Pershendetje nena, shpresoj qe jeni mire ju dhe bebushat e juaj, kam nje pyetje kush din te me tregoj se si behen masazhe ne bark bebes kur ka ngerqe se vajza ime po qan shume po spo e di a nga ngerqet a cka po kur po e preku ne bark ajo po qan edhe ma shume e ju lutem si muj me i bo masazh se nuk po di a duhet me naj krem a qysh flm per pergjigjeje. Cdo te mire.
Sila(14 vite më parë)
(14 vite më parë)
Edhe une e di sic ka thene renata, dhe ashtu me kane mesuar ne ch, vetem ne menyren drejtim te akrepave te ores dalim gazrat jasht. Kujdes mos i shtyp shume gishtat se i lendohet lukthi. Masazhen e fillon sikur nje kermill, afer kerthizes se pari e mandej dikei rritur rrathet....duhet vaj qe eshte per bark per bebe, ose vaj ose ndonje kreme per bebe. Une jetoj ne Ch, dhe keshtu me kanr mesuar ta masazhoj
Pershendetje sila,une e kam bebin 2 muajsh dhe ende ka ngerce,por e qetsoje me ndihmen e masazhit.Masazhi behet me 2 gishta rreth kerthizes njesoj si akrepat e ores,dhe jo mrapsht sic te ka shkruar s sk,sepse ka efekt te kundert.
Sila une nuk jam nane po nje kusheri i imi esht mjek n gjermani e kur aj ishte per pushim qikes se vllavi tim i qajke qika shum e aj ja boni ni kontrroll dhe i tha bani tarapi vet se ka qika ngerq n bark edhe e msoj se si duhet me ba masazh. Gishtin e madh e vendos afer kthizes dhe gishtat tjer i bon masazh sikur ores qysh i shkojn akrrepat por jo te para por mbrapsht provoje por sa ma shlirshem i ban masazh ishalla i kalon sa me shpejt
Nëse foshnja qan më gjatë se tre orë në ditë, më së paku për tre ditë në javë, gjatë tre javëve, egziston mundësia që foshnja ka ngërçe.
Të qarat në këtë periudhë janë shumë të ashpra dhe intenzive dhe paraqiten zakonisht në orët e mbrëmjes. Foshnja mbledh këmbët dhe duart kah barku, skuqet në fytyrë dhe vështirë qetësohet.
8 mënyra për të qetësuar foshnjen e cila ka ngërçe
Mundohuni që me njerën nga këto metoda të cilat nënat më së shumti i rekomandojnë për qetësim të foshnjave të cilat kanë probleme me ngërçe:
1. Zgjidhni një ambient më të qetë. Ndriçimi dhe zhurma e fortë, numri i madh i njerëzve vetëm mund ti përkeqsojnë simptomet e ngërçeve.
2. Luhateni foshnjen në ndonjë luhatëse apo karrocë. Lëvizja konstante mund ta qetësojë dhe ta vë në gjumë.
3. Mbani foshnjën në krahë, duke e mbështetur në barkun e saj dhe lehtësisht masazhojini shpinën.
4. Mbështilleni butësisht me ndonjë batanije dhe mbajeni lehtësisht duke u shëtitur.
5. Voziteni me makinë apo me karrocë.
6. Bëjini një dush të ngrohtë dhe masazhojini barkun me vaj të vakët për foshnja.
7. Në disa raste foshnjat i qetëson zhurma monotone e ndonjë aparati, siç është tharrësja e flokëve, makina për larjen e enëve, tharrëset e rrobave dhe ngjashëm.
8. Bëni pauzë dhe mundohuni të qetësoheni. Duke qetësuar veten egziston mundësia e madhe që të qetësoni edhe foshnjen tuaj.
Beja barkun me vaj Per beba dhe fillo beri masazh Per rethe kerthizes pastaj mbaje ne bark ose mer nje peshqir ngrohe pak dhe ja vendos ne fund te barkut
Pershendetje nena, shpresoj qe jeni mire ju dhe bebushat e juaj, kam nje pyetje kush din te me tregoj se si behen masazhe ne bark bebes kur ka ngerqe se vajza ime po qan shume po spo e di a nga ngerqet a cka po kur po e preku ne bark ajo po qan edhe ma shume e ju lutem si muj me i bo masazh se nuk po di a duhet me naj krem a qysh flm per pergjigjeje. Cdo te mire.