Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Mbipesha e vajzës
Përshëndetje!
E peshova vajzën sot dhe më doli mbipeshë. Vajza është 10 muajshe. Si duhet ta ushqej në mënyrë që mos më shtojë më kaq shumë se kam hall mos bëhet obeze kur të rritet? Une gjatë ditës nuk e mbaj vetë në shtëpi se jam në punë dhe e le tek gjyshërit dhe ata e kanë mani që ta ushqejnë sa më shumë. Në mëngjes ijap drithëra me qumësht, kurse në drekë e ushqen gjyshja e saj me perime dhe drithëra, pastaj i jep me pjeshkë, lëng frutash të shtrydhura, të verdhën e vezës. Dhe sa here e venë për të fjetur e kanë mesuar të flerë me biberon me qumësht. Vajza më është mësuar që pa biberon me qumësht në gojë nuk fle më. Edhe natëm më cohet 6-7 herë për të pirë. Mos ka të bëjë dhe sasia e madhe e qumështit që pi që e shëndosh? Ju lutem më ndihmoni.
Ina Tea (14 vite më parë)
(14 vite më parë)
Te verdhen e vese vec nje here ne jave lejohet, tek ne moshen dy vjece guxon dy here ne jave me i jap ve
(14 vite më parë)
Une mendoj qe edhe te verdhen e vezes duhet te ja japesh me rralle, sepse permban shume yndyre. Se voni kam lexuar qe e verdha e vezes nuk eshte aq e shendetshme per shkak te permbajtjes se madhe te yndyres. Dhe nese i jep cdo dite mendoj se e verdha e vezes e qon mbipeshe me shume se qumeshti. Edhe nje gje djali im ka qene bebe ghithmone mbipeshe kinse, tash eshte 5 vjeqar por shume i dobet .keshtu qe nuk besoj qe duhesh qe shqetesohesh kaq heret.
(14 vite më parë)
Une per qumesht formula lexova kur i dhash pergjegje shkendijes, edhe ishte e shkruar mosha, sa shishe brenda 24 oreve, dhe poashtu edhe mililitrat. Bile bile nuk shkruante me i jap 3-4 shishe, por 4-3, per me dite mire qe jo me teper se 4, ndersa me pak po. Sa i perket qumeshtit te lopes, une e pash nje studim, qe qumeshti i lopes, deri ne moshen 3 vjece, te nje femije shkakton bark te ngopur dhe tru permanent te uritur, sepse qumeshti i lopes permban vlerat ushqyese qe i nevojiten zhvillimit te trurit te viçit e jo te njeriut. Gjithashtu shkruante, se ky krahadim, eshte bere me qumeshtin e nje lope e cila ushqehet sic eka lene natyra, duke mgrene bar, edhe ashtu i ka vlerat ushqyese me te mirat. Ndersa qumeshtin e lopes qe mbahet ngujut, duke ngrene vetem drithera, shkruante se as nuk ia vlen te permendet, se nuk mban vlera ushqyese. Per ata, une katit du me i vazhdu me qumesht gjiri, e mandej formule deri ne 3 vjet,
Jeta . (14 vite më parë)
Nese e ushqen me qumesht formule, atehere ke shum te drejte qe duhet patur kujdes ne orarin por per sasine te them te drejten nuk kisha lexuar louise:).kurse per orarin rekomandohet qe mos jete i shpeshet pasiqe ben fryerjen e stomakut dhe jep siklet tek femija, gjithashtu qumeshti formule ka mjat vlera ushqyese me cka femijet edhe shtojn shum mire ne peshe per dallim nga qumeshti i lopes.por ajo qe me ka bere konfuz eshte qe diteve te sotme kam lexuar nje studim (stufdim i dijetareve islamik)qe fliste qe qumeshti i lopes eshte shum me i shendeteshem sesa formula, dhe se qumeshti formule mundet te kete vlera ushqyese por jo sikurse ai i lopes qe eshte 100% natyrale, dhe jam bere konfuze sepse une e kam vajzen me qumesht formule dhe eshte 12 muajshe.po jetojm ne nje kohe te cutieshme komercialiteti, te shpresojm qe po veprojm drejt me femijet.
Lila Lila (14 vite më parë)
E dashur Ina ! Nje e njohura ime kishte manine e gjysherve te vajzes tende, vetem i jepte per te ngrene djalit, une nuk e kam degjuar ndonje here te qaje se e kishte biberonin me qumesht gjithmone ne goje. Edhe kur flinte, flinte me biberon dhe djali ishte mbipeshe ndersa ajo ishte e lumtur se e kishte shendoshur.. Eshte per te ardhur keq te katandiset femija ne ate gjendje.
(14 vite më parë)
Nisa une e kam vajzen me qumesht gjiti, dhe qumesht gjiri duhet me i jap sa here qe kerkon, mirepo per qumesht formula sa here qe kam lexu, ne baze te moshes ka qene e percaktuar sa shishe dhe sa ml guxon me i jap ne 24 ore....per ata edhe e ceka se nese e ushqen me formule, me pas kujdes kur dhe sa po i jap
Jeta . (14 vite më parë)
6 deri 7 here ne nate te ngrihet per qumesht eshte e tepert, prandaj mundesh te reduktosh ate ne 4 here duke provuar qe kur te kerkoj qumesht ti japesh uji apo dhe caji.qumeshti i ka vlerat ushqyese qe te trash por besoj eshte e vogel ti besh regjim prej tani ne qumesht pervecse naten sic permenda tja reduktosh paksa.dhe dicka qendron qe femijet si nisin te ecin, jane shum me shum aktive gjat dites, nisin e rriten fizikisht dhe psiqikisht me shum, kjo ndikon qe te humbin peshen paksa.
(14 vite më parë)
Mund edhe te mos besosh, por pash njeren, peshonte 220kg, dhe fajsonte prinderit e gjysherit per peshen e saj, dhe kur e pyeti moderatori pse? E njerri nje album fotografish, bebe, peshe normale, mandej duke u rrite, kjo mbipeshe, prinderit e gjysherit shume vital, ne pjatat e tyre oak ushqim, pjata e kesaj gjithmone plot, tha une kam qene bebe dhe femije, kur ata kyne ditur te kujdesen per trupin e tyre, do te duhej te kujdeseshin edhe per mua, sikur te ishin edhe ata mbipeshe, tha nuk do i fajesoja aspak
(14 vite më parë)
Ne vendin tend lengjet e frutave do ia ndaloja rreptesisht, dhe qesht formule ipi aq ml sa eshte e parapare per moshen e vajzes tende (nese i jep qumesht lope, edhe ate menjehere nderroja me qumesht formule)
Ina Tea (14 vite më parë)
Dua të shtoj që i jep pjeshkë bashkë me banane përditë, ia përzien të dyja.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?