Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

A dini si pergatitet reqeli me kumbulla?

Persjhendetje nena si po kaloni, desha te di si i pergatitni ju reqelin me kumbulla, e kam marr nje reqete ne internet po sa eshte masa per uje spo di se nuk po shkrun a duhet ti qitet uje apo jo? pres pergjigje se kumbullat po me presin, hahahahahahha tung tung

Genta Rina (14 vite më parë)
(14 vite më parë)
Pershendetje amaloku a mundesh mem tregu se qka eshte kanell pluhur???? Flm
Genta Rina (14 vite më parë)
flm shum p[er komentet mpuq te gjithave
Anisa Durres (14 vite më parë)
genta un e pyta nanen se si i ben e mtha qe kumbullat i qeron dhe e hedh nje nje engjere te madhe nje rend kumbulla dhe i hudh siper sheqer pak dhe kshu shkon radh radh deri sa te mbushe tengjerja ne fund i hudh nje gote uthull te kuqe. E mbyll ne fund dhe e len nje nate ashtu. Te nesermen i zien avash me zjarr e ngadalt per nje koh deri sa e trashet receli dhe kaq.
Edlira Tirane (14 vite më parë)
une vete kam blere 4 kg kumbulla por shko tutje e tehu edhe besoj 3 kg do katandisen, keshtu qe per 3 kg duhet patjeter me shume se 1 kg sheqer ose 1 e gjysem.
Edlira Tirane (14 vite më parë)
Une i kam blere kumbullat qe dje, por spo kam kohe ti pergatis, une nuk kam ndonje recete fikse e shoh me sy sa uje ti hedh edhe varet nese e pelqen te trashe recelin apo te holle, rendesi ka ti hedhesh sheqerin tamam qe mos te thartohet, edhe ti mbyllesh mire sic ka thene Alketa qe mos te marrin ajer. Do ta provoj ti hedh kanelle se nuk e kisha degjuar ndonjehere.
Anisa Durres (14 vite më parë)
Genta nena sod i pergaditi recelin e kumbullave edhe del shum i mire edhe shum thjesht e pergadite. Sa ta pys edhe te tregoj receten inshallah.
(14 vite më parë)
Nje recete Muaji Shtator, eshte periudha me e mire per te pregatitur recelin e kumbullave te cilin mund ta konsumojme me pas ne ditet e ftohta te dimrit qe na presin. Pervecse kumbullat jane me te lira, ato jane edhe te pjekura aq sa duhet; prandaj mos shpenzoni para duke blere recel te gatshem, plot me konservante dhe ngjyrues: sakrifikoni nje ore dhe do te keni nje mengjes te shendetshem per te gjithe vitin! Fillimisht, lajme kumbullat, i heqim berthamen dhe i ndajme ne kater pjese duke i vendosur ne nje tenxhere te thelle. Shtojme gjithashtu edhe mollen e prere ne copa te vogla dhe sheqerin duke i perziere shume mire. I vendosim kapakun dhe i veme te ziejne ne zjarr shume te ulet duke i perziere here pas here me luge druri derisa kumbullat te zbuten plotesisht. Per kete, mund te nevojitet nga 1 deri ne 1 ore e gjysme; gjithcka varet nga fortesia e tyre dhe nga perzierja e vazhdueshme. Ne momentet e fundit, shtojme edhe kanellen pluhur, i perziejme mire dhe e hedhim recelin akoma shume te nxehte neper kavanoza te sterilizuar paraprakisht, i mbyllim mire dhe i kthejme permbys mbi nje platforme druri ne te cilen i leme te ftohen plotesisht pa i levizuar. Per sterilizimin, mund te lexoni tek Këshilla te cilen dje e postuam . Perberesit per rreth 3 kavanoza: * 1kg kumbulla te zeza pa berthame * 1/2kg sheqer * 1/2 molle * 1/2 luge te vogel kanelle pluhur
Genta Rina (14 vite më parë)
alketa edhe une pi di per gelqere po tjerat jooooo hahhahhah hajt tung
(14 vite më parë)
hhahahah veq njo e di qe gjyshja i fuste ne gelqere se di pse. e per me teper nuk di nuk kam pergaditi kurr

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?