Nuk ju kam shkruar nje kohe bukur te gjate qe ne momentin kur isha shtatzane, por ja qe deshtoj edhe kjo shtatzani, pra mu ben 3 aborte :S...Do kerkoja nga ju te di se mos keni ndegjuar ndokush per problemin sic e kemi ne! Ne kariogramin e bashkeshortit ka nje problem rreth kromozomeve qe sipas mjekut tim ky eshte problemi i vetem pas te gjitha analizave qe kemi bere, por ajo qe me shqeteson me se shumti eshte fakti se mjeku e ka lene rastin tim ne meshiren e kohes, dhe me tha se asnje analize tjeter nuk eshte e nevojshme per te bere,vetem te presim.. Jam aq keq sa qe ne mendje cdohere e kam ate se nuk kam me pas femije asnjehere,sepse qe te 3 abortet kane deshtu ne muajin e dyte... Andaj nena kerkoj nga ju ndihme e njihni ndonje mjek ne Ks ku mund ta trajtoj gjendjen time me ndryshe?apo te pakten te me jap shprese... Uroje te keni mbremje te kendeshme..
Allahu na ndihmon te gjitheve ne merzi e ne semundje anadaj loqk e di se shum von te kam shkru ketu e ne tele nuk te jam lajmeru hiq po Allahu te dhasht ngushllim se nuk di qka te them as fjal nuk gjaj,at dit kur me ke tregu ne tele un isha ne shpi ne pd i kisha ne pushim e kom kqyr cd e marteses edhe kom kajt tu vallzu na dyja sa kom mujt,as un nuk jam me mir veq inshallah e shtyj edhe qita 2-3 muj se jam shum pa gjak kam qen ne spital kam marr gjak beben mir e kam un vet jam kurqysh hiq anemi shum infeksion kam nuk me hiqet me kurgju as me antibiotik as me kurgju veq Zotin po e luti qe beba mem lind shnosh e mir du mu tranu prej maraku,e ti nuk guxon mi humb shpreat asniher se jem musliman e Zoti na ka gradu me saber,shpresa vdes e fundit prap tento per nje shtatzani te re,ku i dihet qka na ka caktu Allahu e po harron rastin e Ejubit,a.s e shum raste te tjera motrushe ta puqi ballin se rasisht hina net pak te pershendes e inshallah sa ma shpejt nij qe je shtatzan e u nifshum veq me te mira,ta puqi ballin shum Zoti qoft deshmitar i nje gezimi per ty sa ma shpejt.
Ju falenderoj te gjithave per komentet dhe sygjerimet qe keni japur,sa i perket mjekeve une i kam kry kontrollat edhe te agron krasniqi edhe te naser rafuna,i fundit qe kam ndru ka qene mentor kotori,por keto sygjerimet qe i kam shkruar me lart mi ka jap asgje me shume....
Sido qe te jete ju falenderoj shummme te gjithave,me keni jap shume shprese,dhe si fillim do vazhdoj me analizat ne shkup.Te presim...
vjollca pershendetje te kisha preferu edhe un te shkosh te agron hoxha mir te kan orientuar nenat perndryshe ka qen edhe mjeku im gjat gjith shtatzanis metvertet esht mjek i mir ja vlen te provosh suksese ne shtatzanit e tjera
vjollca une te kisha preferu te besh ni kontroll te Naser Rafuna eshte ne prishtin ne ulpijan klinika quhet Fati im ai eshte shum doktor i mire dhe ka shum raste qe ka zgjedh qe kan pasur aborte. Ai punon edhe ne spital por aty kur e gjen nuk e di une per vete se ndrroj me asnje mejk se kam degju shum raste qe i ka zgjidh dhe eshte shum i mire ne spejgime taman si te thot vepro ashtu edhe ndodh provoje nese je ne prishtine
e dashur delvina te tregon ndoshta bleta me saktesisht ku e ka ordinancen dr agron hoxha un e dij amo por nga qe jam nga gjilani e martuar ne prizren ende nuk i dij rruget me saktesisht perndryshe kunata ime e ka njedur te dr agron hoxha shtatzanin eshte shum mjek i mir edhe un njeher e pata bere nje kontroll
pershendjetje e dashur,edhe un kam pas ne aborti,bile at e ka kry te dr agron krasniqi se pat ngec zhvillimi i bebit ne mujin e 3 e fal tij edhe zoti tani kam vajzen 2 vjet e gjys eshte shume mjek i mire tek ai i kam be terapit edhe gjith analizat,un per veten tim nuk muj me shklu tjeter kund
ju lutem me tregni ku e ka ordinancen ky agron hoxha un qe 1 vjet jam e martume miro nuk po mbes shtatzen. ju kisha lut te me tregoni se ku e ka ordinancen
e dashur shum me vjen keq per abortin por un te kisha preferu sikur motres dr Agron Krasniqin ne pr osht per mendimin tem osht mjeku mai miri dhe mbaz shuum rastev qe kam degju, p.sh motra e shoqes tem nuk ka mbet shtatzan 6 vite hiq edhe u ardh nga londra ka nejt ks deri e ka kry krejt terapin qka i ka than dhe kur ka shku atje at muj ka mbet mendoj qe aj te kish ndihmu jashtzakonisht te kisha preferu nga zemra prap ti vendos shum fat dhe pa dyshim do kesh femi.
Desa Desa ishalla të gëzon Zoti edhe ty me një bebe. Të tregoj disa raste të cilat më kanë bind të shkoj tek Dr.Agron Hoxha, motra e koleges sime pas 2 aborteve nuk mundej të mbetej shtatzën, pas kontrollave tek ky mjek ajo sot ka vajzën 5 muajshe, mandej gruaja e pronarit të një shitores sportive Benny ata nuk kanë pasur me vite fëmije e di që kanë shkuar në Shkup, Turqi, por pas trajtimeve po te ky mjek ata sot kanë treneq dy djem e një vajzë, foton e fëmijëve e mban në ordinancë, kanë ra këto dy raste edhe plot të tjera edhe unë shkova e u shërova.
agron hoxha eshte mjek shum i mir poashtu edhe selami sylejmani mir te ka rekumanduar bleta por ti e dashur provo ne spitalin sisitina ne shkup un atje bera nje kontroll jam shum e knaqur me ta..me vjen shum keq per abortet edhe un pata nje abort tash me spo mbetem shtatzen qe nje koh..ishalla zoti te gezon
Vjolla mirëmbrëma, më vjen keq shumë për humbjen e bebës. Nuk e di e cilit qytet të ks-ës je, unë jam nga prizreni edhe do ta kisha propozuar mjekun tim gjinekolog dr.Agron hoxha punon në spital dhe ka ordinancën private, shtatzënë nuk jam ende mirëpo ca probleme të tjera që i kam pasur mjekët tjerë vetëm më kanë zhaguar edhe më kanë mbyt me terapione koti. Pastaj është edhe dr.Selami sylejmani gjinekolog i mirë është, por me dr.Agron hoxha jam tejet e kënaqur me profesionalizmin e tij. Në të mbushet mendja më tregon dhe ta jap numrin e telefonit.
(14 vite më parë)
Me vjen keq Vjollca per kete qe te ka ndodh,edhe une kam pasur dy aborte por tani kam djalin 9 muaj,fal Zotit dhe kujdesit te doktorit e kam kete djal,nese deshiron ta jap mumrin e telefonit,eshte mjek shume i mire,ndoshta nuk kemi problemin e njejt po besoj qe te ndihmon shume...gjithe te mirat suksese
Vjollca une nuk jetoj ne Kosove, mirepo shpresa vdes e fundit. Po te tregoj rastin e nje femre, qe ka pasur 9 shtatezani te deshtuara, 1 shtatezani jasht mitre, dhe sot ka dy vajza. Mund edhe ta shikosh ne google, quhet Carmen Geiss. Mos u dorezo kurre, sepse kam pare nje dite nje dokumentatse cfare bejne njerezit per femije, dhe ne fund e arritin qellimin. Njera kishte provuar 8 here fekondim artificial, dhe tha nuk ndaloj kurre, sepse gjithmone them ndoshta kete here kam fat, dhe vertet qe pati fat, sepse ngeli shtatezene. Ju mos kerkoni sherim vetem ne ks, kam degju qe disa kane sukses ne shkup, disa ne shqiperi... Uroj qe sa me shpejt te ju plotesohet deshira, e te ju gezoj Zoti me femije.
Po me vika shum keq per tyy Vjollca..mos i humb shpresn anjher sepse caktim eshte ashtu si don zoti..inshallaha do te kesh femij..edhe ket bott.por nese eshte hajr per ty leje ashtu si eshte mos u shqetesoo..une nuk po te njoo dhe nuk po me kujtohesh..por po me vjen shum keq.
Oh e dashur sa keq me vjen per ate cka ke perjetuar, zoti te dhente kurajo dhe sa me shpejt me nje shtatzani dhe ta cocsh gjer ne fund, e pastaj me nje bebe te shendetshme.. Nje komshije ime ka pasur 7 aborte dhe tash ka dy femije si drita..Mos i humb shpresat, te uroj nga zemra qe te behet deshira per nje femij sa me shpejt realitet.. Fatkeqesisht nuk njoh ndonje doktor ne ks po shpresoj te ndihmojn nenat e tjera.. te perqafoj
Nuk ju kam shkruar nje kohe bukur te gjate qe ne momentin kur isha shtatzane, por ja qe deshtoj edhe kjo shtatzani, pra mu ben 3 aborte :S...Do kerkoja nga ju te di se mos keni ndegjuar ndokush per problemin sic e kemi ne! Ne kariogramin e bashkeshortit ka nje problem rreth kromozomeve qe sipas mjekut tim ky eshte problemi i vetem pas te gjitha analizave qe kemi bere, por ajo qe me shqeteson me se shumti eshte fakti se mjeku e ka lene rastin tim ne meshiren e kohes, dhe me tha se asnje analize tjeter nuk eshte e nevojshme per te bere,vetem te presim.. Jam aq keq sa qe ne mendje cdohere e kam ate se nuk kam me pas femije asnjehere,sepse qe te 3 abortet kane deshtu ne muajin e dyte... Andaj nena kerkoj nga ju ndihme e njihni ndonje mjek ne Ks ku mund ta trajtoj gjendjen time me ndryshe?apo te pakten te me jap shprese... Uroje te keni mbremje te kendeshme..