Pershendetje nena si jeni si po kaloni... Bebushat a i keni mire... Une deshta te ndaje me ju nje gezim timin qe e kam se per festen e fiter bajramit une Besa (: heh vendosa mbulesen apo hixhabin perfundimisht ka kohe qe e kisha enderruar kete dite dhe jam shuuume e lumtur... Inshaallah all-llahu u'a mundeson te gjitha femrave me vendos hixhabin se eshte nje ndjenje shume e mire... Respekte per ju...
shikoj komentet tua e kutpon qka ishe edhe kujdes si po sillesh se madje edhe virtualisht edhe pse nuk te njoh duhet ta mbash te hapur zemren e ta rendosh tjetrin aq sa mundesh me bajt edhe per veti, mu me befason fakti se si njerezit knaqen tu u mundu me i ul te tjeret une te konsideroj te aft ty qe te lutesh per veten tende Zoti nuk me ka vequ mua ndaj teje qe ty te ta mohoj te drejten me u lut,prandaj kujdes e ti Olisa shume respekt ndaj per ty e me befasoj fakti qe ti ke nder protagonistet e nxitjes se ketij debati... ne fund te fundit secili e ka per vete, mua nuk me kish zan gjumi nga shqetesimi se kom fol keq per dikend pa e njoft ose e kom ofendu dikend e jo krejt njerezit jane te njejt... shendet per ju e femijet tuaj e uroj me te miren per ju...
Edhe me plot fjalen te them qe qenke budallaqke, se nuk jane vec muslimanet me shami
(14 vite më parë)
Nida po ti vertet sqenke normal, me mire me thene qenke idiote, qe mendon si nje dy vjece. Une ne londer skam qene, e ne new york e ne miami po, as aty skam pare te punesuar me shami, edhe merr vesh, se skam asgje kunder shamise, se kam shoqe me shami edhe kam pas gjithmone
Lumja une per karakterin tend , po po e pash sa e bute je , kurgjo ma e egër se ti nuk isha as une . Hajt pash zotin shko ne xhami e lutu per mu pra , ndrroma karakterin , ti po ma kallxon karakterin mu , pa më pa kurrë e pa nejt me mu .
une i takoj grupit te muslimaneve qe kane frike Allahun, e ata qe kane frike Allahun nuk din qka jane gjerat e demshme per te tjeret e ti mery po shihesh qfar karakteri ki, une me but ti me eger, vazhdo qysh e ke nis, secilit i mjafton vetvetja ne llogarin te Zoti... po shihet ktu kush kend po e ofendon e kush kend po e rendon, i pa te meta eshte Zoti im, njerezit jane ata qe jane me te meta...
Mbylleni kete teme, se nuk eshte hera e pare qe ka pas debat per kete qeshtje....thjeshte mujm me fol tere diten, e kurgjo mos me rregullu...kaloni bukur, respekt per te gjitha!!!
Jeni ka e kqekuptoni edhe keqintepretoni edhe ju fene,se jo te gjithe ata me pantolla te shkurte dhe mjekrra te gjata jane si mendoni ju,ku shkruan ne fene islame qe duhet te behet vetrvrasje,te nderuara vrasja eshte gjeja me e keqe ne islam,ata qe veprojne ashtu nuk jane musliman por te paguar nga dikush tjeter,nuk e di sa keni degjuar per iluminatin..mendoj qe ne kete teme ku Besa ka shprehe gezimin e saj nuk duhet te kete komente negative.secili njeri e ka bindjen e vet dhe nuk mund t\'ja imponoj askujt...
Sarah te falenderoj per ligjeraten , nese ty nuk te pelqen si shprehem une ,ske nevoje te mirresh me komentet e mia ,kliko aty ku te pelqen ty edhe ku nuk ndihesh e ofenduar ,me sa po e shoh edhe ti je e po asaj rryme qe i frikesohen edhe njerezit tjere . E cka komentoj une dhe si komentoj nuk je ti ajo qe ma ndalon mua , se ju jeni aso njerez qe sdoni me kuptu edhe po te ua vizatosh ,po flas per kategorine e juve qe po mendoj qe i takon edhe ti ( mjekrroshave )
Nida09(14 vite më parë)
Louise me behet qejfi qe paske shetit ne shume vende te Europes po nuk mund te genjesh kaq haptazi per dicka qe nuk eshte e vertete... Une jetoj ne Londer dha kam shoqe ne Amerike dhe ne Europe kudo dhe sa per dijenine tende jane te gjitha me universitet me deget me te larta. Dhe une ketu ku jetoj kudo ka vajza me shami te punesuara dhe mos fol gjera qe sjane te verteta. Une nuk jam e mbuluar, po ne portal kam qene e regjistruar po ka pas kohe qe se kam perdore dhe smbaj mend kodin po ti mos kujto se fshihem!
jane 4 lloj grupe njerezish: ai qe nuk din por mendon qe din(me i demshmi i shoqerise), ai qe nuk din por e din qe nuk din(ky as dem as sherr sbon), ai qe din por qe nuk e din qe din(ktij me pak ndihme njerezit ja shohin hajerin) dhe ai qe din dhe e din qe din( njerezit me te dobishem per shoqeri), Mery me gjithe respektin per ty meqe nuk e praktikon nuk te takon as me fol per kete qeshtje, njerez te mire jane ata qe flasin per ato qe vet i praktikojn... une nuk kam kunder asgje teje qe spraktikon e as personave te feve tjera, perkundrazi shume respekt kam per secilin njeri, sepse secili i vepron gjerat ne menyren qe ndihet me mire mirpo per hir te asaj qe Besoni ju kisha lut te mos prekni aty ku dikene e lendoni, nuk ka nevoj mu friksu prej dikuj qe ste ka ba kurr dem, nuk vleresohet dukja por karakteri... shpresoj te mos e merrni keq komentin tim se une skom per qellim me lendu askend mirpo mua me prek thell kur dikush flet kunder atyre qe perfaqesojen Islamin, ani pse krejt jem deshmitar se ne cdo perkatesi fetare, kombetare apo qfare do qoft ka njerez qe ja prishin imazhin ne mesin e te mireve, mirpo nga dukja kete sun e vlereson askush,,, uroj te jeni mire e shume respekt per ju...
Nida perpos ne gjermani, kerkun skam pa te punesume me shami, as ne ch, as ne france, as ne belgjike, as ne holande, as ne itali, as ne austri, as ne greqi....e spo me kujtohen per momentin vende te tjera evropiane. Une as ne stamboll skam pa te punesume me shami. Une thash lexo mire, se nuk kane perparesi. E na qysh qenlem lakuriq ne rruge jemi edhe ne portal, e ti e mbuluar ne rruge e mbuluar ne portal. Une shume i respektoj njerezit qe praktikojne fe, pa marre parasysh besimit te tyre
po qishtu pata jep komente per keta njerez qe krejt bota jon qu ne kembe kunder tyre edhe shtetet ma te fuqishme islame jane kunder tyne , e do ma bojshin ti pe kesh fene tonde,edhe qitu ka plas nje debat teper i keq , gje qe skish lidhje me fe aspak , po veq me qito organizata te dyshimta qe po sillen ne Ks , psh ai i vetshpalluri hoxha i nje fshati te komunes se skenderajt ,ai u dëbu prej Kosoves , para 1 jave ke ne lajme e ka gjet nje rruge alternative edhe u hi prap ne KS per Bajram . Prap po ju them ktyne nenave tjera skam asgje kunder fese Islame se edhe une i takoj ksaj feje por nuk e praktikoj .
@ Olisa po ate po them pra dhe une qe eshte zgjedhje e vet personit ne nuk po ja imponojme askujt po kerkojme qe dhe mos te shahemi dhe te na cenohet e drejta.
po normal tybe edhe unn qashtu diqysh tash shtatzan per gjithqkaa po tutna edhe po kom vullnet per gjithqka per shkak tbebess edhe ni arsye ma shumm me jetuu ...
Oj meri po ku mos me u tut moj, khuuuu ni here tu u kthy prej dhermije, u kane ramazan, para neve nje veture me targa ul, pa klime, me xhama qele, karavan a qysh ju thojne ktyne qe e kane gepekun rrafsh, po del njani, pe qel gepekun, zbriten dy te tjere, qe dmth kishin qene ne ramazan 7 veta ne nje kerr, krejt me mjekerr, krejt me pantolla te shkurta, e qata dy e kalun kufirin ne kame. Meri jane vertet te rrezikshem, djali i arsimtarit tem u ba qashtu, e ky arsimtari vec qat djale, ka thane vin e marrin ni jave sdi ku e kam djalin, as nuk lajmerohet ne tel, as asgje, as nuk e respekton familjen, thjesht i kane bere pastrim truri. Dija kir sjam kane shtatezane, hiq nuk i jam frikesu vdekjes, po kur po ishe shtatezane e nane po ju ikshe rreziqeve
Oj Nida kerkush nuk po thot qe jemi kunder shamise , une thash qe po diskriminohen ne Kosove keto femra , sa per mu le te mbulohen te gjitha , ne po flasim krejt diqka tjeter ,per disa njerez qe i takojne nje rryme krejt tjeter e kete e dime te gjithe .....
Komementit te Nides po i referohem...paj edhe ju me shamija jeni kunder ketyre pa shamija dhe anasjelltas....po na flasim qetu ton diten, as muj me ia imponu kujt, as smundet me ma imponu mua kush...
hahahahahahahahahhahaha hahahahahahhahahaa , Soki qka mke shti me kesh veq pom kqyr ni kolege , qysh jom qaravesh krejt hahahahahahahahaa , Soki dielen dola me burrin edhe djalin ne Germi , e aty ma posht se Villa germija ,ato lodrat qe jon ishin ul nja 3 mjekrrosha e pantollat e shkurte deri te zogu i kamës , me papuqe ksi qe i veshum ne oborr edhe qorapa , ja bojsha burrit ecccc ikum ma shpejt sa se kan lshu naj bomb kta ,kqyre qysh jon afru te fmit aty . Une serjozisht nuk e mbaj msheft,shume friksohna prej tyne , a kta qe jane musliman te mire jane krejt ndryshe ,veshen normal ,mjekrren tamon , hallall ju qofte qe e praktikojne fene . Skam asgje as kunder fese Islame as feve tjera , po veq po flasim per do njerez qe jon bo rrezik per krejt boten edhe shumica frikesohen prej tyre .
Ok merite cka me kujtove, tu U kthy prej New Yorku, ne gjys te rruges, shtatezane, po thot piloti lam nje lajm te mrekullueshem per ju, ka vdeke osama bin laden, ooooo bre tme kapi mu tuta, kqyr perreth a ka mjekrra, thojshs tash e eksplodojne aeroplanin, mandej i thash ardit oooo shyqyr qe skam qellu ne new york e me marre ket lajm se me anije isha kthy...
Besa allahu ta pranofte dhe ta lehtesofte mbulesen. Urimet me te perzemerta. Dhe ju qe jeni kunder nuk besoj se ka asgje te keqe se ajo e ka vendos vet dhe nuk eshte detyruar nga askush @louise sa per europen un e di se si vleresohen vajzat me shami ...Ne banka,ne spitale, ne skolla,shitese kudo ka vjaza me shami dhe qe rrespektohen dhe skan asnje problem perkundrazi ne europe respektohen me shume,po ne shqiptaret i fusim hundet shum te punet e njeri tjetrit.Ajo eshte zgjedhja e saj ashtu sic te tjerat zgjedhin lakuriqesine dhe shifen me sy me te mire se kjo bote eshte drejt fundit dihet.Besa dhe nje here te uroj gjithe te mirat .Une jetoj ne londer dhe shpresoj qe sa me shpejt dhe un te mbulohem
Qka u bo sarah , se vetem ti ke njohuri per islam aa, sdon me thon veq ju qe e praktikoni fene keni njohuri per te. As une spo du me nxit debat , po kur ti shoh qata me mjekerr e me pantolla te shkurte normal qe shume tutna prej tyne se doken si terrorista te bin ladenit , na po folim per njerez ,spo folum per islam bone dallimin midis ktyne dyjave . Ok ,une e di qe feja thon pak me lshu mjekrren e jo ashtu si bin ladeni . Hajt se edhe ti e din qe kety dy rryma egzistoje .Mbetesh edhe ti e pershendetur
Pershendetje Besa,urime shpresoj qe ne boten tjeter te shperblehesh :)..Une kur u ktheva nga pushimi,u ndalem ne nje vend me pi kafe,po vijne 3 kerre shume te shtrenjta,kur po dalin ishin duke vozite 3 femra me shamija,dhe bashkeshortet e tyre ne anen e pasagjerit,a di sa me erdhi mire,une te mami ne lagjen ku jetojne kemi shume hoxhallare,nuset e tyre jane te mbuluara por te gjitha punojne pa problem,fundja e hap 1 butik te vogel dhe nuk ta nndalon askush..te uroj cdo te mire ne jete :)
Besa Urime, njeriu duhet te i parashtroj vetes keto pyetje, nga kam ardhur, pse jam ketu dhe ku do jem pas ketu...? e kur ti kete te qarta keto nuk e pengon asgje qe ta jetoj jeten e kesaj bote sepse ai tashme ka vizion dhe mision te qart... nejse eh Olisa edhe Mery per respekt plz rrini larg gjerav qe nuk keni njohuri, e mos diskutoni mjekrra e modernitete e pa modernitete se vallahi nuk keni njohuri per Islamin se do ti kuptonit ne menyren e duhur gjithe keto... pa dashur me nxit debat, uroj te kaloni shume mire mbeteni te pershendetura e shume respekt per te gjitha...
URIME BESUSHE ma ke ba zemren mal bre gru besom oh shamija nuk ta bllokon as trurin as sen sa e sa maqedone i shoh me shami per pik qejfi askush asgje e kur eshte fjala per me mbajt ashtu si duhet mbahen shum fjalime ti them se e kam kalu kete periudh fillestare kur isha 15 vjeq e kam vendu vetvetiu elham por me nis jeten edhe nje her e kisha vendu edhe me heret..nuk e vendoj shamin se qysh mi pelqy dikujt se askush sme pyet mu se si te vishet per qejf timin nejse nje puthme eke Allahu te lehtesoft cdo rruge..se un kam has ne disa veshtiresi por asgje sme ka shqetsu se ka qene e kot jam shkollu edhe punoj udhetoj njejt si gjithe njerzimin tprsh suksese qenke prej mk vendasja ime tuung
hehe ashtu u bera dhe un sot se me fund te gjate pritoj me ma r udh por me pantolona te gjera me kemishe me shami te kombinume u shminkova me rimel e me rumenillo heheh thejsht
Lavdije flm shum me duket se dhe ti je e mbuluar apo mos gaboj...si e ki bebushin a po tliviz knaqu me levizjet e tij se nuk kthehen ma ato dite...
Behareflm shum e dashur amin dhe per ty gjithashtu
pershendetje tani sa erdha prej fakultetit te nderuara skam qen ketu prandaj skam qen aktive. Soki un jam e Maqedonis me sakt e Tetoves dhe studijoj akom jam e mbuluar si ato qe thua ti moderne asgje tek un nuk ka ndryshuar as personaliteti im as sjllja im jam po ajo qe kam qene vetem me mbulese dhe me namaz as nuk shes mend per nga ana e fese se nuk e kam ate profesion profesioni im eshte Psikologe dhe Profesoresh e Psikologjise e pa diplomuar :) sot isha ne fakultet dhe u vesha me pantallona te gjelberta dhe me kemishe te bardhe shamin kombinim te bardh me te gjelbert u shminkova i chik jo shum dmth se jam ajo qe jam por me mbulese...Ja kjo esht historia ime Soki...
Jona po shprehu zemer fol cka tdush mos rri me rezerva tani me mu se spo du un hoxhavic nuk po mbahna vech jam mbulu se All-llahu e ka bo farz mbulesen mos u trishto o shpiert hehe nuk prekem per asgje vlen per te gjitha nenat kjo nuk jam person qe prekem shum e shum bej shaka por edhe duroj te me bej dikush shaka...ufff sa e paskam zgjatur
Hey Olisa ti ki imunitet , nuk perzihen aty ku je ti , nuk guxojne , a aty ku jom une veq mgjuhen edhe tybe as qe i njoh do , veq kur tja nisin mu mbrojt me do emra te ndryshem , qe ma pasha zotin as qe po i shoh ato ksajde . Po regjistrohen me ka 4 emra .
hahahahahahahah jo jo qitash ja nisin veq mu mthojne po ja jep kahjen tjeter portalit , nij krismat qitash edhe pak .....qata thash po ja mshelum kapakun ksaj teme
hahahahaha po vallahin mu menjehere mshkon mendja mos jon te lidhun me ato organizatat , se me sa e di keta as xhamija nuk po i pranon ,kane konflikte mes veti . Ma mire me nderpre kete bisede sa sna kan gjujt ni bomb qitash najkush hahahhahaha
hahaahh po bre te paskan ra ne sy, bash me do kerre te vjetra, e me do mjekrra si te kuqrremta deri te gjoksi...se une e kam dhondrrin qe i fal 5 vaktet, e len pak mjekerr, po shume bukur duket..edhe eshte shumeeee djalosh
aaaaa ata me mjekrra te gjata ,une shume frikesohem prej tyne ,kur i shof ka 5 veta ne do mercedesa te vjeter trishtohem , duken si ata terroristat e Bin Ladenit ,Zoti mos me shtift ne gjynah , sdi qka eshte puna e tyne
Po me pelqejne edhe mu disa qe jan edhe moderrne, qe te pershtaten ne muhabet, kurse do tjera qe sa here te shohin mundohen me te qit para pushkatimit shkaku qe ski mbulese...me ato skam qef me hy ne muhabet hiq...psh ketu ne portal kam njoft nena shume te mira qe kan mbulese, bile kur kam komuniku me to ne privat, me kan befasu per te mire :)....edhe do mashkuj qe e kan mjekrren deri te gjysa e gjoksit, hiq spo muj mi pa...
Mua me pelqejne do femra qe kane shami se jane shume te bukura dhe ju rrin shume mire , e nganjehere i them burrit, bëj hajgare a te mbulohem , ai me thote ok veq menjehere te leshoj hahahahhaa , Ishalla dikush nuk ma mer per te keq . Pa keqkuptime
Ashtu eshte meri, ne kosove e ne shume vende simbolet fetare jane te ndaluara. Une per veti i njof dy femra me shami, qe jane shume shume moderne, ama njof edhe shume qe mbesin ne shtepi, ose ne disa raste vjen ne pyetje shamij ose martesa, njeren e njof qe ka zgjedh martesen, ose njeren qe e ka humb burrin...
Po po Kosovare , ama shamiat spo jau lejojne ne shkolle edhe per pune ngurrojne shume me i mar,ketu spo shohim ndonje permiresim , ligjin nuk e miratun ne parlament per edukate fetare , kshtu qe kto tjerat ...... spo di ,jon do pune qe kane te bejne me politike me shume
Besoj se shum shpejt do te rregullohet kjo qeshtje aq delikate ngase nje shtet demokratik nuk guxon te ndaloj zgjedhjen religjioneve fetare psh ne Angli ekziston ky ligj ku punetoreve musliman u mundesohet marrja e pushimit gjate gjith muajit te ramazanit si dhe falja gjate orarit te punes...
Op louise ashtu është, një temë e nxehtë ka qenë në rtk për këtë çështje , si hasin në probleme femrat e mbuluara ,diskriminohen sidomos në punësim e po ashtu edhe në shkolla nuk i lejojnë me vu shaminë.
Besa te pergezoj per vendimin qe ke marre...Gruaja sipas fese islame ka shume perparsi dhe te drejta,feja islame eshte nder te parat qe ka vendosur ligje dhe te drejta ne favore te gruas...Gruaja eshte e shenjet ne islam por te drejtat qe i gezon sipas fese islame rralleher qe perfillen nga burrat...Nuk ma merr mendja qe do te kesh pengesa gjate zhvillimit te karrieres tende nese je e vendosur ,e guximshme,e menqur dhe e ditur...Gezuar...
Besa une njof ne kosove shume nena me shami qe jane te pavarura, vozitin kerr, punojne, studjojne, thjesht e kane jeten ne duart e tyre. Mirepo ka edhe shume qe shamija ju ka sjell veshtiresi per punesim, shkollim e deri te probleme martesore. Uroj qe ti te takosh gjithmone ne grupin e femrave te pavarura dhe te sukseseshme. Puq per ty e dilaren
Ju flm te jithave shummmm....Olis bre zemer un dhe ashtu familjen e burrit e kam shum fetar shum e ndjekin fen e nje dit kish mu bo cikjo pun e thash hajt me koh sa e kam vajzen e voel le te mban mend me shami ma mir flm shum e dashur dhe ti mua me ke len pershtypje te mire vechanerisht ne komentet dhe udhezimet e ndryshme qe me ke mesuar bashke me Sokin ju pershendes shum se ika per ne fakultetttt
Urime Besa, uroj qe te te shkoje mire e mbare gjithmone, sepse njof disa femra ku shamija me kohe ju ka sjellur probleme ne martese...te ne thuhet: qysh eshte vendi mbahet kuvendi, e ne Evrope ska dhe shume perparesi shamija
Mire shume o Besa qe ka qene deshira jote, mua me duket pergjejgesi e madhe sidomos ne nje vend ku 1 ne 1 mije eshte e mbuluar...me duket qe je edhe e re...po ky eshte vendimi jot, secili e shef jeten ne menyren e vet...mua me ke lene pershtypje shume te mire gjithnje :)....puc per voglushen :)
Nena te dashura ju flm shum per urimet tuaja dhe njekohesisht per perkrahje morale inshaAllah All-llahu na ben e mundshme qe te gjitha grate muslimane ta marrin kete si urdher i all-llahut xh.sh...
Jona ishte vendimi dhe deshura ime askush nuk ka ndermjetesu bi;e edhe mua te me kishe detyruar ndokush nuk do ta kisha venduar...
Elhamdulilah besa qe paske vu mbulesen. Allahu te lehtesoft cdo sprove ne kete dynja dhe te shperblefte me xhennet ne ahiret. Po me vjen shum mire per ty.
E nderuara besa te pergezoj per vendimin, inshalla allahu na udhezon te gjitha femrave muslimane qe ta marrim kete vendim,gjitha te mirat pere ty dhe familjen tende.Allahu te shperbleft.
urime besa me vjen shum mir dhe inshallah gjithmon je e lumtur se paske marr nje vendim shum te mir.gjitha te mirat e zoti te ndihmoft e te shperbleft.
urime Besa,Allahu te shperbleft me te mira,po normal qe ki stres deerisa mesohesh poashtu derisa mesohen edhe syte e tjereve por krejt kjo kalon.edhe une jam me mbulese te pershendest
Hana flm shume e nderuar kakoh qe enderoja ketedi dhe ja ma mundesoi All-llahu...Ajah inshaAllah dhe ty tamundeson Zoti me vnu mbulese..Diten e bajramit vjehrraime tu e prit nusen ne mengjes me zbrit me frizur e me alltana un zdrypame shami por ajoperseri mendoi kinse vetem per Bajram e kam vendu me von shkoehjeka fustanin dhe vesha teshat qe belva per mbules dhe mu drejtu qy qy kjo cka je kaban mi kshtu a per nime e ke vnu a hahah thash popo per nime o Zot sa o Gzu e tani ndihem me rehat shuuum
Urime besa elhamdulilah qe te ka udhezuar krijuesi yne.Ke bere nje gjest qe duhet ta beje cdo femer mulimane,te pergezoj e dashur .Ti deshiroj te gjitha te mirat e botes.
Besa te pershendes per ketevendim qe ke mare dhashte zoti te gjithave femrave na mbushet mendja e ta vendojme edhe ne sepse e kemi farz mbulesen une po filloj nga vetja dhe mua me shkon mendja shume here po akoma nuk jame e vendosur ta mare kete vendim...
Pershendetje nena si jeni si po kaloni... Bebushat a i keni mire... Une deshta te ndaje me ju nje gezim timin qe e kam se per festen e fiter bajramit une Besa (: heh vendosa mbulesen apo hixhabin perfundimisht ka kohe qe e kisha enderruar kete dite dhe jam shuuume e lumtur... Inshaallah all-llahu u'a mundeson te gjitha femrave me vendos hixhabin se eshte nje ndjenje shume e mire... Respekte per ju...