Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Për renata renata..
Renata unë një dit duke hulumtu në net...gjeta këtë shkrim për fryerjen e kërthizes (hernia) dhe e kam postuar dhe tek nënat shkruajn, por po e postoj dhe këtu...këtu po lexoj për grat që ju shfaqet hernia...por lexo dhe ti:.....:Dr. Hamdi Koçer specialist kirurg në spitalin Neolife paralajmëroi të gjitha shtatzënat të cilat kanë probleme me hernien e kërthizës në moslejimin e ndërhyrjes tek kërthiza gjatë lindjes me operacion.

Në rast se hernia e këthizës së të sëmurës mbyllet me dy - tre qepje nga doktori i cili e ka ndjekur gjatë shtatzanisë atëherë ekziston rreziku i përsëritjes. Për një kurim të plotë Koçer sugjeron takimin me një kirurg të përgjithshëm.

Hernia e këthizës shfaqet me dobësimin e hallkës në hapësirën e kërthizës dhe theksohet më shumë me vështirësi të rrjedhura nga shtimi i presionit të brendshëm të barkut.

Ndonjëherë e sëmura nuk e kupton se vuan nga hernia e kërthizës sepse ajo mund të jetë shumë e vogël, por me kalimin e kohës nga një kokërr lajthi hernia mund të shndërrohet në madhësinë e një portokalli. Koçer pohon se rastet më të shpeshta të hernies së kërthizës shfaqen më shumë gjatë periudhës së shtatzanisë ose diagnostikohen në këtë periudhë.

Me kalimin e muajve të shtatzanisë rritet dhe hernia për shkak të shtimit të presionit të brendshëm. Kur hernia fillon të rritet, operimi i të sëmurit është i pashmangshëm. Ndonjëherë herniet mund të shihen si një sëmundje e thjeshtë dhe e parëndësishme. Në raste të tjera hernia mbyllet me dy - tre të qepura, gjë që shton më shumë rrezikun e përsëritjes më vonë në 25-50 % të rasteve. Ka raste që herniet shndërrohen në hernie gjigande pasi përsëriten 2-3 herë...
(14 vite më parë)
(14 vite më parë)
po ashut një nënë e paska bërë këshut që të ia largoj hërniet e kërthizes djalit të vet.se di sa është e vërtet.....Gjyshja ime me ka mesuar nje metode se si me pare kur nuk kishin mjek e kan sheruar kete problem .Per sa i perket hernise se kerthizes une i kam vendosur dyll te bleteve te cilit i kam dhene forme te rrumbullaket dhe kam fiksuar mbi kerthize me anzaplast te syrit qe te mos leviz,nese nuk mund te gjeni dyll mund ta beni edhe me nje pare psh 2 euro.Per sa i perket hernise se testikujve prap gjyshja me ka mesuar se pasi ta laj femijen me uje te ngrohet me dore i mbjaja pak uje me te ftohet ,keshtu testikuli tkurret dhe me kalimin e kohes herina terhiqet.Kjo mund te ndihmoj te gjitha ato nene qe kan kete problem me femijet e tyre ne menyre qe te mos i operoni.Mua te pakten me ka ndihmuar keto metoda pasi te dy hernit iu kan terhequr vet djali pa operim.Suksese !!!
(14 vite më parë)
Në portal gjeta këtë....A ka nevojë për trajtim hernia e kërthizës? Edhe pse mund të duket mbresëlënëse – në raste të rralla, mund të fryhet gjer në madhësinë e kumbullës – hernia e kërthizës zakonisht nuk shkakton probleme, përderisa zona nuk është e butë dhe tepër e ënjtur, fryrja është e butë dhe e shtrëngueshme, atëherë bebi është komfort. (Nëse jo, atëherë dërgojeni tek mjeku menjëherë. Hernia e kërthizës ndonjëherë kërkon operim). Me gjasë, hernia do të largohet vetvetiu në moshën e fëmijës 2-3 vjeç, por disa vazhdojnë gjer në moshën 5 vjeç. Në raste të rralla, një pjesë e zorrës së bebit mund të kapet tek hapja, gjë e cila mund të prejë rrjedhjen e gjakut në atë zonë dhe kjo kërkon intervenim të menjëhershëm kirurgjik. Nëse vëreni ndonjë ënjtje, butësi apo njollë përreth zonës, sidomos nëse bebi juaj ka të vjella apo dhimbje, dërgojeni menjëherë në urgjencë.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?