje plazh aty ku ishim njohur dhe parkova makinen sapo sbrigare dhe eca pak ne kembe me beri pershtypje se nje pjese rruge ishte e shtruar me guacka dhe vazhdova ti ndiqja dhe diku hodha syte nga bregdeti dhe pashe qe ne rere ishte vizatuar nje zemer dhe brenda shkruhej Ti amo Eliza. Vazhdova te ndiqja guackat dhe pashe qe perfundonin tek oborri i nje restoranti mjaft luksoz. Sapo hyra tek dera nje kamarier me dhuroi nje tufe me lule tulipani pasi i kam te preferuara dhe me udhezoi te shkoja tek nje tryeze mjaft e vecante me qirinje dhe dy gota shampanje, u ula dhe po shikoja rreth e qark per tim shoq, vetem kur u fiken dritat dhe pastaj degjova nje violine dhe nje piano dhe zerin e burrit tim duke me kenduar shume urime per ty ne gjuhe shqipe dhe me verte u emocionova shume, pasi nuk e dija qe e kishte mesuar shqip ate kg ..pastaj me puthi dhe me dhuroi nje dhurate qe kur e hapa kutine pashe nje bylyzyk floriri ku ne pjesen e poshtme te tije ishin te shkruar emrat tane dhe data e viti qe jemi njohur, mbeta pa fjale. Drekuam nen ate atmosfer te mrekullushm dhe kaluam shume mire, kur u ktheva ne shtepi pashe qe kishte ardhur dhe mami me vellain dhe u gezova shume. Kjo ka qene nje nga ditelindjet me e paharruar per mua. U zgjata pak po doja ta tregoja me cdo detaj pasi eshte dicka fantastike ..ju pershendes
Mok une prej se jom ba mam spo i nr me vitet. Anoda shume e bukur surpriza e burrit :-))) edhe dhurata ma e madhe qe te paska shpetu motra. Serina efhe une gezohna, shpesh me bjen Luxemburgerli ose pralina, sa shume gezohna :-)
wow anoda interesant qysh te paskan ndodh me motren un per vete i du shum surprizat edhe burri i jem me ban shum shum shpesh qoft edhe me vetem nje qokollade po e ka nje zakon ma shum i pelqejn befasite ne jeten e perditshme se sa per data te caktume
Urime ditelindja lejla,edhe 100 vite te tjera te lumtura..Nje nder surprizat ka qene qe burri ate dite ka pas provimin perfundimtar dhe nuk kam prit qe shihemi deri vone, ne ora 00 ka ardh m\'ka mar edhe kemi shku me shoqerine e ngushte ne Oher e kemi qendru 2 dite.qe dmth nuk e ka mbajt provimin.shume shpesh me ben burri befasi dhe te gjithe quditen por shume rralle per ditelindje..por eshte shume interesant se per ditelindjen time 3 vite me radhe motra ime me ate date ne vitin 2008 ka pas operacion prej zorres qorre,vitin 2009 ka pesuar aksident,dhe ne vitin 2010 ka pas hepatit a dhe e kane dergu ne spital :(
Hihihi burri ime sdin te bej supriza hiiq ahhahahhahha...po une e du qishtu qysh esht pa me ba hiq surpriza hahahha...dhurata me ben po jo ne menyr befasuse hahaha...lejla e sa per emucione sndihem mir se po plakem ....... ty ti uroj edhe shuum vite te tjera bashk me bebin tend dhe familjen
Laura duke e lexu, duke me u rrenqeth trupi. Serina edhe mu me gezojne dhurata jasht festsve, qofte nje buqete lule, qokollata, apo pa marre parasysh cka
pershendetje Lejla urime per datelindjen e i gz edhe 100 te tjera me njerzit e tu me te dashur.un keto 20 vite qe kam, i mbaj mend 2 surpriza shuuuuuuum te veqanta per mua.te dyja per nje vite.kur i mbusha 18 vjet un prita si gjithmon pas ores 24:00 sms me urime por vetem te familjes e as shoqeria e kl e as i fejuari as nje sms.me te tregu te drejten u merzita shuum :(.ate dite kemi pas praktike ne poste sepse ne shkoll te mesme un kam qen PT,dhe kur kam shku te gjith shoqeria e kl kishin shkuar me heret dhe kishin pregaditur te gjitha gjerat me torte me pije me te gjitha,stafi i postes ishte perkujdes per muziken .kur kam hy pernihere kan fillu me kendu happy birthday..pastaj shoqja ime e ngushte ka lexuar nje leter me fjale lamtumirse sepse po ate vite un kam pas me udhetu ne Libi me burrin.por diqka edhe me e veqante sepse i fejuari kishte ardh prej Libise per kete surprize se ashtu e kishe bere me ca shok qe kishte ne kl time.ka qen kjo njera nder ngjarjet me te bukura qe me kan ndodhur deri tash...ps burrii pat qendruar vetem 2 dit ne ks pastaj ka pas ligjerata e eshte kthy perseri ketu ne Libi.
lejla je surprize prej burri qka e maj ne mend nuk esht per ditlindje po kur e kam dhan testin e gjuhes kur ka ardh postjeri te dera kur e qela e kish shkru gjermanisht e kur e qela nje per qafe sa e mir qet surprize e du shum edhe e ruj ne mendje teper
Nje surprize tjeter ka qene, dreke ne nje restoran, ne mal, sigurisht qe surpriza nuk ka qene dreka, mirepo rruga me shku dhe me u kthy, me helikopter :-)))))
Shume urimr lejla ishAllah edhe plot e plot te tjera....:-)dhurata qe me se shumti mka gzu ka qen sms nga buri ka qen koha paea fejeses une npune e buri kur ma heret nuk mkish qu sms se u lind e u rit suedi thojke zdi shqip met shkrujt ...qat moment banka po ma uron qat moment buri une smujsha me besu thojsha u perzi naj send:-) une hala me qato emocione pi hin djali me trendafila ndor bor po bjen ftoft kur smuj me haru:-)
Pershendetje Lejla e urime ditelindjen e u befsh 100 vjeq se bashku me burrin edhe engjellushen tende , e me tutje edhe me shume femije te tjer te gezoft zoti ashtu si do ti , edhe une kam pas shume surpriza per ditelindje edhe qe nja 2 vite me jan bere dy festa me nje dat se ate dite qe kam ditelindjen kem edhe daten e fejeses keshtu qe dy data me nje vend , te pershendes shume shume qdo te mire , per ditelindjen qe kam pasur ne dhjetor kam marr nje dhurat shume te mire nga burri ka qen nje komplet i arit te bardh me gur diqka shume e bukure dhe elegante , edhe me shume eshte gezu burri kur e ka pa se mka pelqy shume dhurata se ma bojke pak e ke shijen e rend ti sdin njeri qka met ble hahahahahahah , ju pershendes njashtu edhe trendafila te kuq , urime edhe njeher
edhe mua me ka ndodhur e ngjajshme, por ai ma kishte derguar dhuraten ne shtepi deri sa ishim ne lidhje. Nje buket me lule dhe nje bonbonier me cokolada chery (pasi qe i dua shume). Me dhuraten edhe nje kartoline. Ne kartolin perveq disa vargjeve ku shprehte dashurine shkruante, kjo eshte nje pjese e dhurates, pjesa tjeter te pret pas disa oreve ne filan vendin... :)
haha ka qene shume interesant, se ai qe mi solli ishte djale, edhe ku hyni po pyet: cila eshte \"filanja\" thashe une, edhe mbeta si e habitur thashe qka ka ai djale me lule ne dore, kuku thashe qka me gjeti haahah, krejt me kqyrshin..tha qeto jane per ty, thashe e psee per mu? tha ti ka dergu filani...ooo kur ia kan nis krejt me kesh...edhe une u shlirova haaah
Olisa, mua me pelqejne surprizat ne vendin e punes, apo para njerez tjere, dhe ne ate moment dhe ne ate vend me ben te vecant (Jam Luanesh ne horoskop) hehehehe
Lejla, surpriza me e madhe per diltelindjen time ka qene kur HAshim Thaci e ka lexu deklaraten per pavarsine e Kosoves, bash ne diten qe e une e kam pas ditelindjen, kjo dite ka qene shume e veqante per mua, kam pas shume emocione, kam derdh lot, kam qene edhe e merzitur...i kisha arsyet e mia:(((...dhurata, surpriza kam pas shume, se me burrin jam qe 10 vjet...para se me marr kosova pavarsine, ne ate kohe kjo dt nuk ishte dite pushimi, dhe burri im ma ka dergu nje buqete me lule me dergese ne vendin e punes, ishte suprize shume e bukur sepse une sja kisha idene se ne kosove kishte kesi sherbime hahaahah...plus edhe koleget e mi mbeten te habitur\\ hahah
Lejla une surpriza kam pas mjaft, edhe nga familja, burri dhe shoqerija, mirepo e tregova ate me mua me ka be me se shumti pershtypje, ditelindja e pare si nene + 100 trendafila qe si kam lrite as si kam mendu, se ardi ne ch, e une ne ks
Louise, bona, eda dije, ju falenderoj nga zemra dhe pritshim edhe 100 ditelindje te tjera se bashku... Por une kete pyetje nuk e parashtrova qe vetem te me uroni ditelindjen, desha pak te me refeni per emocionet e juaja ne ditelindjet kur keni qene nene apo grua... Mbani mend ndonje surprize speciale?
Urime ditelindjen Lejla, pritsh edhe shume te tjera e te lumtura. Uroj qe te jeni gjithmone nje familje e lumtur, e shendetshme, me shume dashuri dhe harmoni. Kete vit, kam festuar ditelindjen ne Ks, edhe une per here te pare si nene, dhe dhuratat nga burri i mora para se te iki ne Ks, por ajo cfare me gezoj me se shumti ishte, se me kishte derguar 100trendafila te kuq, dhe kishte shenuar, 100 trendafila per 100 vite tjera te lumtura qe do i kalojme bashk...pastaj kur u ktheva pas dy dite ne Ch dolem ne darke...
Te dashura nena, sot kam ditelindjen dhe ajo qe me gezon se per here te pare do ta festoj me engjellushen time. Sikurse cdo vit, edhe sivjet pres ndonje surprize prej burrit, por ajo qe me shume me emocionon eshte se pjese e asaj surprize dhe gezimit tim do te jete edhe vajza ime... Cila ka qene surpriza me e mire qe ua kane bere, burri, femijet, familja apo shoqeria? Ju uroj nje dite te kendshme.