Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rrobat qe i nevoiten nje bebeje te posalindur!
Pershendetje nena. Ju lutem te me tregoni nga pervoja e juaj, se sa pale rroba i duhen nje bebeje te posalindur. Qka me nevoitet me shum e qka me pak. Eshte femija im i pare dhe ca me thone qe bebeve i duhen shum rroba,e disa me thojn nuk i duhen shum sepse rritet shum shpejt. Terminin e lindjes e kam ne nentor,me siguri i duhen rroba te trasha.A i keni veshur muajt e pare,apo vetem i keni mbeshtjell bebet?? Do te me ndihmonit me kometet e juaja,besoj qe tani eshte koha qe te filloj dhe ti blej gjerat qe i duhen bebushes time :)
Ina Ani (13 vite më parë)
Trandelina (13 vite më parë)
E dashur, mos blej shume rroba dhe mos i blej me numrin me te vogel. Numri qe tek ne eshte 56 apo i posaindur realisht nuk i bjen fare nje bebe te zhvilluar mire. Une rrobat e vogla me numrin minimal kam mund me ia vesh djalit te pare vetem ne javen e pare (disa prej tyre) keshtuqe blej rroba per moshen tre ose edhe gjashte muaj. Mundohu qe rrobat por edhe pixhamet qe i merr bebushit tand te mrekullueshem mos te jen te mbyllura ne fund te kembes se e ngushtojne shume shpejt por merri te hapura ne fudn te kembeve dhe mudnesisht me pulla mes kembeve (lehte pastrohet dhe nderrohet pampersi). mos blej shume se pasi te lindesh lind edhe nje deshire e madhe me ble serish. te deshiroj fat shume shume fat dhe sa i perket karroces dhe shtratit nuk duhet marre shume parasysh fjalet e vjetra se sot cdo cift blen keto para lindjes por edhe ne e prinderit tone jemi rritur me shtratin e dikujt ose djepin e dikujt qe tashme ka qene i futur ne shtepi para neve...
Adre Tirane (13 vite më parë)
Ina paliceta une u them atyre qe jani si body por me kembe ose ndryshe qe jane bluze e tuta bashke te ngjitura. Sdi si ta shpjegoj ndryshe. Une ne dimer goces ia perdorja shume keto dhe bodyt. Une rrobat dhe karrocen e krevatin i kam blere ne muajin e tete. Me kishin thene qe nuk eshte mire por nuk kisha zgjidhje tjeter se po rendohesha shume dhe nga fundi e kisha te veshtire te levizja shume nga pesha. Te uroj nje bebe te shendetshme.
Ina Ani (13 vite më parë)
Nena ju falenderoj shum per keshillat. Dhe ju qe do beheni nena se shpejti se bashku me mua prej neser ne action,te fillojm pregaditjet per engjujt tone qe mezi po i presim.Mua me ka pelqyer shopingu gjithmone,veq te besh shoping per beben do jete ndjenje e veqant besoj. Ju pershendes shummmm :)
(13 vite më parë)
hahahah ktu qenkemi te kunderta,, un ma rahat i blej gjanat vet
Kloa 1 (13 vite më parë)
e kam lene pas dore blerjen e rrobave pasi nuk kam patur me ke te dal qe ti blej sepse me pelqen te marr mendimet e te tjereve ,por jam e detyruar ti blej vetem
(13 vite më parë)
ne muajin e 8 jam edhe un ela , rrobat e bebit i kam blere por kervat e karrocen akoma si kam blere,,javen tjeter do marr karrocen
Kloa 1 (13 vite më parë)
une jam ne muajin e 8 dhe akoma nuk kam blere rrobat e bebit,por qe neser me kismet te zotit do dal te blej
(13 vite më parë)
flm per shpjegimin louise
(13 vite më parë)
Para se me ekzistu pampersat, pelena te pamukta qe ua kane vene bebave, e pampers do duhej te quhej pelene per nje perdorim, kurse ato te pamukta per shume perdorime :-)
(13 vite më parë)
nena ke quani pelena? pampersi qe perdoret per bebe?
Serina Sh (13 vite më parë)
po ajo louise kuptohet po shyqyr prej zoti i kemi mir bebushat e inshalla asnje nene nuk provohet ashtu se zor
(13 vite më parë)
Po moi serina, ashtu eshte, canten e soitalit e kam paketu ne muajin e 7, sepse e kam lexu qe pas lindjes rrobet qe te kane bere ne muajin e 7 te bejne taman. Edhe sic ke thene, rribet e bebit duhet lare e hekurosur. Vec me pas humb beben, ndoshta isha pikellu me shume kur ia kisha pare gjerat, por besoj se edhe isha motivu per shtatezani te re
Serina Sh (13 vite më parë)
krejt grate me sa e di une i blejn perpara se me lind te gjitha edhe un i kam pas ble e i kam pas pastru e i kam ndreq krejt plus qanten e spitalit e kam pas krejt gati po me duket 1 muj para termini ne mos edhe ma teper e mthojke shoqja e jeme po me duket menxi po tu pritka me lind jo i thojsha po ma mir me i pas krejt gati e qka te duhen per bebe veq te paskan kallxu nanat veq mos i blej shum se veq palidhje ish me i ble se nuk po te nevojiten
(13 vite më parë)
Ne zvicer per me pas karrocen si e kam dasht, me ngjyre e me krejt, edhe shtratin e komoden ku e nderroj vajzen, koha e pritjes eshte 8-12 jave, paramendo me i ble pasi del prej spitali, i kish mbush kati 2-3 muaj pa shtrat e karroce
(13 vite më parë)
Rrobe mos i blej shume, 2-3 pare, se as nuk i perlyhen edhe rritet, me dy musj nuk i bejne me. Une cka kam perdorur me se shumti body, qorape, edhe pelena te pamukta sepse vjelle shume, ia vendose nen koke, kudo qe e shtrine. Une kur ka qene kati 7 muajshe ne bark, kam pas te blera gjerst a-zh, shtrat, karroce, ulese per veture, termometra, rrobe, vasken e bebit, pampers, shporten ku i hudh pampers, shamponat, kremat, muziken per shtrat, biberona, mashtruese, e shume e shume gjera te tjera qe nuk me kujtohen per momentin
(13 vite më parë)
pershendetje ela , mos i ndegjo ato fjal jan koti , une te gjitha i kam te gatshme sepse jam ne fund te shtatzanis , vetem ndalu dhe mendo pak si mos ti blesh krevatin dhe kolicen kur ato te dyjat te nevoiten me se shumti , krevati si te sjellesh nga spitali ne shtepi krevatin duhesh ta kesh gati qe ta vendosesh bebin ne te menjeher ndersa kolicen mbas shum pak kohe do dalesh me bebin per nje shetitje dhe te nevoitet , une per veti hiq si ndegjoj keto fjal dhe sju besoj hiq , allahu esht ai qe i ka ne dor te gjitha lidhur me bebin dhe me neve keshtu qe mos u be merak per ato gjera , te pershendes shummm....
Ina Ani (13 vite më parë)
Rea dhe Dita ju faleminderit per keshillat. Rea kujt i thua paliceta sepse nuk e kam te qarte....Ela une nuk kam degjuar per nje gje te till,mirpo edhe ashtu nuk ju besoj \"fjaleve te grave\" si thojn ketej nga ne. Me mir eshte ti zgjedhesh vet para se te lindesh,sepse mandej nuk dihet a ke mundesi qe te dalesh ne shoping,posaqerisht nese eshte dimer.
Kloa 1 (13 vite më parë)
fjale njerezish kam degjuar qe nuk eshte mire qe te futen ne shtepi karroca apo krevati i bebes para se te linde, nuk e besoj nje gje te tille. po ju i keni futur ne shtepi para se te linde?
(13 vite më parë)
pershendetje ina dhe une jam shtatzan me femin e pare jam 34 javeshe dhe i kam bler te gjitha gjerat per beben , si ka thene edhe rea me shum te vyjn badi qe perthekohen posht ose qe jan komplet te kapuna mandej kapuqa te pambukut doreza , te nevoiten dhe ca pelena se mundesh me mbeshtjell beben apo ja qet ne krevat kur e ndrron bebin po te tregoj nga nenat qe em kan treguar mua si dhe failjaret e aferm, un kam bler edhe rroba si psh ndonje pantallon dhe bluz se ti sigurisht qe do shkosh ndokund per te ndenjur me bebin dhe ke deshir ta veshesh bukur, po te gjitha bleja te pambukut, une masen e teshave te gjitha i kam marre nga 0-3 muaj , mos merr tesha vetem per te posalindur sepse mbas nje muaji nuk do i bjen me keshtu me kan thene mua , te uroj nje lindje te leht dhe shendet per ty dhe bebin...
Adre Tirane (13 vite më parë)
Ina une mendoj se me shume bebit i duhen body. une kur linda vajzen ne shkurt bleva 10 body, 10 paliceta, si dhe tuta dhe bluza. Une nuk e kam mbeshtjell apo lidhur vajzen sepse keto nuk aplikohen me, te pakten mesa di une. Bleji kapuca, corape, dorashka. Per masen mua te gjithe me thonin bleji te medha per nje vjec, mirepo kur lindi vajza nuk ia vishja dot rrobet per nje vjec se ishin shume te medha dhe i mbulonin dhe fytyren. rrobet duhet te jene material pambuku ose te pakten rrobja qe do preki lekuren e bebit te jete pambuk. Bleji dhe batanije ose jorgan po mundesisht te jene te lehta jo te renda. tjeter spo me kujtohet tani.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?